Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dalë në krah protestës së pedagogëve të cilëty ditën e sotme kanë paralajmëruar përshkallëzim që mund t’i çojë deri në grevë urie.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Berisha i bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin kauzën e pedagogëve të cilët kërkojnë kushte dhe pagesa dinjitoze njësoj si vendet e tjera të rajonit. Berisha ka kërkuar që kjo protestë të ketë mbështetje edhe nga qytetarët shqiptarë.
“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës, protesta e fuqishme kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë! Sb” shkruan Berisha në postimin e tij.
Kujtojmë që protesta do të mbahet në orën 11:00 në Korpusin Qendror të UPT-së.