• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përpunuesit e mishit paralajmërojnë rritje të çmimeve nga shtatori

09:27 : 25/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Çmimet e produkteve të mishit pritet të rriten në muajin shtator.

Arsyeja e shtrenjtimit vijon të mbetet e lidhur me kostot e larta të prodhimit nga blerja me çmim të lartë të lëndëve të para nga importi.

Përfaqësuesi i kompanisë “Tona” Nikolla Tona tha për “Monitor” se nga fabrikat e huaja janë njoftuar për tjetër rritje deri në 20% më shumë të lëndëve të para nga muaji shtator.

“Vjeshta pritet të jetë katastrofike për sa i përket furnizimeve nga jashtë me lëndë të para. Nëse nga shtatori fabrikat vendase të përpunimit do të furnizohen me lëndë të parë më të shtrenjtë, sikundër jemi lajmëruar nga importuesit, do të ndikojë te kostot, që do të reflektohet sërish te çmimet e konsumatorit”, pohon ai.

Për shkak të rritjeve të kostove nga fabrikat e përpunimit të mishit çmimet për produktet salla, proshutë apo salsiçe janë shtrenjtuar 20% më shumë se vjet. Rritje të çmimeve ka pasur edhe për mishin e viçit 30% më shumë se vitin e kaluar edhe të derrit, çmimi i të cilit është dyfishuar.

Lexo edhe:

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

Shqetësimin e kostove të shtuara nga shtrenjtimi i lëndëve të para më herët e ngriti edhe një tjetër kompani e përpunimit të mishit. Thanas Apostoli, drejtori i shitjeve te kompania përpunuese e mishit “FIX” pohoi për “Monitor” se nga vala e rritjes së çmimit të energjisë, karburantit, ambalazhimit dhe rritjes së pagave të punonjësve është prekur marzhi i fitimit të kompanisë.

“Çmimet e lëndëve të para në këtë periudhë janë stabilizuar, por sërish mbeten shumë të larta. Në raport me vjet rritja minimale e çmimeve të lëndës së kostos varion nga 10 deri 30%. Me këto nivele, kostot e prodhimit janë të larta. Rritja e çmimeve për konsumatorin nuk ka qenë aq e shpeshtë sa është rritja e çmimeve të lëndëve të para. Kostoja është amortizuar te fitimet. Çmimet për konsumatorin janë rritur vetëm 1 herë në nivelin e 7,5%”.

Rritja e çmimeve po reflektohet edhe te konsumi. Nikolla Tona pohon se konsumi për produktet e përpunuara këtë sezon është 25% më pak se vjet. Një tjetër arsye përveç shtrenjtimit të çmimeve që po ndikon te tkurrja e konsumit është edhe largimi në emigracion të popullatës.

“Arsyet kryesore të rënies së konsumit janë çmimet e shtrenjtuara dhe largimi i popullatës. Konsumatori nëse më parë shpenzonte 100 lekë për produktet e sallamit dhe mishit sot po shpenzon 75 lekë. Në emigracion po largohen të rinjtë që zëne peshë të lartë në konsumin e mallrave ushqimore”, thotë ai.

Prodhimi i sallamit në 2020 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u ul 9,6% krahasuar me 2019, ndërsa prodhimi i proshutës pësoi rritje të lehtë në vlerën e 0,8%. Për vitin 2021 sipas të dhënave të Doganave importet e sallamit u rritën 21% krahasuar me 2020.

/Monitor.al/

Etiketa: çmimetperpunuesit e mishitRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

08:41 : 10/08/2025
AKTUALITET

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

08:21 : 02/08/2025
AKTUALITET

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025
AKTUALITET

Më të lartat në Korçë e Kamëz/ Zbardhen taksat e reja të ndërtesve për 119 zonat kadastrale në rrethe

08:00 : 28/07/2025
BOTA

Çmimet e kafesë rriten pasi Trump kërcënon me tarifa 50% ndaj Brazilit

14:08 : 10/07/2025
AKTUALITET

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

16:42 : 09/07/2025
Para

Shkarkimi i Ahmetajt, reagon Braçe: Globi rrotullohet

TË GJITHA

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025

Zjarri përfshin njësinë administrative të Plashnikut në Poliçan, banorët refuzojnë evakuuimin

18:29 : 13/08/2025

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025

Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet

18:16 : 13/08/2025

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

18:04 : 13/08/2025

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

17:46 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com