• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

HEC-i i Skavicës/ Berisha: Rama kërkon të zhdukë Dibrën me projektin e Enver Hoxhës

18:32 : 23/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të Martë kundër projektit për ndërtimin e Skavicës. Në një takim me qytetarë në Dibër, Berisha tha se Rama kërkon të zhdukë Dibrën me projektin e Enver Hoxhës.

Ish-kryeministri deklaroi se projekti do të sjellë përmbytjen e zonës dhe paralajmëroi kompaninë që ka marrë përsipër punimet të tërhiqet.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së tregoi se e refuzoi një projekt të ngjashëm kur ishte kryeministër.

“Dibra ka një rrezik tjetër, të cilin dua ta diskutoj me ju dhe e diskutoj me ndjenjat më miqësore. Dibra ka rrezikun real të zhdukjes nga diga e Skavicës. Unë dua t’u rrëfej të vërtetën. Në vitin 2005 u zgjodha kryeministër. Më vjen një kompani italiane, njëshi i ndërtimeve të HEC-ve në Itali, nga më seriozet. Më thonë, zoti kryeministër ne kemi kontratën të firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar HEC-in e Skavicës. I them, kontratën e ke, por unë me shumë keqardhje asaj kontrate nuk mund t’i qëndroj kurrë. Më thotë, pse?, i them zotëri, ishte burrë fisnik, po të shkosh atje në atë rreth, do të bindesh se ajo nuk mund të ndodhë, s’mund të ndërtohet. Më dëgjoi. Por ai u kthye pas 1 muaji, erdhi me grupin financiar. Kishe të drejtë, tha, nuk përmbytej ajo zonë. Të ngrihesh sot me mendjen e Enver Hoxhës, dhe që kishte vendosur t’i merrte 40 fshatrat e Luginës së Drinit dhe t’i çonte në Hoxharë, por atje nuk i doli toka tamam, dhe të thuash se po ndërtoj dhe përmbyt, për Dibrën dhe Shqipërinë hyn në histori një nga kriminelët më të mëdhenj të historisë. Mirë Enver Hoxha se ai ishte ai që ishte, por si ka mundësi ti Edi Rama të ndjekësh pikë për pikë projektin e tij. Si ka mundësi të firmosësh për të përmbytur mbi 6 mija hektarë tokë buke, për të shpërngulur 40 fshatra. Para 1 jave u publikua lajmi se këtë vit HEËC-et private të ndërtuara pas 2007 kanë prodhuar energji me shumë se hidrocentralet publike. Ju garantoj se shumë pak shtëpi, dhjetëra shtëpi në të gjitha janë lëvizur dhe s’do pranoja kurrë të ndërtoja HEC-e me përmbytje”, tha Berisha.

Sipas Berishës, vendi ka potenciale alternative investimi që mund të aplikohen.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

“Shqipëria sot ka një nga gazsjellësit më të fuqishëm në Europë. Shqipëria me kontratë, nëse do të ndërtojë TEC, mund të marrë 700 milionë metër kub gaz. Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore kudo. Jo, tani duhet të përmbytim Dibrën, jo Dibrën nuk do ta përmbytim”, tha ai.

Berisha bëri apel për qytetarët të dalin kundër projektit si dhe kompanisë që ka marrë përsipër projektin të tërhiqet.

“Ju bëj thirrje dibranëve kudo që janë, të mbrojmë luginën e Drinit dhe të mos lejojmë ndërtimin e Skavicës, nuk mund të zhduket Dibra. Dibrën nuk e zhdukën dot pushtuesit më të egër që e lakmuan aq shumë, vjen tani Edi Rama dhe do të na e zhdukë me një projekt të Enver Hoxhës. Thirrja ime është edhe për socialistët dibranë, për çdo shqiptar, të shpëtojmë Dibrën. I bëj thirrje edhe kompanisë Bechtel, i them se mbetem mirënjohës përjetë për rrugën e Kombit, por i kërkoj të rishqyrtojë dhe të tërhiqet nga projekti, ky është një projekt absolutisht çnjerëzor në rrafshin social, është një projekt anti-kombëtar. Mos u mashtroni nga Edi Rama, ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dibrën, të shkuarën dhe të ardhmen e saj”, tha ai.

Etiketa: dierbEdi Ramaheci i skavicesSali BerishaSkavica

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në Vorë, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Durrës

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com