• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Baçi: Debatet falso të Alibeajt në Kuvend vendosen me Ramën!

13:45 : 22/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, e ka akuzuar grupimin e Enkelejd Aliabeaj brenda Grupit parlamentar të PD-së për një bashkëpunim me të dukshëm me Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij dhe në prapaskenë, edhe me atë që ka kohë që nuk shfaqet në publik, ish-kryetarin Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV,  Baçi deklaroi sot se midis këtij grupimi dhe Ramës ka “një para-diskutim dhe çdo gjë është e para-vendosur; edhe debatet false në parlament. Madje, shpeshherë vjen edhe Rama “me urgjencë” për të bërë  një farë gjasme-debati, – tha ai, – për t’u dhënë pak oksigjen në publik, si për t’i kundërshtuar dhe treguar opinionit qytetar që opozita është Alibeaj me dy-tre deputetë”!!!

Nga ana tjetër, duke komentuar heshtjen dhe zhdukjen e Bashës, Baçi shprehu një dëshirë që “veprimet e grupit të Alibeajt mos të jenë të mbështetura, të iniciuara, të dirigjuara nga z. Basha” dhe që “zoti Basha vërtet të fillonte të reflektonte”.

Por, demokrati i vjetër dhe me përvojë në politikë, Luan Baçi, nuk e fshehur dyshimin se meqënëse Basha nuk po prononcohej publikisht,  mundet “rri në heshtje në prapaskenë dhe në pritje siç thonë disa “marioneta” të tij për rikthimin e tij të mundshëm, që e shoh të pamundur,” siç theksoi ai me bindje.

Pjesë nga intervista e deputetit Luan Baçi

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

z.Baçi, duket sikur ka pasur zhvillime dhe brenda Grupit parlamentar të PD-së,  vizita të reja nga deputetë të Shkodrës.  Çfarë po ndodh, a po shkon drejt një zgjerimi të unifikuar?

Luan Baçi: Grupi parlamentar i PD-së, do të thosha se është i unifikuar, pavarësisht pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së shumë deputetëve në mbledhjet që ne bëjmë. Madje do t’i mëshoja faktit që shpeshherë mediet japin një numër deputetësh që mblidhen tek Grupi parlamentar që nuk është ekzaktësisht ajo që duket për arsye se shumë deputetë janë në komisione parlamentare, disa kanë axhenda të tjera.

Dje, mbledhja e Grupit parlamentar vërtet filloi me 12-13 deputetë, por në fund pasi ikën dhe kamerat, numri i kaloi 20, pasi erdhi zonja Bardelli, zoti Zef Hila.  Më më vjen keq e duhet ta them, nga media e pashë se menjëherë e kishin thirrur në SPAK, pavarësisht se s’ka asnjë lloj problemi. Por rëndom po ndodh kjo. Po të vëmë re, të bëjmë një retrospektivë, e njëjta gjë ndodhi edhe më parë me deputetin Kasëm Mahmutaj: që në momentin që  mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, të nesërmen direkt është thirrur në SPAK.  Kështu edhe deputeti Zef Hila: sa e panë para 2-3 ditësh se ishte pjesë e Grupit parlementar të PD-së, e “grupit ekzakt” të PD-së, menjëherë gjendet një shkak për ta thirrur në SPAK. Keqardhje për këtë, duket se janë të qëllimta dhe tip presioni që bëhet ndaj deputetëve për qëndrueshmërinë e tyre dhe qëndrimin që duhet të mbajnë në marrëdhënie me deputetët e PD-së.

Ndërkohë, të gjitha këto problematika të aktualitetit të qeverisë kalojnë edhe nëpër komisione. Duket sikur edhe në to ka një ngërç të madh për shkak të suportit që ka mazhoranca ndaj një pjese të deputetëve të Grupit parlamentar që quhet “klani i Bashës”, Alibeaj, Bardhi etj. A e minon kjo punën tuaj si opozitë, por edhe parlamentarizmin shqiptar? Se p.sh. bashkohen votat

Luan Baçi: Më se e drejtë pyetja. Jo vetëm tek “dosjet”, por për çdo lloj problemi që diskutohet, për çdo projektligj që do të kthehet në ligj, është një paradiskutim që bëhet midis mazhorancës dhe Alibeajt me të vetët, me 2,3,  6 apo 7 a dhjetë deputetë sikur të jenë. Është një paradiskutim dhe çdo gjë është e paravendosur, madje edhe debatet apo diskutimet që bëjnë në komisionet parlamentare e aq më tepër, debatet falso që bëjnë në parlament. Madje, shpeshherë vjen edhe Rama me urgjencë për të bërë  një farë gjasme-debati, për t’u dhënë pas oksigjen në publik, si për t’i kundërshtuar dhe treguar opinionit qytetar që opozita është Alibeaj me dy-tre deputetë apo ata që e mbështesin dhe jo pjesa tjetër e deputetëve të Partisë Demokratike që janë në fakt deputetët që mbështeten nga e gjithë struktura e PD-së dhe janë opozita e vërtetë e vendit.

Sinqerisht kam keqardhje për ata deputete që vazhdojnë akoma të bëjnë lojën e Ramës. Tashmë janë të zbuluar në sytë e qytetarëve shqiptarëve, se para demokratëve janë zbuluar shpejt dhe demokratët ua kanë dhënë përgjigjen me votë në proceset zgjedhore. Madje ua japin përgjigjen me ftesat që u bëjnë herë pas here këtyre deputetëve që të zbresin në bazë dhe të mbledhin qytetarët, demokratët, në ambiente të jashtme, në sheshe, ashtu si i mblidh kur vjen Dr. Berisha.  Ashtu duhet të dalin dhe këta për të parë mbështetjen që kanë dhe sesa të respektuar janë tek demokratët. Por e dinë që do të kenë një përgjigje jo pozitive që do të jetë e hidhur për ta kur të dalin e ballafaqohen me qytetarët, me demokratët për qëndrimin që ata mbajnë në këtë periudhë, për këto qëndrime pro qeverisë, për këto qëndrime që janë dukshëm të shitur për interesa të qeverisë dhe nuk e di se çfarë interesash kanë direkt vet që bëjnë këtë lojë kaq të fëlliqur, jo vetëm në dëm të demokratëve, por të qytetarëve shqiptarë dhe në dëm të demokracisë dhe të pluralizmit.

Pasi, mundohen me veprimet e tyre të bëjnë një opozitë false, të krijojnë idenë se kjo është opozita dhe të na bëjnë  një opozitë të ngjashme me opozitën e Putinit në Rusi që është një opozitë e përjetshme e do të vazhdojë gjatë derisa të jetë Putini në krye të atij shteti.

Rama të njëjtën gjë po kërkon të bëjë me ndihmën e këtyre deputetëve të dalë me votë të PD-së por që në fakt nuk i shërbejnë PD-së. Këta deputetë do të mbahen mend gjatë nëse vazhdojnë këtë qëndrim që mbajnë dhe do të kenë një përgjigje të merituar nga demokratët.

Një kuriozitet të fundit, z. Baçi, me Lul Bashën çfarë bëhet, ku është? Na thau sytë.

Luan Baçi: Do të më vinte mirë që ta takoja, nuk e kam parë dhe nuk e di, po do të mendoja se në qoftë se heshtja e tij gjatë kësaj periudhe (për të qenë serioz në atë që themi) është një farë reflektimi për atë çfarë ka bërë në dëm të Partisë Demokratike, do ta vlerësoja shumë.

Nëse ka një problem që duhet diskutuar, është dëmi që zoti Basha i ka bërë qytetarëve shqiptarëve duke masakruar opozitën, se nuk kemi të gjithë hallin e opozitës, po hallin tonë.

Luan Baçi: Unë them për demokratët shqiptarë, se ata kanë qenë pjesa që e ka mbështetur dhe janë me qindra e me mijëra e padyshim që kjo është për të gjithë Shqipërinë, për pluralizmin. Por unë do ta shikoja në një këndvështrim tjetër heshtjen e tij të gjatë në këtë periudhë dhe do të dëshiroja shumë që veprimet e grupit të Alibeajt mos të jenë të mbështetura, të iniciuara, të dirigjuara nga zoti Basha.

E besoni vërtet këtë që s’i kontrollon Basha?

Baçi: Do të dëshiroja që veprimet të ishin të tyre, që Basha vërtet të fillonte të reflektonte dhe t’i kthente në një farë mase demokratëve, qytetarëve shqiptarë të zbuste atë dëm të shkaktuar. Do ta dëshiroja një gjë të tillë . Gjithsesi do të duhej një prononcim i tij në publik për qëndrimin që mban dhe pse jo do të kishte një farë fillimi rivlerësimi të figurës së tij për atë që të kuptonte atë dëm që ka shkaktuar. Nuk e shohim prononcimin publik, ndoshta rri në heshtje në prapaskenë dhe në pritje siç thonë disa marioneta të tij për rikthimin e tij të mundshëm, që e shoh të pamundur.

Etiketa: Edi Ramaenekelejd alibeajluan baci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Apeli i GJKKO sekuestron pasuritë e Emiljan Shegës, i dënuar për trafik droge

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com