• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Misteri i skulpturës mbi Bankën Kombëtare Tregtare, legjenda e Mbretëreshës Teuta

Mbi godinën e Bankës Kombëtare Tregtare në Durrës, të ndërtuar në vitin 1928, qëndron një skulpturë që shumica e qytetarëve mendojnë se është Mbretëresha Teuta. Por e gjitha duket një legjendë dhe se imazhi në të vërtetë me shumë gjasa i përket hyjneshës Roma (“Dea Roma”).

12:41 : 02/09/2022
në BOLD BLOG, KULTURE
Skulptura mbi Bankën Kombëtare Tregtare në Durrës. Foto: Arlind Veshti/ Media Amfora.

Skulptura mbi Bankën Kombëtare Tregtare në Durrës. Foto: Arlind Veshti/ Media Amfora.

Nga Dorian Hatibi

Një nga godinat më tërheqëse në Durrës është ajo që njihet si Banka Kombëtare Tregtare dhe imazhi mbi të i një gruaje luftëtare, të zhveshur dhe shumë misterioze, e cila sheh nga veriu, që ka ngjallur gjithnjë kureshtjen e durrsakëve.

Për gati një shekull, që nga inagurimi i godinës më 9 nëntor 1928, përtej thirrjeve të vazhdueshme të intelektualëve dhe studiuesve se ajo nuk i përket Mbretëreshës Teuta, qytetarët e Durrësit e njohin si skulptura e Teutës.

Sidoqoftë, pavarësisht legjendave dhe traditave urbane shumë të forta, figura femërore e vendosur mbi godinën e Bankës së Durrësit, ish-selia qendrore e Bankës së Shqipërisë, nuk duket se i përkët Mbretëreshës Teuta. Të paktën një gjë e tillë nuk del nga dokumentet e njohura deri më sot.

Lexo edhe:

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

Përpos kësaj, Teuta ndryshe nga çfarë besohet nga legjendat urbane, nuk ka sunduar kurrë në Durrës. Ajo tentoi ta pushtonte 2 herë qytetin, por pa sukses. Kështu italianët që ndërtuan godinën nuk kishin asnjë arsye që ta vendosnin skulpturën e saj mbi hyrjen kryesore. Duke marrë parasysh edhe se Teuta ishte armikja e betuar e Romës dhe arsyeja e Luftës së Dytë Iliro-Romake.

Për identitetin e figurës femërore mbi godinën e Bankës janë hedhur disa hipoteza. Sipas një hipoteze ajo mund të simbolizojë Shqipërinë. Përkrenarja e ngjashme me atë që Gjergj Kastrioti mban mbi kokë dhe anija Liburne si fron, japin pikërisht këtë ide, pra personifikimin e një kombi i cili qëndron mbi trashëgiminë ilire dhe i cili udhëhiqet nga modeli i kastriotëve.

Pavarësisht se kjo mbetet një hipotezë sugjestionuese, veçanërisht për pjesën nacionaliste të audiencës, pas një studimi të kujdesshëm, nuk duket se ka elementë që përkojnë me të vërtetën, pasi helmeta dhe ajo që ngjan si pjesa fundore e nje anije nuk korrespondojnë respektivisht me helmetën e Gjergj Kastriotit dhe anija Liburne.

Një hipotezë tjetër tregon se skulptura ka mundësi që të jetë hyjnesha Athina. Në fakt ajo ka të gjitha elementët e simbolikës që shoqërojnë ikonografinë e Athinës. Ka të vendosura një shtizë, një helmetë, një antropomorfizëm të “Athene Noctua”-s dhe mbi të gjitha mburojën e Zeusit, të njohur si “aegis”, ku është gdhendur koka e Meduzës.

Edhe në këtë rast ka mospërputhje serioze në disa detaje. Për shembull Athina nuk është kurrë e zhveshur në imazhet e saj. Ajo mban gjithnjë një mantel që e mbulon. Gjithashtu ajo që njihet si “Athena Noctua” është një buf dhe shumë rrallë një krijesë me trajta antropomorfike.

Kur ndodh kjo e fundit është për shkak të ndikimit romak1 dhe jo sepse një gjë e tillë i përket imazhit origjinal. Përveç kësaj do të ishte e pazakontë që arkitektët fashist italian të vendosnin në krye të një strukture aq të rëndësishme për imazhin e shtetit fashist një hyjneshë greke.

Një gjë e tillë madje do të ishte politikisht jo korrekte në kuadër të luftës dhe përplasjeve që shqiptarët kishin zhvilluar jo shumë vite më parë me grekët.

Pas një analize të kujdesshme të simboleve të skulpturës, duket se ajo i përket hyjneshës Roma (“Dea Roma”). Në fakt ka të gjithë elementet e kësaj hyjneshe. Armaturën e plotë (helmetë të zbukuruar me krahë ose me kuaj, shtizën dhe mburojën “aegis”), figurën e Fitores (italisht: “Vittoria”), e cila ndryshe nga çfarë ndodh në rastin e “Athina Noctua”-s, ka gjithmonë trajta antropomorfike, pozicionin e trupit dhe faktin që është e zbuluar.

Një provë shtesë në këtë drejtim na vjen nga Roma. Skulptori i statujës sonë ishte Gianni Remuzzi dhe ishte nxënësi i Angelo Zanellit, ky i fundit autori i Dea Romës në monumentin e famshëm “Altare Della Patria”, në Romë.

Zanelli dhe Remuzzi kishin punuar së bashku gjithashtu edhe relievët anësorë të monumentit të famshëm italian dhe i kishin mbaruar ato në prill të vitit 1925. Shumë pak kohë më pas Remuzzi nisi punën për skulpturën e Durrësit dhe ka shumë mundësi që ai të jetë frymëzuar nga mësuesi i tij për realizimin e kësaj vepre.

Duhet përmendur këtu edhe fakti se shteti fashist i kohës kishte qëllime të qarta ekspansioniste dhe se përmes strukturave të tilla po përgatiste terrenin për pushtimin, i cili fillimisht duhej të ishte kulturor, e më pas politiko-ushtarak.

Vetë fashizmi shihte tek simbolet dhe mitet antike romake, themelin e shtetit fashist dhe kjo duhej propaganduar e shpërndarë kudo nëpër vendet të cilat synoheshin për tu pushtuar më pas, si në rastin e Shqipërisë.

Kështu vendosja e një skulpture të “Dea Roma”-s mbi godinën më të rëndësishme financiare të Shqipërisë nuk ishte asgjë më shumë se sa një piketë kulturore me funksione edhe propagandistike, si një parapërgatitje e zbarkimit të 7 prillit 1939 në Durrës./ Amfora

Etiketa: Banka Kombëtare TregtareDurreslegjenda e Mbretëreshës TeutaMisteri i skulpturës mbi Bankën Kombëtare Tregtareromaskulpture

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025
SPORT

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

10:22 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

18:36 : 02/06/2025
Para

Berisha injoron mbledhjen e Alibeajt: Treni i PD, i pandalshëm

TË GJITHA

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com