• Kontakt
Sunday, July 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fillojnë të ndihen pasojat e luftës, inflacioni kërcen në 2.8%, niveli më i lartë në dy vjet

13:06 : 08/05/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Kriza në Lindjen e Mesme ka filluar te japë efekte në shtrenjtimin e kostos së jetesës për shqiptarët.

Në prill, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të shportës kryesore te mallrave arriti në 2.8%, nga 2.6% që ishte në mars, muaji i parë pas fillimit të luftës që ndikoi në rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburanteve mbi 200 lekë, nga 175 lekë që ishte deri në shkurt.

Ky është niveli më i lartë që nga janari 2024, kur vendi po vuante ende nga efektet e luftës Rusi Ukraine.

Efektin kryesor në rritjen e çmimeve e ka dhënë transporti, i ndjekur nga qiratë.

Lexo edhe:

Leku që po kullufit euron

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Në mbledhjen e fundit, Banka e Shqipërisë, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendosi të mbajë normën bazë, instrumenti përmes të cilin kontrollon ofertën e parasë në treg, në 2.5%.

Guvernatori, Gent Sejko, tha se parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Bazuar në këto premisa, efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare edhe të mos lenë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit.

Sipas njoftimit të INSTAT norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Prill 2026 ishte 2,8 për qind, nga 2,3 për qind në Prill 2025.

Krahasuar me muajin Mars 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,3 për qind. Rritja vjetore e çmimeve në Prill 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Transporti” me 8,5 %, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,7%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,1%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 3,7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,8% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,7% secili, “Shërbimi arsimor” me 2,0%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3%, etj.

Krahasuar me Mars 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,0%, pasuar nga grupet “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,9%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0,5%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,93 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,55 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,47 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me + 0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Argëtim, sport dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje./ Monitor

Etiketa: ekonomiinflacionlufteRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Leku që po kullufit euron

13:38 : 10/07/2026
AKTUALITET

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

09:03 : 10/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i ekonomisë shqiptare/ Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren

11:26 : 09/07/2026
AKTUALITET

Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve

09:49 : 09/07/2026
BOTA

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së

12:05 : 07/07/2026
BOTA

Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn, diskutohet fundi i luftës

15:54 : 05/07/2026
Para

Shqipëria, mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë

TË GJITHA

Horoskopi 12 korrik/ Kujdes nga debatet, për disa shenja vijnë lajme të mira në dashuri dhe para

23:13 : 11/07/2026

Video/ Koncerti i Kanye West, qytetarët thërrasin njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

23:10 : 11/07/2026

Dua Lipa kundër Edi Ramës: Ndryshon ligjet mjedisore pa konsultim publik

23:04 : 11/07/2026

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

22:52 : 11/07/2026

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026

Trend dhunimi dhe shpërndarjen në rrjetet sociale, 15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin

22:32 : 11/07/2026

Aktivisti bën thirrje: Më datë 23 korrik, seanca e fundit! Të jemi të gjithë prezentë

22:18 : 11/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişbetsilinjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş