• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati ligji për legalizimin e kanabisit, si mund të merret licenca

20:36 : 06/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria shqiptare ka gati ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ku kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare.

Në draftin e siguruar nga Panorama, thuhet ndër të tjera se kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë.

Subjekti që fiton licencën e kultivimit të kanabisit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

Po kush janë kushtet që një person duhet të marrë licencën?

Në draft thuhet se personi juridik që konkurron për licencë të aktivitetit për qëllime mjekësore, duhet:

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

a) të paraqesë planin e zhvillimit të biznesit, duke identifikuar modelin e kultivimit dhe qëllimin e kultivimit si dhe sipërfaqen minimale dhe maksimale të njësisë së zhvillimit.

b) të paraqesë planin e përpunimit të mjediseve për tharjen, prerjen dhe magazinimin, të pajisura në përputhje me kapacitetin prodhues, të parashikuara paraprakisht në planin e zhvillimit të

c) të paraqesë planin e sigurisë për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim duke përcaktuar elementët e mbrojtjes, rrethimit, sigurinë me telekamera dhe sigurimi fizik për 24 orë, elementët pengues përpara hyrjes dhe tel me gjemba mbi gardhin, sipas parashikimeve të standardeve të Vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

ç)  Vetëdeklarim për punësimin për të paktën pesëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë me përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën përkatëse.

d) Vetëdeklarim për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim ndaj shoqërisë private të sigurisë fizike që mbikëqyr mjediset e kultivimit të bimës së kanabisit dhe nënprodukteve te saj si dhe levizjes se automjeteve te dedikuara të qarkullimit të lëndëve të para dhe produkteve, sipas rregullave dhe tarifave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

dh) Vetëdeklarim se do të fillojë ushtrimin e veprimtarive të përshkruara në licencën e brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e licencës të aktivitetit.

e) Vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se kundërvlefta në monedhën kombëtare Lek e shumës jo më pak se 10,000,000 (dhjetë milionë) Lekë.

Sipas draftit, subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit

Po ashtu do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit e Përpunimit të kanabisit, strukturë e së cilës do të miratohet nga kryeministri.

–        Agjencia është institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të parashikimeve të këtij ligji në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj.

–        Agjencia organizohet dhe funksionon në nivel qendror, si person juridik publik me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

–        Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunon me institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror dhe vendor.

–        Burimet e financimit të Agjencisë janë nga buxheti i shtetit dhe veprimtaria buxhetore dhe financiare e saj, i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

–        Agjencia ka stemën, logon dhe vulën zyrtare. Stema përbëhet nga Stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj”.

–        Vula e Agjencisë ka formën dhe elementët përbërës të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për prodhimin, administrimin, kontrollin dhe ruajtjen e vulave zyrtare.

Etiketa: agjeciakanabisqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
Para

A po “flirton” PDIU me PS e Ramën? Klosi zbulon detaje për aleancat e lokaleve 2023

TË GJITHA

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com