• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria heq 13 mijë euro nga fondi rezervë, paguan gjobën e Gjykatës së Strasburgut

20:07 : 07/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria ekzekuton vendimin e Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut dhe do të dëmshpërblejë me 13 500 euro tre pjesëtarë të familjes Alushi të cilët në 2014 u dhunuan nga policia shqiptare.

Në vitin 2014, policia hyri në banesën e familjes Alushi në Fier dhe sulmoi disa pjesëtarë të saj. Ata pretenduan se donin të arrestonin një person në kërkim në zonën rurale me shumicë rome ku banonte familja. Raporti i policisë pretendon se policët e kapën individin, por u përballën me një turmë prej 50 romësh, të cilët i kërcënuan se do të ushtronin dhunë ndaj policëve nëse nuk i lironin të ndaluarit.

Gjykatë në Fier shpalli fajtorë individët pjesëtarë të tre brezave të së njëjtës familje për pengim të policisë për të ushtruar detyrën. Ata pretenduan vazhdimisht se kishin qenë policët ata që i kishin sulmuar dhe e ndoqën çështjen në gjykatën evropiane.

Me vendimin përfundimtar të kësaj gjykatës së Strasburgut marrë më 14 qershor 2022 shteti u detyrohet Besnik Alushi, Nikollaq Alushi dhe Panajot Alushi, vlerën 4 500 (katër mijë e pesëqind) euro secilit.

Sot qeveria vendosi ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Strasburgut datë 14.6.2022, për çështjen “Balkasi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në shumën totale 13 500 (trembëdhjetë mijë e pesëqind) euro në lidhje me dëmin jopasuror, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

Lexo edhe:

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohen shumat, në datën e kryerjes së pagesës.

Pagimi i shumës së depozituar, bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.

Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e përmendur paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.

Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022.

Cfarë ka ndodhur

Në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi me 4 muaj burg me kusht tre gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një kushëri të tyre, nën akuzën se këta persona kishin dhunuar disa punonjës së policisë së shtetit gjatë një operacioni policor.

Sipas raportit të tyre të policisw, efektivwt kishin kapur të kërkuarin, por u përballën me një turmë prej 50 romësh, dhe u detyruan ta lëshojnë nën kërcënimin për dhunë. Ata identifikuan Nuri Alushin, në atë kohë 63 vjeç, të birin e tij, Besnikun, 44 vjeç, dy fëmijët e Besnikut, Panajotin dhe Nikollaqin, 24 dhe 21 vjeç, dhe një kushëri të tyren, Edmond Balkasi, 39 vjeç, si personat që i dhunuan dhe nuk i lejuan që të arrestonin të kërkuarin.

Ndryshe nga sa pretenduan oficerët e policisë, anëtarët e familjes Alushi, e cila në atë kohë shiste këpucë,  thanë se në fakt, ata ishin përballur me katër persona të dhunshëm dhe të paidentifikueshëm me maska në oborrin e shtëpisë së vet, në një orë të vonë të natës. Bashkëshortja e Besnikut i pyeti se çfarë kërkonin, por njëri prej tyre e përplasi përtokë ndërsa një tjetër goditi Besnikun me grusht. Ndërsa familjarët bërtitën, shumë fqinjë filluan të grumbullohen. Duke dëgjuar zërat rrotull, tre prej agresorëve arratisen me vrap, i katërti heq maskën dhe prezantohet si oficer policie. Familja e njihte këtë oficer policie si oficer, por njëkohësisht edhe si pronar të një kioske bixhozi në lagjen e tyre. Policët largohen pa telashe të tjera.

GJEDNJ vlerwsoi se nuk u hetua dhuna dhe e urdhëroi atë t’i paguajë viktimave të dhunës së policisë dëmshpërblimin e përcaktuar por nuk gjeti shkelje të nenit 14 të Konventës, i cili ndalon diskriminimin në bazë të përkatësisë etnike./OraNews

Etiketa: fond rezerveGjykata e strasburgutqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
Para

Berishën apo Alibeajn, kë njeh Grida Duma si kryetar të PD-së

TË GJITHA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet