• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A i gënjeu Basha kandidatët e tërhequr për deputetë?

22:41 : 28/05/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Brenda 24 orëve, 3 kandidatë për deputetë në listat e Partisë Demokratike u tërhoqën nga gara për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Të tre shprehën hapur pakënaqësitë me kryedemokratin Basha për mënyrën sesi ky i fundit i kishte renditur në qarqet përkatëse.

I pari që shfaqi mërzitjen me renditjen, ishte kreu i Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës, Ramiz Çobaj. Ky i fundit deklaroi se ndihet i fyer nga renditja i teti në listën e Shkodrës, në një letër drejtuar kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës ndërsa ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i degës së PD-së në qytetin verior.

“Këtë vendim e kam marrë se nuk mund të dal para qytetarëve me këtë listë fyese dhe denigruese për qarkun e Shkodrës, ndaj po largohem edhe nga kryetar i PD”– thuhet në letrën dërguar Bashës.

Më pas mediat raportuan edhe dorëheqjen e Blendi Himçi nga lista e kandidatëve për deputetë të PD-së për qarkun e Elbasanit. Himçi ka njoftuar se tërhiqet nga gara në shenjë proteste për mos përfshirjen  në këtë listë të kandidatëve që kanë kontribuar në vite për PD-në dhe së fundmi kanë sakrifikuar për tre muaj në Çadrën e Lirisë në mbështetje të një kauze të madhe, atë të një Repulike të Re.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“E cila paska qenë kjo sakrificë madhore? Paskemi luftuar për të përfshirë në lista njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me qarkun e Elbasanit, por vetem pse janë beniaminë të kryetarit Basha”- shprehet Himçi.

I fundit që u tërhoq nga listat Partisë Demokratike, ishte ambjentalisti Sazan Guri, i renditur i 5-ti në qarkun e Beratit. Nëpërmjet një postimi në facebook, Guri shprehet se ka vendosur të tërhiqet nga lista e PD në Berat, pasi nuk e sheh dot veten në një vend ku parlamenti shihet si vend pune.

“Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin.” – shprehet Guri.

Të tre këta kandidatë ishin futur sa për numër në lista, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte shanse që të zgjidhej deputet. Zakonisht, pakënaqësi të tilla lindin kur listat e deputetëve hartohen në fshehtësi dhe pa asnjë konsultim me bazën. Duket se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe kryedemokratit Basha, i cili përveçse eleminoi pothuajse të gjithë rivalët e tij në grupin parlamentar, mesa duket i ka gënjyer kandidatët me renditjen në listat e deputetëve.

E sikur mos të mjaftonte kjo, Partia Demokratike ka dorëzuar në kuvend një listë me 95 deputetë, nga 140 që e kërkon ligji elektoral. Mesa duket, Basha nuk ka mundur të gjejë kandidatë plotësues në listat e deputetëve dhe për këtë ka dërguar një listë të cunguar. Megjithatë duket se këtë problem Basha mund ta “zgjidh” lehtë, pasi kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i bëri një “ofertë” bujare.

“NJË OFERTË E SINQERTË PËR PD! PD ka rregjistruar vetem 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria. Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t’ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një cadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht”– shkruan Blushi.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Fiksuan çmimet duke krijuar treg oligopol, nën hetim Albtelekom, Vodafone dhe Telecom

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com