• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për raportin e Dick Marty/ Berisha-Ramës: Je vasal i Vuçiç

12:48 : 22/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përgjigjur pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se nuk votoi rezolutën që dënonte raportin e Dick Marty.

Gjatë kohës së votimit dje në parlament, Berisha nuk ishte i pranishëm. Në një postim në Twitter këtë të Premte, Rama shprehet mes të tjerash se “mosvotimi është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës”.

Lidhur me reagimin, Berisha u pyet gjatë konferencës së përjavshme që mban me gazetarët të Premteve, lidhur me deklaratat e Ramës.

Berisha tha ai e mbështet rezolutën dhe kujtoi se këtë e shprehu edhe në seancën e djeshme parlamentare. Ai sqaroi se mos prezenca e tij në Kuvend në momentin e votimit erdhi për shkak të angazhimeve personale.

“Për një arsye pune s’mund të isha, por deklarova votën pro, thashë që ne do votojmë këtë rezolutë dhe kjo është kryesorja për pozicionin që unë kam, se ishte vendosur që ne si deputetë ta votojmë rezolutën unë e deklarova në parlament. Obligime të tjera s’më lejuan të isha në parlament, por deklarova votën time pro”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Ai shtoi se raportin në fjalë e ka denoncuar në OKB, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza ndaj Ramës se ai i shërben Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë. Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit. Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare”, tha Berisha.

Ai dënoi dhe gjuhën jo etike ndaj Ramës.

“Në mënyrën më të padenjë, të turpshme, Edi Rama përdori çdo fjalor, që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti, por në prani të askujt. E bëri këtë për dy arsye. Së pari, për të mbuluar refuzimin e pranimit nga ana e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Vasali i Vuçiçit nuk guxon që të ngrejë çështje siç duhet. Aty ku preket Serbia. Ai e ka me borxh, me një gjuhë jashtëzakonisht të padenjë për një njeri normal. Me këtë rast e përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit ndaj atyre zonjave, kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak. Që nuk kërkuan ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Nuk shqipëroi një fjalë”, tha Berisha.

Ai shtoi se Rama sponsorizoi një fushatë kundër Gjykatës së Hagës, duke dëshmuar jo solidaritet me udhëheqjen politike të Kosovës, por vullnetin e keq për të fshehur nëse kishin ndodhur krime, në një kohë kur Kosova e kishte votuar gjykatën.

“Ajo ishte një seancë për të mbuluar gjithashtu implikimin direkt të Edi Ramës në procesin e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Pse, do thoni ju? Sepse duke pretenduar të bëhet lider rajonal dhe global, ky lidhi proceset në mënyrë fatale. Procesin e Hagës me atë të ndryshimit të kufijve. Nëse kontrolloni kronikat, do gjeni atë duke deklaruar se ajo gjykatë nuk na duhet gjë. Rama sponsorizoi një fushatë kundër Gjykatës së Hagës, duke dëshmuar jo solidaritet me udhëheqjen politike të Kosovës, por vullnetin e keq për të fshehur nëse kishin ndodhur krime, në një kohë kur Kosova e kishte votuar gjykatën. Këto janë motivet e vërteta që e shtynë Ramën në atë seancë të turpshme si ajo e djeshmja. Ai aty doli i vërtetë siç është. Një vasal mjeran i Vuçiçit”, deklaroi Berisha.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
Para
Courtesy Warner Bros.

"Aktorja e re më e paguar", zbulohet shifra që mori Margot Robbie për filmin Barbie

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom