• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Patozi sfidon Bashën: Jam gati për të fituar si kryetar i PD!

19:42 : 02/07/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Astrit Patozi shpall kandidaturën për kreun e PD-së. Vendimi u bë publik në një dalje për mediat pasditen e së shtunës. Kështu Patozi, një ndër figurat më me peshë dhe eksperiencë politike në PD, iu bashkua garës për kreun e kësaj force.

Në deklaratën e tij Patozi tha se hyri në garë në kushtet e mosdaljes së një  kandidature tjetër të vërtetë dhe serioze “në rast se do të ketë garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pandikuara”. Aio listoi një sërë kërkesash që nisin nga dorëheqja e kryetarit të vetëngrirë Basha, anulimin e vendimeve të dy nënkryetarëve dhe futjen e garës në shina të ligjshmërisë dhe garancisë.

Në rast se këto kërkesa (lexo të plota në fund të lajmit) nuk plotësohen, Patozi tha se Basha “do të marrë të gjithë përgjegjësinë për hedhjen në erë të së vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të Partisë Demokratike, për shkak të atij vetë. Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale, e cila synon grabitjen në tavoline të mandatit të kryetarit nga zoti Lulzim Basha”- tha Patozi.

Pas rezultati të dobët të PD-së në zgjedhje, kreu i saj Lulzim Basha ngriu funksionet e tij deri në datën 22 korrik kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri. Për kreun e PD-së kandidojnë 3 kandidatë, Patozi, Basha dhe Selami. Patozi u la jashtë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe së bashku me disa figura të njohura të PD-së, dolën në kampin e “rebelëve” të cilat kërkonin dorëheqjen kryetarit Basha.

Astrit Patozi me kandidimin e tij, kërkon edhe mbështetjen e grupit “rebel” brenda PD-së të cilët edhe më herët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Do të jetë 22 korriku data që do të vendosë së cili nga 3 kandidatë në garë për kreun e PD, do të shpallet fitues./ Lapsi.al

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

DEKLARATA E PLOTE

I shqetësuar për rezultatin dramatik të PD në këto zgjedhje dhe i bindur se ringritja e saj mund të ndodhë vetëm pas një procesi të ndershmëm reflektimi dhe nje gare të drejtë, jam ketu sot që të marr të gjitha përgjegjësitë e mia në funksion të këtij qëllimi.

I mbështetur nga një numër shumë i madh anëtarësh dhe drejtuesish të Partisë Demokratike në vite dhe i vendosur në kushtet e mosdaljes së një  kandidature tjetër të vërtetë dhe serioze, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj për kryetar te Partisë Demokratike, në rast se do të ketë garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pandikuara.

Në emër të mijëra demokratëve, që më mbështesin në këtë sfidë, kërkoj, as më shumë dhe as më pak, por rregulla të pastra loje:

1-Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjësi kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje. Vendosjen e tij në pozitën e cdo kandidati tjetër, që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve deri sa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

2. Normalizimin statutor të procesit të garës, duke bërë nul veprimet e deritanishme jolegjitime, përmes vendimit të dy nënkryetarëve. Kryesia është i vetmi organ statutor që ka të drejtë të deklarojë garën dhe të garantojë barazinë në të. (neni 30, pika 2 e Statutit);

3. Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll database-n e antarësisë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit (nga data 1 qershor 2017) si dhe të gjitha anëtarësimet e bëra në kundërshtim me statutin ( pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qëndrore, Neni 13 i Statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Listat e zgjedhësve duhet t’u jepet kandidatëve, jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e garës, Ato duhet të publikohen e afishohen në mënyrë elektronike në ëeb-in e kryesisë së degës e në hard copy në ambjente publike të selisë së degës së PD;

4. Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize dhe reflektimi, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët.

5. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (neni 46 i Statutit) duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë (Organizim apo Burime Njerëzore) dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë në përbërje prej kandidatëve në  garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregulloren e fushatës elektorale, e cila mungon për shkak të mosmiratimit nga Këshilli Kombëtar (Neni 37 i Statutit). Kjo rregullore duhet të garantojë akses të barabartë të kandidatëve në administrimin dhe vendimmarrjen e procesit të zgjedhjeve.

6.  Në bazë të nenit nr. 30, pika 2 e statutit, kryesia duhet të ngrejë  një komision për auditimin e procesit të garës në të gjitha elementet organizative të saj. Ky komision, i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm, duhet të ketë në përbërje të tij një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidatët e mundshëm në  garë.

KomisionI duhet të autorizohet nga kryesia, që të ushtrojë edhe atributet e Komisionit Qëndror  të Apelimit (neni.47) përderisa  ky komision nuk ekziston, sepse nuk është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Sipas nesh, këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës në zgjedhjet e brendshme në PD.

Ndaj pas këtij parashtrimi,

ftoj zotin Lulzim Basha që të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit. Jam gati të punoj me të për një garë reale që synon rimëkëmbjen e shpejtë të Partisë Demokratike.

Por, në rast se kërkesat tona të drejta për një garë reale nuk do të plotësohen, ai do te marrë të gjithë përgjegjësinë për hedhjen në erë të së vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të Partisë Demokratike, për shkak të atij vetë.

Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale, e cila synon grabitjen në tavoline të mandatit të kryetarit nga zoti Lulzim Basha.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Lulishtja tek ish Parku i Autobusëve/ Ja si u përdor kompania ndërtuese nga mediat e Veliajt

TË GJITHA

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025

Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e mesme

09:04 : 17/06/2025

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

08:59 : 17/06/2025

Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë

08:53 : 17/06/2025

Tani vetëm gjashtë – samiti i G7 pa Trump

08:52 : 17/06/2025

14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

08:51 : 17/06/2025

Dështoi 32 herë, sot mbledhja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:37 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com