• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Shteti shqiptar bleu tokën për interes të inceneratorit të Tiranës

12:12 : 20/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka vjuar denoncimet lidhur me aferën e inceneratorëve.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja u shpreh gjatë një deklarate për mediat nga selia blu se shteti shqiptar ka dalë garant i inceneratorit të Tiranës.

Sipas tij, shteti ka blerë tokën me paratë e shqiptarëve dhe ia vënë atë në dispozicion projektit fantazmë që do të ndërtohej mbi një truall 100% publik.

“Landfilli i Sharrës ku do të ndërtohej projekti imagjinar i inceneratorit ka qenë në pronësi të shtetit me mbi 60% të tij. Sipas studimit të fizibilitetit të Ministrisë së Mjedisit, gati 39% e tokës ku parashikohej të shtrihej koncesioni i inceneratorit ishte në pronësi private.  Çfarë ndodh: shteti shqiptar i del garant kompanisë së Zotos duke shtetëzuar me paratë e qytetarëve, dhe pjesën e truallit që ishte private. Çka do të thotë që i gjithë projekti fantazëm do të ndërtohej mbi një truall 100% publik”, u shpreh Kraja.

Anëtari i KK të PD i ka drejtuar qeverisë dhe Edi Ramës 5 pyetje të tjera për të ashtëquajturën mega-aferën e shekullit.

Lexo edhe:

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

Deklarata 

“Prej javësh denoncojmë çdo ditë, me fakte dhe prova, vjedhjet miliona euroshe nga inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.  Për nga vlerat e abuzuara, janë në lojë mbi 430 milion euro; për nga individët e përfshirë, Kryetarë Bashkish, Ministra e vetë Kryeministri; për nga skemat e përdorura, kompani guacë brenda dhe jashtë vendit në pronësi njerëzish të vdekur apo në azil; gjithçka në këtë skandal përbën një mega-aferë. Një mega aferë tejet komplekse dhe që dëshmon se hajdutët në fakt janë vetë qeveritarët.  Sot do të ndalemi tek Landfilli i Sharrës në Tiranë pasi mega-skandali nuk prek vetëm inceneratorët por të gjithë zinxhirin e menaxhimit të mbetjeve.  Flasim gjithmonë për të njëjtën kompani “Integrated Energy B.V.” e cila nuk paguhet vetëm për të djegur plehrat që nuk digjen askund.   Më konkretisht, Landfilli i Sharrës ku do të ndërtohej projekti imagjinar i inceneratorit ka qenë në pronësi të shtetit me mbi 60% të tij. Sipas studimit të fizibilitetit të Ministrisë së Mjedisit, gati 39% e tokës ku parashikohej të shtrihej koncesioni i inceneratorit ishte në pronësi private. Çfarë ndodh: shteti shqiptar i del garant kompanisë së Zotos duke shtetëzuar me paratë e qytetarëve, dhe pjesën e truallit që ishte private”, tha ai.

Më tej, shtoi:

Çka do të thotë që i gjithë projekti fantazëm do të ndërtohej mbi një truall 100% publik.
 
Nga ku pesë pyetjet e radhës:
 
1. Sa është vlera në miliona euro, që shteti shqiptar, ka kompensuar deri më sot në emër të Integrated Energy pronarët privatë të truallit në Sharrë? 
 
2. Sa është numri i gjyqeve që shteti shqiptar ka më pronarë të truallit që kërkojnë një kompensim më të lartë, dhe sa është parashikimi i detyrimeve totale në fund të këtyre gjyqeve?
 
3. A mund të jetë ky truall publik, prej 15 hektarësh, objekt sekuestrimi nga bankat kreditore të Klodian Zotos për kreditë e mos-kthyera nga ai, dhe sa shkon humbja në total për shtetin shqiptar?  
 
4. Sa është fitimi në miliona euro, që e njëjta kompani fantazëm ka nxjerrë nga faturimi i depozitimit inerteve të ndërtimit në këtë truall publik? 
 
5. Përse Bashkia Tiranë vijon ta lejojë këtë kompani fantazëm, një nga administratorët e të cilës është objekt hetimi dhe kërkimi ndërkombëtar, të vjelë miliona euro fitime nga përdorimi i një trualli publik si Landfilli i Sharrës ? 
 
Përgjigjja është vetëm një. Sepse këto janë punë plehrash, punë hajdutësh, punë fantazëm për një mega-aferë qindra milionëshe.

Etiketa: inceneratorePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

15:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Shteti dhe pushteti u bënë bashkë”/ Gjekmarkaj: 11 maj ishte farsë zgjedhore

15:08 : 03/07/2025
Para
Pamje nga punimet e “Rehabilitimi i shtresave të Lodrave te Parku Rinia“

Parku Rinia amortizohet vetëm dy vjet pas inaugurimit/ Tender i ri

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com