• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës lajm kryesore për arrestimin e kushëririt të Tahirit

19:23 : 16/10/2017
në AKTUALITET, POLITIKE

Si rrallë ndonjëherë, Zëri i Amerikës i ka kushtuar lajmin kryesor të ditës arrestimit të një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës. Në një shkrim të gjatë VOA thotë se kjo bandë, ka trafikuar rreth 20 milion euro drogë në Itali, ndërsa citon edhe ish-shefin e antidrogës së Vlorës, Dritan Zagani, i cili akuzoi vëllezërit Habilaj si trafikantë droge. “Emri i tij dhe i vëllezërve të tjerë u bë i njohur vitin e kaluar pas akuzave të një ish zyrtari të policisë, Dritan Zagani, i cili foli për aktivitetin e Habilajt duke hedhur dyshime për mbrojtjen e tij nga policia e Vlorës, për shkak të lidhjeve farefisnore me ish ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri”, shkruan Zëri i Amerikës. Në mbyllje të artikullit, VOA thotë se për këto arrestime nuk ka patur asnjë reagim nga pala shqiptare.

Lajmi i VOA

Autoritetet italiane njoftuan sot për goditjen e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, e cila akuzohet se kryente trafik droge dhe armësh nga Shqipëria drejt Siçilisë. Në pranga kanë përfunduar 7 anëtarë të organizatës, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Për katër shqiptarë të tjerë është lëshuar një urdhër arresti europian. Hetimet e palës italiane dëshmojnë se kjo organizatë kishte mundur të kalonte në vitet e fundit në Itali, të paktën 3500 kilogram marijuanë. Sasia e drogës ishte sekuestruar në disa operacione të ndryshme të policisë italiane duke nisur që nga viti 2015, kur në maj të atij viti ishte kapur një peshkarexhë me një ngarkesë me 900 kilogram marijuanë e nisur nga Shqipëria. Sipas autoriteteve italiane, vlera e drogës së trafikuar nga kjo organizatë mendohet të jetë afër 20 milion euro.

Mes tre shqiptarëve të arrestuar është edhe Moisi Habilaj, 39 vjeç. Emri i tij dhe i vëllezërve të tjerë u bë i njohur vitin e kaluar pas akuzave të një ish zyrtari të policisë, Dritan Zagani, i cili foli për aktivitetin e Habilajt duke hedhur dyshime për mbrojtjen e tij nga policia e Vlorës, për shkak të lidhjeve farefisnore me ish ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri. Sipas Zaganit, akuzat e të cilit u hodhën poshtë nga ish ministri, Habilajt, lëviznin me një automjet, tip “Audi” i cili ishte i zotit Tahiri. Ky i fundit deklaroi në atë kohë se ja kishte shitur automjetin Habilajve, ndërkohë që opozita pretendoi se ish ministri kishte udhëtuar me të njejtin automjet dhe pas periudhës në të cilën ai kishte kryer shitjen. Një fakt të tillë më pas e pranoi dhe vëllai i Moisi Habilajt, një ndër të arrestuarit e sotëm në Itali.

Për operacionin e policisë italiane nuk ka patur asnjë reagim nga pala shqiptare, ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpërndau një deklaratë në të cilën ai shprehet se “PD ka denoncuar për 4 vite lidhjen e qeverisë me këtë klan, lidhjen e afërt të Tahirit me këtë bandë. Audi i famshem i ministrit, përdorej pikërisht nga ky që sot u arrestua në Itali. Kjo është mafia dhe këto janë lidhjet e saj me Edi Ramën”, thekson zoti Basha.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Saimir Tahiri reagon për arrestimin, por nuk kërkon falje publike

TË GJITHA

Zyrtare/ Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams

18:45 : 15/07/2025

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

18:45 : 15/07/2025

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025

Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë

18:22 : 15/07/2025

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

18:11 : 15/07/2025

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com