Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbullaku, ka lënë disa porosi për vartësit, gjatë takimit me strukturat e Policisë së Shtetit.
Mësohet se Rrumbullaku gjatë takimit, ka kërkuar që drejtorët të mos komandojnë nga zyrat por të dalin në terren.
“Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre.
Ndër të tjera ka kërkuar të mos ketë asnjë punonjës policie me mjekër.