Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në Twitter pas një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale, ku shfaqej në një restorant në Shkodër.
“Më lejoni që të konfirmoj “lajmin”: I dashuroj këngët popullore shqiptare dhe kërcimin, e dashuroj rakinë ose kafen me miqtë kudo që shkoj dhe e dashuroj Shkodrën e shumë vende të tjera të bukura të vendit të shqiponjave”, shkruan ambasadorja amerikane në rrjetin social.