Një zjarr i rënë mbrëmjen e djeshme në Njësinë Administrative Andon Poçi, në qarkun e Gjirokastrës, ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe shkurre mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.
Sipas autoriteteve, flakët u raportuan rreth orës 21:00, ndërsa në terren u konstatuan dy vatra aktive zjarri, të shpërndara në dy kodra të ndryshme.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse nuk ishte e mundur, megjithatë raportohet se zjarri është vënë nën kontroll nga forcat në këmbë, duke mos u përhapur drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si edhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sipërfaqen pyjore.














