• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania dhe Izraeli po e thellojnë bashkëpunimin

22:18 : 12/09/2022
në BOTA

Në vizitën e tij parë zyrtare në Berlin, kryeministri izraelit, Yair Lapid, bisedoi me homologun gjerman, Olaf Scholz, për detajet e fundit për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Gjermania do të bashkëpunojë në të ardhmen më shumë me Izraelin. Këtë e konfirmuan të hënën në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij izraelit Jair Lapid. Lapid, i cili bëri kështu vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, tha se u bisedua për disa detaje të fundit të marrëveshjes së partneritetit strategjik.

Tha se bashkëpunimi do të sjellë përparësi ekonomike, por edhe në fushën e sigurisë. Lapid kujtoi se javën e kaluar kishte pasur një takim të përfaqësuesve të sigurisë së të dy vendeve në Jerusalem. Të dielën, Gjermania  dhe Izraeli nënshkruan edhe një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një  Shoqate të përbashkët gjermano-izraelite për të rinj.

Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ushtri

Lexo edhe:

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Një nga fushat do të jetë bashkëpunimi ushtarak: “Izraeli do të luajë një rol për rindërtimin e forcave të armatosura gjermane, sidomos në sektorin e mbrojtjes nga ajri, tha Lapid. Scholz theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës solli një kthesë epokale për politikat e mbrojtjes së Gjermanisë.

“Për këtë ne duam të bashkëpunojmë me Izraelin në sektorin e mbrojtjes ajrore, ku Izraeli me sistemin Arrow 3 ka një ofertë shumë efektive”, tha Scholz.

Izraeli zëvendëson një pjesë të gazit rus

Izraeli do të japë kontribut edhe për të lehtësuar krizën energjetike të Europës, duke zëvendësuar dhjetë për qind të gazit që vjen nga Rusia. Lapid tha se shpreson t’i rrisë qysh vitin  e ardhshëm eksportet e gazit në Europë.

Në qershor të këtij viti Izraeli dhe Egjipti nënshkruan në Kajro, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një memorandum mirëkuptimi për dërgimin e gazit të lëngëzuar në Evropë. Marrëveshja parashikonte që Izraeli të dërgonte gaz në Egjipt, ku gazi do të lëngëzohet dhe më pas do të eksportohet me anije në Evropë.

Informacione të ndjeshme për Iranin

Lapid u shpreh edhe për një strategji alternative për ndalimin e armatimit bërthamor të Iranit. “Ka ardhur koha që t’i lëmë pas negociatat e dështuara me Iranin”, tha ai duke shtuar se i ka dhënë Scholz “informacione të rëndësishme dhe të ndjeshme për këtë temë”.

Kryeministri Jair Lapid e lavdëroi reagimin e kancelarit Scholz pas deklaratave që kishte dhënë një muaj më parë në Berlin presidenti i zonave autonome palestineze, Mahmoud Abbas për Holokaustin.  “U duk hapur që Scholz u befasua nga kjo deklaratë”, tha Lapid. “E falënderova kancelarin  që ai reagoi ndaj asaj që tha Abbasi.”

“Relativizimi i Holokaustit është i papranueshëm” 

Abbas e akuzoi Izraelin në një konferencë shtypit të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se po ushtron një Holokaust të shumëfishtë ndaj palestinezëve. Deklarata shkaktoi indinjatë të thellë në opinionin gjerman.  Ai kishte thënë se Izraeli që nga viti 1947 e deri në ditën e sotme kishte bërë 50 masakra në 50 vende palestineze. “50 masakra, 50 Holokauste”, tha Abbas në konferencën e shtypit të atëhershme në Berlin. Kancelari gjerman nuk reagoi, por u distancua më vonë qartazi. Shumë kritikë e quajtën të vonuar këtë reagim të Scholzit.

Scholz tha në konferencën e të hënës se: “Është shumë e qartë, se ne i kërkojmë palestinezëve që të hapin rrugën për një zhvillim demokratik dhe një zhvillim të mirë, që na çon drejt zgjidhjes së dy shteteve. Prandaj është me thelbësore që deklarata të tilla të mos përsëriten “. Scholz tha më tej se çdo relatvizim i Holokaustit është i papranueshëm dhe është një krim kundër viktimave të Shoas, që kanë përjetuar kaq shumë vuajtje.

Deklaratat e Abbasit konsiderohen si shkarja më e rëndë  verbale që ka ndodhur ndonjëherë në Kancelarinë e Gjermanisë.

Etiketa: GjermaniIzraeliSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
Para

Debati për rikthimin e basteve/ VOA: Impakti në arkën e shtetit do mbetet i ulët

TË GJITHA

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:38 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş