• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hakerimi i sistemeve të Policisë, bllokohen pasagjerët në pikat kufitare

12:58 : 10/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Hakerimi i sistemit të Policisë ka sjellë probleme në pikat e kalimit kufitar të vendit, ku pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në pamundësi për të kryer udhëtimet e planifikuara.

Në areoportin “Nënë Tereza” në Rinas, raportohet se mijëra pasagjerë po presin në radhë për të kaluar, por lëvizja është bllokuar për shkak të rënies të sistemit të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

“S’po e kuptojmë, kemi që në 11 që po presim, na kanë thënë që do prisni”, u shpreh një qytetar për mediat nga aeroporti. “Nuk dimë gjë, kemi 2 orë që po presim, nuk na kanë thënë asgjë”, tha një tjetër. “Kemi 4 orë që po presim, s’na kanë dhënë asnjë lloj përgjigje, dhe presim akoma”, ishte një tjetër dëshmi.

Një situatë e ngjashme është krijuar edhe në Portin e Vlorës. “Kam që në orën 10, pres biletën, paguaj lekë për tu torturuar këtu. Dhe nuk vij më në Shqipëri. U betova, do hedh pasaportën. Është torturë, në vapë”, tha një qytetar.

Probleme janë shfaqur që mbrëmë edhe në Portin e Durrësit, por nuk është pezulluar puna, për shkak se pasagjerët që kishin rezervuar udhëtimin janë përpunuar me dorë nga punonjësit e portit. Gjatë paradites së të Shtunës nuk ka proces përpunimi, sepse, nuk ka tragete në këtë orë.

Lexo edhe:

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

Problematike po paraqitet situata në Kakavijë dhe Kapshticë, ku po punohet me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje daljeve nga kjo pikë kufitare, pasi sistemi TIMS është jashtë funksionit prej orësh. Megjithatë, procedurat në këtë mënyrë janë më të ngadalta dhe radhët e trafikut sa vijnë e shtohen. Radhë trafiku raportohen dhe në pikat e tjera kufitare tokësore të fundit.

E njëjtat praktikë e punës me regjistra me shkrim pritet të ndiqet edhe nga efektivët e policisë kufitare dhe në portin e Vlorës.

“Sulmi nga Irani”

Sipas raportimeve mediatike, në kompjuterat e punonjësve të policisë është shfaqur një mesazh: “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende, për përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Kryeministri Edi Rama, përmes një njoftim në Twitter, konfirmoi se Irani ka kryer një sulm kibernetik ndaj sistemit. “Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkroi ai në Twitter.

Në rrezik informacione sekrete

Por, burime policore bënë me dije se sulmi është shqetësues dhe ka prekur më shumë se sistemin TIM. Sipas të njëjtave burime, janë sulmuar serverat e Policisë, duke bllokuar gjithë sistemet online me të cilat operojnë në punën e përditshme forcat e sigurisë. Në to ka të dhëna sensitive për persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si edhe operacione të ndryshme, përfshirë edhe informacione të klasifikuara sekret, që rrezikojnë të bien në dorën e hakerave.

“Offline” është edhe faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.

Sulmi i dytë prej 15 Korrikut

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe dëbimin e punonjësve të ambasadës iraniane në Tiranë. Shkaku, shpjegoi, lidhet me sulmin kibernetik të 15 korrikut ndaj faqeve shtetëtore online. “Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë”, tha Rama.

Pas rënies së faqeve, një grup i vetëquajtur “Homeland Justice” (Drejtësi për Atdheun) pretendoi se ka qenë pas hakerimit të e-albania dhe faqeve të tjera shtetërore. Për ta pohuar këtë, ky grup publikoi në rrjetet sociale një folder brenda të cilit gjendeshin materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Justifikimi i sulmit të tyre u shpjegua nën parullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

Etiketa: hakerimpoliciaporti i vloresrinas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

11:33 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

11:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
Para

Berisha tregon historinë e deputetit të PD: I shkuan motrat duke qarë

TË GJITHA

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com