• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kredia e re për ekonominë, në nivelet më të larta të shtatë viteve të fundit

20:25 : 29/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Kreditimi i ekonomisë shqiptare shënoi rritje edhe në muajin maj.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e kredive të reja të disbursuara arriti në 21.6 miliardë Lekë, në rritje me 10.8% krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Për pesë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re arriti në 110.8 miliardë Lekë, në rritje vjetore me 31%. Kredia e re po shënon gjithashtu vlerat më të larta në të paktën shtatë vitet e fundit, duke konfirmuar një ecuri pozitive, pavarësisht rreziqeve të shtuara për ekonominë të lidhura me inflacionin e lartë.

Ecuria e kreditimit paraqitet pozitive në të gjitha segmentet kryesore të tregut dhe po dëshmon një bazë të qëndrueshme rritjeje. Kontributin kryesor në rritjen e kredisë së re këtë vit po e japin ndërmarrjet private.

Statistikat tregojnë se kredia e re për bizneset e sektorit privat në pesë muaj arriti vlerën e 72.2 miliardë Lekëve, në rritje me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Kredia për biznesin paraqitet në rritje, si për nevojat afatshkurtra për kapital qarkullues, ashtu edhe për investime në makineri, pajisje dhe pasuri të paluajtshme. Kjo tregon se rritja e kreditimit është nxitur sa nga rritja e volumit të aktivitetit dhe rritja e inflacionit, por edhe nga vijimësia e zgjerimit të investimeve.

Kredia ka shënuar rritje edhe në segmentin e korporatave publike, me 18% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në këtë rast, kreditimi është i lidhur kryesisht me nevojat për importin e energjisë elektrike të kompanive të sektorit energjetik. Megjithë rritjen, në pesë muajt e parë të këtij viti, kredia për ndërmarrjet publike është ngadalësuar në raport me muajt e fundit të vitit të kaluar dhe zë një peshë relativisht të vogël ndaj kredisë së re për ekonominë, me 3.8% të totalit.

Kredia për individët po vijon rritjen, duke u konfirmuar si segmenti me rritjen më të qëndrueshme të huasë gjatë viteve të fundit. Për pesë muaj, kredia e re për individë arriti në 34.3 miliardë Lekë, në rritje me 18.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme ngelet shtysa kryesore për rritjen e huadhënies tek individët dhe këtë vit po shënon vlerat më të larta historike. Megjithatë, paralelisht edhe kredia konsumatore po shfaq ecuri pozitive, por me ritme më të ngadalta të rritjes.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 696 miliardë Lekëve, në rritje vjetore me 12.6%. Ritimi i rritjes u përmirësua më tej krahasuar me muajin prill, kur qëndronte në nivelin 12.1%.

Ritmet më të larta të rritjes po regjistrohen në segmentin e kredisë për individë, ku portofoli i kredisë është zmadhuar me 13.9%, ndërsa në segmentin e bizneseve rritja është 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse këtë vit kredia e re po rritet me ritme më të shpejta për bizneset, rritja e portofolit total ka ritme më të larta për individët, edhe për shkak të strukturës së huadhënies.

Për individët huaja dominohet kryesisht nga huaja për blerjen e pasurive të paluajtshme, që ka një amortizim më të ngadaltë në kohë. Tek bizneset një peshë të madhe në portofol zë kreditimi për nevoja likuiditeti, që ka afate të shkurtra maturimi dhe që duhet rifinancuar me frekeucnë më të shpeshtë. /Monitor/

Burimi: Banka e Shqipërisë
Etiketa: bizneseekonomiakreditime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

13:49 : 01/06/2026
AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

10:59 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ferr-Albania sërish nuk punon!

12:52 : 20/05/2026
AKTUALITET

e-Albania si Ngushtica e Hormuzit, herë hapet, herë mbyllet; Bizneseve iu bllokohet puna

13:23 : 19/05/2026
Para

U regjistrua temperatura mbi 40 gradë Celsius në Ballkan për sivjet

TË GJITHA

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:35 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş