Nuk kanë munguar tensionet dhe përshkallëzimi i situatës ditën e sotme, teksa protestuesit kishin paralajmëruar grumbullimin para Kuvendit, ndërsa mbahet edhe seanca plenare.
Por gjatë protestës dhe thirrjeve “Parlamenti i krimit”, hedhjes së vezëve dhe miellit, ka ardhur edhe përgjigja dispropocionale e uniformave blu, të cilat në disa raste përdorën edhe spraj djegës për sytë ndaj qytetarëve.
Shumë prej tyre nuk u ndjenë mirë dhe u ulën apo u shtrinë duke kërkuar ndihmën mjekësore të parë dhe hedhjen e ujit në fytyrë.














