• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qeveri me flamurin e Beogradit”, Berisha: Në 2013, Rama bllokoi njohjen e Kosovës

13:14 : 08/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për raportin që ai ka ndërtuar ndër vite me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Beogradin zyrtar.

Teksa në seancën e sotme Parlamentare deputetëve u duhet të votojnë për nismën e vendosjes së flamurit të Bashkimit Europian përkrah atij shqiptar në godinat e institucioneve publike, Berisha tha se është e turpshme që Shqipëria e Edi Ramës e ka “zemrën” në Beograd.

“Sot ne votojmë në njëfarë aspekti për flamurin evropian dhe kjo është normale, por problemi është se kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë. Kryeqytet të vërtetë ka Beogradin”, u shpreh ai.

Berisha ka shkuar më tej duke zbuluar një prapaskenë të vitit 2013 që rëndon pozitat e kryeministrit Edi Rama në raport me qëndrimet e tij anti-Prishtinë, teksa tha se kreu i qeverisë ka ndërhyrë për të ndaluar një njohje në kushte të barabarta midis Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër nëse ajo marrëveshje do të arrihej asokohe, sipas Berishës, Kosova do të kishte përfituar edhe liberalizimin e vizave me zonën Shengen, por ishte Rama që si vasal i Vuçiçit ndërhyri dhe “shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare”.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

FJALA E PLOTË E BERSHËS:

Sot ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës. Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit evropian krahas flamurit tonë apo flamujve të tjerë, por de facto ne vijmë këtu si vendi, si kombi, si populli i ëndrrave të grabitura, i ëndrrave të rrënuara.

Që nga mesi i viteve ‘800 dhe gjer më sot ëndrra e shqiptarëve ishte ëndërr evropiane. Ajo u formua me gjak. E vërteta para se të shkruhej në libër, u formua në një qendresë ndaj të tjerëve, që parashikonin të na konvertonin në otomanë, për të mos thënë se do na shfarosnin nga trojet tona.

Por në këtë proces të ëndrrës së grabitur, ëndrrës së vjedhur, një rol shpeshherë më të lig se vetë pushtuesit, kanë luajtur vetë shqiptarët. Një përpjekje dydekadashe e Ahmet Zogut për të shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5-shekullor, u ndërpre nga një diktaturë, nga një tradhti kombëtare, e cila jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që edhe Shqipërinë ta shndërrojë në republikë të ish-Jugosllavisë.

Në këto 46 vite të diktaturës staliniste, Enver Hoxha për karrigen e tij, e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë, nga qytetërimi dhe rrjedha evropiane. Edhe vende të tjera ishin diktatura komuniste, por nuk ishin izoluese në shkallën e diktaturës staliniste shqiptare.

Lëvizja studentore shënoi një akt madhor në historinë tonë kombëtare dhe krahas përmbysjes së diktaturës, ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë dhe kjo ishte arritje madhore.

Në këtë udhëtim drejt Europës, sigurisht që ne do kishim vështirësitë më të mëdha, por në mënyrën më të pamohueshme ai i dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra evropiane e shqiptarëve, ëndrra euroatlantike u konkretizua me anëtarësimin në NATO dhe një seri aktesh dhe marrëveshjesh me BE.

Sot ne votojmë në njëfarë aspekti për flamurin evropian dhe kjo është normale, por problemi është se kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë. Kryeqytet të vërtetë ka Beogradin.

Në mënyrë të befasishme, në vitin 2013, Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha, vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013, pati një proces intensiv negociatash mes Prishtinës dhe Beogradit si palë të barabarta. Edi Rama u vu në shërbim të padronit të tij në Beograd dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces, i cili eci deri te marrëveshja që sanksiononte njohjen indirekt mes dy vendeve. Shqipëria refuzoi të ndërhynte në procesin e negociatave. Ai ishte pozicioni që forconte më shumë se çdo pozicion tjetër, përfaqësimin e Kosovës nga qeveria e saj.

Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi këtë raport. Përçau klasën politike dhe mbështeti projektin e Soros për ndryshimin e kufirit dhe zhbërjes së Kosovës së pavarur.

Shqipëria e përqendroi potencialin e saj drejt Beogradit dhe jo drejt Brukselit. Edi Rama, pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve si vasal i Vuçiçit, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur. Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të aleancës që Vuçiç do e quante Jugosllavi plus Shqipëri, ata paraqitën hartën ku Kosova ishte fshirë. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, karahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit.

Shqiptarët i janë mirënjohjës Angela Merkel për dy arsye. E para, sepse ajo krijoi Procesin e Berlinit që mbajti gjallë frymën e integrimit në rajon, pasi rrezikonim të kalonim në zonë partnere. Së dyti, hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit të kufijve.

Etiketa: Edi Ramanjohja e kosovesSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
Para

Supermodelja del zbathur në aeroport, bën veprime të pakontrolluara (Video)

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com