• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi për mbetjet spitalore, kompanisë “Euroteam” i hiqet licenca

19:01 : 17/07/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

 

Ministri i Mjedisit firmoi revokimin e liçencës dhe lejes mjedisore të kompanisë “Euroteam”, përgjegjëse për derdhjen e mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Erzen, skandal që u publikua nga emisioni “Stop”.

Me herët Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka firmosur dy urdhra: Për “Ngritjen e grupit të inspektimit për subjektet që trajtojnë dhe menaxhojnë mbetjet spitalore” dhe Urdhër për “Ngritjen e grupit të inspektimit për subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore”, me qëllim monitorimin e zbatimit të kornizës ligjore nga prodhuesit, trajtuesit dhe menaxhuesit e mbetjeve spitalore.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pas kërkesës së Ministrit të Shëndetësisë për informacion, ka raportuar një sërë problematikash të evidentuara nga inspektimet e kryera në terren për vitin 2016-2017. Ndërkohë, për shkeljet e konstatuara nga kompanitë e administrimit të mbetjeve spitalore, janë lënë detyra dhe janë marrë masa administrative. Sipas informacionit të përcjellë, në vitin 2015 për kompaninë Euroteam është marrë vendim për mbyllje provizore dhe masë administrative në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë për mos administrimin e mbetjeve spitalore sipas legjislacionit në fuqi.

Ministrisë së Mjedisit, si institucioni që lëshon lejen e veprimtarisë ndaj kompanive për administrimin e mbetjeve spitalore, i është kërkuar të bëjë me dije masën që ka marrë ndaj kompanisë “Euroteam” që prej momentit të transmetimit të pamjeve nga emisioni “Stop”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Duke njohur ndikimin e drejtpërdrejtë në mjedis dhe në cilësinë e jetës së popullatës, si dhe duke vlerësuar seriozitetin e institucionit të Ministrisë së Mjedisit, që përmes një deklarate për emisionin denoncues informoi pezullimin e aktivitetit të kompanisë “Euroteam”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa duke i kërkuar zyrtarisht Kryeministrisë, më 12.07.2017 “Lejimin e prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore në disa spitale të vendit”. Në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë citohet qartësisht:

“Nisur nga rëndësia dhe emergjenca që paraqet procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore, me qëllim mos ndërprerjen e procesit të trajtimit të mbetjeve spitalore, mbështetur në pikën 2 të Vendimit Nr. 482, datë 05.07.2017, të këshillit të Ministrave “Për pezullimin e përkohshëm të prokurimeve për vitin 2017”, kërkojmë miratim për lejimin e spitaleve, për zhvillimin e procedurës së prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”.

Në një komunikim të mëvonshëm (14 korrik 2017), Ministria e Mjedisit ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se “leja e subjektit në fjalë është në proces revokimi dhe pritet që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve të përfundojë praktikën e dokumentacionit, që më pas ministri të firmosë urdhrin e revokimit”. Pra, ndryshe nga sa u deklarua në media, Ministria e Mjedisit, si i vetmi institucion përgjegjës për revokimin e licencës së kompanisë Euroteam, NUK e ka firmosur një masë të tillë. Vetëm sot, më datë 17.07.2017, Ministri i Mjedisit ka firmosur Urdhrin për revokimin e licencës dhe lejes mjedisore të kompanisë “Euroteam”.

Ndërkohë, Kryeministria, duke marrë parasysh kërkesën e paraqitur më herët nga Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar lejimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit, me objekt “Për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Basha me parulla kundër Patozit dheBodes në Korçë

TË GJITHA

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit Krenar Velaj/ FOTO

10:11 : 16/06/2025

“Mami vrau babin për të na shpëtuar ne”, modelja rrëfen historinë e saj tragjike

10:00 : 16/06/2025

Emri/ Shiste drogë, arrestohet i riu në Vlorë

09:52 : 16/06/2025

Mes golfit dhe tenisit, influencerja amerikane ngre temperaturat me pozat seksi/ FOTO

09:40 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com