• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Momente prekëse të prindërve dhe fëmijëve të gjyqtares së vrarë (Video)

18:59 : 03/09/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Është folur kaq shumë për reformën në drejtësi dhe korrupsionin e gjyqtarëve sa pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se çdo gjyqtar jeton në luks, në ndonjë vilë apo apartament luksoz.

Nuk ka qenë ky fati dhe me sa duket edhe zgjedhja e nënës së dy fëmijëve, 38 vjeçares Fildes Hafizi.

Në këtë pallat ku siç duket nuk kanë mbërritur ende bojrat dhe rikonstruksionet e demokracisë, familjarë dhe të njohur të gjyqtares së Shkodrës së ekzekutuar me gjakftohtësi nga ish-bashkëshorti, vijnë për të ngushëlluar prindërit dhe dy fëmijët e saj.

Për aq sa ngushëllim mund të ketë në trupat e mpirë dhe zemrat e vrara të njerëzve me të cilët Fildesi jetonte në këto mure të plasaritura dhe mobilje modeste.

Pasuria më e madhe gjendet në këto rafte të mbushur plot e përplot me libra e manuale.

Arlindi dhe Melissa e quajnë shtëpia e lirisë, pavarësisht kushteve dhe varfërisë ku jetojnë pas divorcit të së ëmës nga babai, falë këmbënguljes së vetë fëmijëve, siç dëshmojnë familjarët.

Melissa për Ora News : Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm.Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërruar. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle. Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes.

Ne foto: Vajza e gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Arlindi për Ora News: Jetoi dy vjet e lirë dhe bëri çdo gjë për ne, sakrifikoi jetën për ne në fund fare. Është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë, nuk kam fjalë. Nuk e di.

Prindërit e Fildesit thonë se e gjejnë forcën për të jetuar pas vrasjes së të bijës tek dëshira për ti qëndruar pranë mbesës e nipit, tashmë jetim.

Bynjamini kujton me dhimbje sakrificat që ka bërë për ti mundësuar gjyqtares së vrarë shkollimin dhe realizimin e ëndrrave të saj.

Ne foto: Djali i gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Ne foto: Djali i gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Bynjamin Hafizi për Ora News: Ngjarja e saj ishte fatkeqe, nuk e kam nxit kurrë me u nda nga familja se nuk donin fëmijët. Por ishte kaq e lodhur, kaq e frikësuar, kaq e tmerruar, sa këta dy fëmijë  që në moshë të vogël sa u ka thënë u ka ardh i ati, kanë hyrë poshtë dyshekëve dhe janë fshehur.

Nafie Hafizi për Ora News: Kjo është e vërtetë.

Bynjamin Hafizi për Ora News : Mora vendimin e Kavajës, skandaloz.Gjithë atë ngjarje e kthyen në një fjalë boshe: Dhunë në familje.Ata nuk ishin familje, ishte e ndarë.Kishte 6 muaj. Ishte vajza ime, nuk ishte më gruaja e tij, ishte nëna e fëmijëve.

Tanimë, kur bota i është shembur nën këmbë, me karakterin e fortë të një shkodrani, jep mesazhe për gratë dhe vajzat që jetojnë nën terroin e dhunës së bashkëshortëve.

Ne foto: Babai i gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Bynjamin Hafizi për Ora News: U bëj thirrje të gjithë grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave. Bëhuni trime dhe mos pranoni. Ai që e rreh gruan, ai që vret gruan është mashkulli më i poshtër. Jo mashkull, nuk duhet me qujt mashkull. Kafsha më e poshtër e shoqërisë njerëzore.

Nafie Hafizi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe muajt e fundit ka jetuar nën përkundesjen e Fildesit dhe fëmijëve të saj.

Nuk mendon më për jetën e saj, por për plagën që i hapi vrasja e së bijës që e shikon sa herë flet sikur pret miratim prej saj.

Nafie Hafizi për Ora News: Kërkoj ndihmë që këta fëmijë ti rris siç ka dashur ajo. Kam harruar çfarë më ka gjetur mua. Mua më raftë pika!Po nuk bjen pika. Kam harru se du me jetu me i rrit këta fëmijë.

Të dy janë pensionistë dhe druhen se çfarë do të ndodhë pas disa viteve me fëmijët e Fildesit në kohën kur nuk kanë as shtëpi dhe as të ardhura të tjera përveç pensionit.

Nafie Hafizi për Ora News: Më ka lënë detyrë shumë të vështirë, ne jemi dy pleq. Sa të kem jetë do të mundohem me i rrit. Por nuk kam mundësi me i rrit si ka dashur ajo. Kushtet ekonomike i kanë shumë të vështira. Jemi dy pleq me dy pensione. Ne kemi prit me e marrë rrogën Desi, jemi në shtëpi me qira. Që me 1 shtator jemi të gjithë jashtë. Unë me dy fëmijë jam jashtë dhe me plakun.

Ne foto: Familjaret e gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Ne foto: Familjaret e gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Arlindi mbush 15 vjeç në muajin nëntor, nxënës me rezultate të shkëlqyera që do të ndjekë studimet e larta, i frymëzuar nga nëna e tij. E quan idhull dhe heroinë, dhe për këtë simbolikisht kanë dhënë tituj vlerësimi për mamin e tyre, gjatë kohës që jetonin të tre.

Arlindi për Ora News: Ka qenë heroinë që nuk ka fjalë me e përshkru. Ka sakrifikuar çdo gjë për ne përditë.Në kushtet më të vështira që vetëm ne i dimë, sepse ne kemi jetuar atje.

Melissa për Ora News: Është dashuria ime e parë, është heroinë.

Për babain vrasës, Arlindi thotë se kanë jetuar nën terrorin e dhunës psikologjike dhe e përshkruan si një njeri me temperament të frikshëm. Edhe familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, me kërcënime të shtuara pasi Fildesi refuzoi rikthimin me ekzekutorin e saj.

Melissa për Ora News: Unë dhe Arlindi nuk ia kemi ditur kurrë kuptimin fjalës babë, ashtu ka qenë ai gjithmonë, nuk na njihte.Para ca kohësh isha vetëm me atë dhe po më bërtiste në lidhje me mamin. Mund të ketë qenë e vetmja kohë kur ka treguar psikopatinë e  tij përpara nesh dhe ka qenë gjëja më e frikshme e jetës sime. Unë qaja dhe ai qeshte që qaja unë.

Arlindi për Ora News: Ku kemi jetuar ne ka qenë terror, trembeshim, iknik, mbylleshim.

Melissa për Ora News: Deri para një jave na thoshte: Shkoni tek babi se është vetëm për Bajram. Nuk e urrente dot. Ka qenë fenomenale.

Ne foto: Familjaret e gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Arlindi për Ora News: Ne shkonim absolutisht çdo fundjavë, edhe kur nuk donim, qanim, nuk donim të shkonim na çonte mami. Sado të vështirë e kishim na fliste mirë.

Ajo çka lexohet në keto mure të marra me qira është përpjekja e pandalur e një nënë, një gruaje, një gjyqtare që tenton mes sakrificave dhe varfërsisë të edukojë fëmijët e saj.

Fildesi punoi për drejtësinë dhe u largua nga kjo botë nga padrejtësia që ka sjellë sistemi, të cilit ajo i kishte besuar sakrificat e saj.

Në emër të Fildesit dhe të gjitha grave që ua morën jetën në një vend ku liria blihet dhe drejtësia është për shitje nga një institucion në tjetrin, duhet që të paktën jeta e humbur e tyre të mos shkojë dëm.

Duhet të shkunden të gjithë, shoqëria, sistemi, të korruptuarit e të pamundurit për ti dhënë fund një realiteti që mund ti trokasë çdokujt në derë.

Për momentin vdekja e tmerrshme e së emës trokiti në fatin e Arlindit dhe Melisës, e ardhmja e të cilëve do të varet edhe nga ndihma qe shteti e shoqëria do tu japë për të vazhduar përpara, me forcën që u ka lënë e ëma dhe këto mure me qira që nuk  mund te jenë më streha e tyre edhe për shkak të dhimbjes që u rikujtojnë.

Ne foto: Familjaret e gjyqtares se vrare, Fildes Hafizi

Intervistoi Manjola Hasa

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Veneto Bank drejt falimentimit, i shet aksionet Intesa San Paolo-s

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com