• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kapet parcela me vlerë 10 mln € në Greqi, arrestohen shqiptarët

20:50 : 07/08/2022
në BOTA, KRONIKE

Pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e kërpit indian në malet greke, siç duket edhe nga hetimet e deritanishme të Antidrogës helene.

Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit, sipas vlerësimeve të Prokurorisë ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave, kultivimi vazhdon në malet greke.

.

Media greke OnLarissa.gr raporton se për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen për të jetuar në mal gjatë sezonit të kultivimit. Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa kanë marrë një shpërblim në të holla prej 30 mijë eurosh, ndërsa me të korrat në formë bonusi do të merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin mund ta shisnin ose shfrytëzonin si të dëshironin.

Punonjësit shqiptarë të hashashit e njohin kultivimin, por më së shumti e njohin jetën në male, pasi kampin në mal e bëjnë nga prilli, duke kultivuar varietete “tremuajshe” deri në tetor.

Lexo edhe:

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

Gjendet një mjet shpërthyes në një pyll në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale

 

 

Në rastet e Larisës dhe veçanërisht në Mavrovouni Agia, kultivuesit kur vihen re nga Policia “ngjiten” në zona më të larta ose kur nuk bien në sy, pastrojnë sipërfaqet pyjore për sezonin e ri të rritjes.

Sipas informacioneve, “E”, 30-vjeçari i arrestuar dhe “koka e grupit” të kultivimit, siç e cilëson policia greke, i cili u identifikua pardje nga efektivët Larisës në Sklithro, dyshohet se është përfshirë edhe në një parcelë që u zbulua në tetor 2020 në Rakopotamos.

Në atë rast autorët lanë pas 40 kilogramë hashash. Në datën 24 korrik 2020 ka ndodhur edhe një operacion nga Prokuroria e Narkotikëve të Larisës në Elafos, ku në një nga rastet e rralla janë arrestuar dy shtetas shqiptarë në një plantacion prej 373 bimësh.

Me plantacionin e djeshëm, me fjalë të tjera, brenda një periudhe dyvjeçare, në të njëjtin mal (Mavrovouni) të Agisë u zbuluan tre plantacione të mëdha në tre zona të ndryshme, malore dhe të paarritshme (Elafos, Rakopotamos, Sklithro).

Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët po organizojnë jetesën e tyre, pasi do t’u duhet të qëndrojnë me muaj në mal. Kështu, ata ndërtojnë rezervuarë të improvizuar për ujitjen e plantacioneve, blejnë mallra bujqësore (plehra, tubacione ujitje me pika, etj.), si dhe sigurojnë ushqim afatgjatë, ndërsa të veçanta janë masat paraprake, kryesisht me anë të vëzhgimit nga ajri, pasi zonat e mbjella, për shkak të pozicionit të pakalueshëm, është e pamundur t’u afrohesh në këmbë.

Në plantacionin e djeshëm të hashashit në Sklithros, në zonën “Elafokerato” (në lartësinë 600 metra nga niveli i detit) përveç 2193 bimëve (plantacioni më i madh që është zbuluar deri më sot në prefekturën e Larisas) që policia sekuestroi, u gjetën edhe 22 kilogramë hashash, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.

Policia greke vlerëson se nga numri i bimëve të konfiskuara, autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro, përmasa që nga njëra anë konfirmon fitimet e mëdha nga tregtia e substancave të varësisë dhe nga ana tjetër lejon pagat e punëtorëve në mal.

Vlen të theksohet se në banesën e 30-vjeçarit të arrestuar, në një fshat të komunës së Kilelerit, u gjetën dhe u konfiskuan tre pasaporta të shtetasve shqiptarë.

Policia ka identifikuar detajet e tre bashkatdhetarëve të tij, ndërsa kërkon edhe një tjetër si bashkëpunëtor. Kujtohet se, sipas informacioneve 30-vjeçari “E” mohoi akuzën.

Etiketa: arrestimGreqi

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

21:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

Gjendet një mjet shpërthyes në një pyll në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale

16:41 : 14/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Vendosi zjarrin që dogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Greqi/ Emigrantët shqiptarë mbetën të bllokuar në aksin Arta-Janinë

11:10 : 13/08/2025
Para

E rëndë në Tiranë, 35-vjeçari pret damarët

TË GJITHA

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

10:49 : 16/08/2025

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com