• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘The Albania Files’/ Edi Rama ‘Kumbari’, Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës

22:01 : 01/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Emisioni PLUG

Prej gati një muaj, shqiptarët janë ngritur në protesta të përditshme. Shkëndija e protestës, ishte projekti në Zvërnec, që më pas do të shndërrohej në flakët që do të kërkonin djegien e çdo projekti, që ishin produkt i aferave të qeverisë.

Pas një periudhe heshtje, dhe kur protesta kaloi në kërkesa të qarta për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë nën akuzë për korrupsion dhe shitjen e vendit kryeministri Edi Rama nis kundërsulmin.

Në vazhdën e mbrojtjes, Edi Rama për herë të parë do të publikonte “ALBANIAN FILES”.

Libri “Dosjet Shqipare” që kryeministri e tundi me krenari në CNN, është një përmbledhje e çdo projekti që sot po kundërshtohet nga shqiptarët, e jo për shkak të investimit, apo siç i pëlqen kryeministrit, ta cilësoj kundër zhvillimit, por për shkak se ky libër është me të vërtët një dosje shqiptare e gatshme për SPAK.

Lexo edhe:

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Emisioni Plug ka arritur të sigurojë një kopje të “ALBANIAN FILES”, libri sekret që mban autorësinë dhe parathënien e Edi Ramës.

Dhe nga ajo që kemi arritur të shohim është se shqiptarët duket se nuk kanë parë gjë akoma. Shitja e pasurisë kombëtare dhe pastrimi i parave të drogës, duket se janë vetëm fillimi i një projekti, që siç vetë Edi Rama e konfirmon, ka nisur që prej vitit 2013.

Deri në këtë moment për shqiptarët libri rozë “ALBANIAN FILES” ishte një sekret, e detajet e tij qytetarët i shikonin vetëm kur kullat apo projektet luksose kalonin fazën e themeleve. Pas kësaj interviste një prej kopjeve të librit, Edi Rama ja jep gazetarëve të huaj, të cilët nisin zbardhjen e detajeve, që edhe nga ata cilësohen skandaloze.

Përballë kritikave, që tashmë nuk vinin vetëm nga shqiptarët e ngritur në protestë, por edhe nga institucionet ndërkombëtare e mediat e huaja, kryeministri arrtiti derisa të shante protestuesit, pasi sipas tij nuk ishte ai Kumbari!

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sektorin e ndërtimit, ka ngritur akuza të forta në një intervistë ekskluzive në SYRI TV.

Gazetari holandez u shpreh se, arkitektura ndërkombëtare është përdorur si ‘fasadë’ për investime ku janë pastruar paratë e drogës, ku çdo gjë vendoset nga vetë kryeministri Edi Rama.

Një kopje të ‘ALBANIAN FILES’ e kanë siguruar edhe gazetarët e emisionit Plug. Libri mban autorësinë dhe parathënien e vetë Edi Ramës, i cili ndër rreshta konfirmon se qëndron pas gjithçkaje.

Madje për joshjen e arkitektëve të huaj, Edi Rama shkruan se në Shqipëri nuk ka “JO” dhe gjithçka është e mundur, me mungesë të rregulla dhe sigurisë ligjore.

E për realizimin e të gjithë kësaj, kryeministri nuk e konsideron Shqipërinë si vendet e tjera, për respektimin e vlerave, autorësisë apo pronësisë, por si një tokë që mund integrohet në këto projekte, qëndrim për të cilin shpesh kryeministri ëshët akuzuar se po përdor Shqipërinë si çiflig personal.

Edi Rama:

…Diçka ende e lirë nga rehatia mbytëse e mbirregullimit dhe sigurisë së parapërgatitur. Ose, siç e tha një nga anëtarët e ArchArmy-t të fuqishëm, një liri nga “jo”-ja në të gjitha format e saj….

Po, ky libër mbledh arkitektë të njohur. Por këto dosje nuk kanë të bëjnë me ta. Ato kanë të bëjnë me atë që ndodh midis tyre dhe Shqipërisë. Ato kapin atë që tërheq, provokon, shqetëson dhe frymëzon në një aventurë ku asgjë nuk është zgjidhur plotësisht, dhe për këtë arsye gjithçka mbetet e mundur.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që disa nga arkitektët më vizionarë të kohës sonë, nga Evropa, Amerika, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina, kanë zgjedhur ta përqafojnë Shqipërinë në këtë moment ripërtëritjeje. Jo si vëzhgues të largët. Jo si yje të vetmuar. Por si pjesëmarrës në një eksperiment të përbashkët, duke ndërtuar jo vetëm në një vend, por me të…. 

Shqipëria sot nuk është më thjesht një skenë. Është një katalizator. Jo vetëm një vendndodhje, por një bashkëpunëtor. Dhe në një botë të fiksuar pas ikonave, autorësisë dhe pronësisë, ajo që po zhvillohet në heshtje këtu ndihet pothuajse subversive: krijimi i diçkaje vërtet të zakonshme, por megjithatë si asgjë tjetër.

Pas parathënies dhe vizionit të Edi Ramës, libri bazohet në thënie të arkitektëve, të cilët zbulojnë edhe detaje, se si asgjë nuk është rastësore, por një projekt i mirmenduar që kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013. Që në këtë kohë janë vendosur piketat, se cilat janë ato prona publike që u zhdukën si të tilla për t’i hapur rrugë betonizimit e pastrimit të parave.

‘ALBANIAN FILES’:

Rama më në fund u zgjodh me një fitore të thellë në vitin 2013 dhe filloi një epokë e re. Pas fitores së tij, ai filloi të hartonte një axhendë për mandatin e ardhshëm. Ishte një moment frymëzues; ne ishim në dhomën ku po zhvilloheshin strategji dhe kishte një interes të vërtetë për mendimin tonë, jo vetëm për çështjet e arkitekturës dhe planifikimit, por edhe për një pikëpamje më të gjerë strategjike.

Meqenëse përvojat tona me vendin deri në atë pikë ishin kufizuar kryesisht në punën në Tiranë, ne gjithashtu e shfrytëzuam vrullin dhe filluam të eksploronim më shumë.

Disa muaj më vonë, së bashku me Joni Babocin dhe Paul Gerretsen të Vereniging Deltametropool dhe të mbështetur nga Adelina Greca e AKPT/Atelier Albania, udhëtuam nëpër vend nga veriu në jug dhe u takuam me kryetarë bashkish, planifikues urbanë dhe sipërmarrës vendas. Njerëzit dhe peizazhet që hasëm ishin frymëzuese, por kudo gjetëm një mjedis të ndërtuar që po luftonte. 

Siç për projektet ashtu edhe për paratë, kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i qartë që në atë kohë për financimin, pasi siç rrëfen një tjetër arkitekt, Rama përzuri edhe Bankën Botërore duke mos marrë këshillat e tyre, që më pas të financohej.

Dhe siç shqiptarëve, të njëjtën shprehje u përdori edhe përfaqësuesve të bankës Botërore “FUCK OFF”, largohuni…

‘ALBANIAN FILES’:

Para mbërritjes sonë, Edi Rama, një artist me profesion, kishte aktivizuar fondet e ndihmës për të shpërndarë skicat e tij të polikromit nëpër banesat gri të stilit socialist. Një strategji e shkëlqyer që e bëri gestaltin e qytetit një çështje publike. Banka Botërore u përgjigj – “ne financojmë vetëm fasada të bardha ose gri” – për të cilën kryebashkiaku raportoi në një darkë në restorantin e tij të preferuar të paligjshëm se ai “i tha Bankës Botërore Eff Off”. 

Për këtë sjellje dhe për atë që i atribuon vetes në drejtimin e Tiranës si Kryebashkiak, në librin e shkruar në gjuhën angleze, Edi Rama e ka shpallur veten edhe si Hero Kombëtar.

“ALBANIAN FILES”:

“Pas rënies së komunizmit, parqet publike dhe gjithashtu brigjet e lumit Lana ishin mbushur me struktura të paligjshme, rreth pesë kate të larta. Kryebashkiaku i kishte shembur të gjitha, duke i dhënë qytetit përsëri hapësirat e tij publike, për këtë ai u bë Hero Kombëtar dhe në një moment edhe “Kryebashkiaku i Vitit në Botë”.

Por nuk mjafton me kaq, ata që shqiptarëve u shiten si arkitektë të huaj e me famë botërore, Edi Rama I trajton njëlloj si patronazhistët, jo vetëm për thurjen e lavdeve ndaj tij, por edhe për shtrembërimin e fakteve historike dhe sulmeve politike ndaj opozitës. Skandali arrin deri aty, saqë Partia Demokratike që përmbysi diktaturën hoxhiste cilësohet pasardhëse e komunizmit dhe Partia Socialiste në thelb Partia e Rinovuar Komuniste speifikohet si anti-komunistja.

‘ALBANIAN FILES’:

‘Kur, në Parlamentin e Shqipërisë, Partia Demokratike e opozitës (ish-komunistët) akuzoi Partinë Socialiste të Edi Ramës se kishte shkatërruar Korçën me këtë kullë të hollë, Kryeministri u përgjigj me pyetjen: “Ky është mendimi i parë estetik që kam dëgjuar ndonjëherë nga partia juaj’

Teksa ‘ALBANIAN FILES’ e cilëson Edi Ramën hero kombëtar, një tjetër pasazh jep alarmin se projektet nuk janë thjesht arkitekturore, por një strategji e pastër, ku Edi Rama kërkon pushtetin e përjetshëm, e kjo e e theksuar në Librin e Edi Ramës, nën emrin e një prej arkitektëve. Bëhet fjalë për korrespodencën e një prej arkitektëve të njohur ndërkombëtarë, Reinier de Graaf,  I cili i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke shprehur shqetësimin se ndryshimi i pushtetit mund t’i japë fund “epokës së artë” te projekteve per kulla e resorte.

Në shqetësimet e tij ‘madhore’ personale, ai shkruan se zgjedhjet do të ishte “më mirë të anuloheshin” dhe se, pas një mandati të pestë, Rama mund të vazhdonte si “president i përjetshëm – ndoshta edhe mbret”.

“‘ALBANIAN FILES’

 Reinier de Graaf: Nuk e them këtë lehtë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja edhe një hap më tej. Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtëse e ndritur e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të kishte më zgjedhje. Dhe nëse ti, pas mandatit të pestë radhazi si kryeministër, do të vazhdoje thjesht si president i përjetshëm – ndoshta edhe si mbret.”

Për sa më sipër, ndokush mund ti cilësoj si përshtypje të arkitektëve, që projektojnë Edi Ramën si Hero Kombëtar apo Mbret.

Por qartësisht në këtë libër, del se nuk janë thënie arkitektësh, por një vision i Edi Ramës për Shqipërinë dhe veten, kjo fal arkitektëve personal infratrukturor dhe atyre politikë.

Libri për herë të parë u bë publik nga Edi Rama, mbase edhe një shkujdesje në momente presioni,  me parathënie të tij, e me gjurmë të tij në çdo detaj.

Është vetë kryeministri që ka firmosur çdo paragraf dhe detaj të këtij libri. Në shumë episode të Librit, kryeministri Edi Rama ka futur veten si pjesë të historisë, e jetëzuar kjo në projektet publike.

Në një tjetër projekt ndërtimor, të kullave në kryeqytet, arkitektët janë bazuar në zhgarravinat e kryeministrit Edi Rama në një fletë të bardhë, që më pas janë jetëzuar prej arkitektëve në 3 kulla betoni, e në fund të këtij projekti është firmosur dhe sigluar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Por jo vetëm ky rast, në thuajse çdo projekt ka shënime të kryeministrit, apo është jetëzuar mënyra e tij të të bërit art, format apo ngjyra.

E këto projekte janë marrë më pas për tu detajuar nga ana e arkitektëve të trajtuar nga Edi Rama si patronazhistë.

Pas publikimit të Librit në CNN dhe para gazetarëve të huaj, kryeministri Edi Rama në funksion të propagandës dhe matjes së reagimit heshti për 10 ditë, e kur situata doli jashtë kontrolli doli vetë për të përgënjeshtruar gjithçka.

Fillimisht, u përpoq të të mohojë se shprehjen ‘FUCK YOU!’ ua kishte thënë shqiptarëve, por veç atyre që e akuzojnë si Kumbari.

Prej një muaji ata që e akuzojnë si Kumbari janë shumica e shqiptarëve, që janë derdhur në sheshe e çdo rrugë për të kërkuar dorëheqjen e tij, si përgjegjës për gjithçka përfshirë edhe projektet e tij në këtë libër.

Nga tundës i veprës së tij, Edi Rama u tërhoq, duke pohuar se as nuk e kishte lexuar përmbajtjen e Librit.

Edhe njëherë kryeministri tregoi fytyrën tjetër të gënjeshtrës dhe mohimit sa herë zihet ngushtë. E para, ai është publikuesi i kësaj vepre, e madje morri përsipër edhe reklamimin e saj në mediat e huaja.

E dyta, Edi Rama ka firmosur parathënien përshkruese e përmbledhëse të këtij Libri, madje tregon vizionin e këtij libri e këtyre projekteve, që më pas u rijetëzuan në projektë që mbajnë autorësinë direkte të tij. pra nuk ka asnjë mundësi, që një person që nuk e ka lexuar dhe nuk ka dijeni për përmbajtjen të jetë autor i parathënies.

Por jo vetëm kaq, Edi Rama prej ditësh shfaqej publikisht si autor i kësaj vepre, i Dosjeve Shqiptare. Një nga rastet më konfirmuese është ai me gazetarët e huaj, ku si autor i Librit shpërndau edhe autografe.

E di i madh e i vogël, që autografet në një libër nuk i bën një lexues, që as nuk e ka lexuar por autori i tij. E madje kryeministri, nuik ngurojë që tu fliste për përmbajtjen e tij.

Arkitektët e Ramës çirak të trafikantëve, ja si është ndarë bregdeti

Deri tani ju treguam për autorin e librit, vizionin e tij jo për të betonizuar apo gllabëruar prona publike në bregdet, por për ta shpallur veten Mbret e Hero Kombëtar.

Por ajo që do ju sjellim në vijim është skandaloze. Është strategjia e hartuar nga Edi Rama për të gllabëruar me një grusht njerëzish, jo vetëm pjesëza të bregdetit, por të gjithë gjithë rivierën.

Janë dhjetra projekte në këtë libër, që parashikojnë zaptimin e vendeve më piktoreske në bregdetin shqiptar.

Projekte, para të cilave e gjithë zona e Zvërnecit duket fiks si ajo “pikëza e vogël e Kumbaros”. Kakomeja, Krorëzi, Dhërmiu, Ksamili, Plazhe të Himarës, Saranda, në bazë të këtij projekti do të jenë një zonë e ndaluar për të gjithë shqiptarët e varfëruar pikërisht prej këtij vizioni të Edi Ramës.

Ky ishte reagimi që ngriti në protestë qytetarët shqiptarë, ku në vend të një projekti të detajuar dhe konsultuar me banorët e zonës sipas legjislacionit në fuqi, Edi Rama zgjodhi rrethimin me gardh dhe klon, duke pamundësuar aksesin e qytetarëve në atë zonë. Por ky projekt, duket se është një nga qindra projektet e ideuara nga kryeministri shqiptar, që Jugun e vendit do ta shndërronte në një zonë të pamundur për tu aksesuar nga qytetarët.

Në Librin ‘Albanian Files’ të Edi Ramës,  ky vision është parashikuar thuajse në të gjithë Jugun.

Një nga projektet më të mëdha, ku prona publike pritet të përfundojë në duart e privatit është ai që parashikon zhvillimin në zonën e Krorëzit dhe Kakomesë.

Ky që shikoni në pamje është fotoja e këtij projekti, që është parashikuar të ndërtohet në një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar.

Projekti është i vitit 2017 dhe arkitektët e kanë pagëzuar me emrin “Hillside”, ose “Anëkodrës” dhe përfshin ndërtimin e vilave përgjatë gjithë kodrës që të zbret në plazhin e paprekur të Krorëzës.

Një studio arkitekturore nga Firence, e quajtur Luca Dini, ka zbardhur projektin e resortit turistik që do të ndërtohet në këtë gji nga shoqëria ‘Invest Society’ e Dajlan Avdias.

Gjiri i Krorëzës, një vend i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe ujërat e pastërta, po përballet me një ndryshim të thellë të peizazhit dhe identitetit të tij. Plani përfshin ndërtimin e një kompleksi të madh vilash dhe apartamentesh, të cilat pritet të shndërrojnë këtë zonë të qetë dhe të virgjër në një tipologji tjetër. Leja për zhvillimin e këtij projekti është miratuar në mbledhjen e datës 20 nëntor 2024 në KKTU.

PLANI I KROREZIT

Projekti ynë shkon përtej krijimit të një vendi turistik, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse që nxit rritjen personale dhe shpirtërore. Duke filluar me luksin dhe argëtimin, udhëtimi thellohet në një lidhje me natyrën, kulturën shqiptare dhe vetë-reflektimin përmes sportit, kulturës lokale dhe artit.

Por ky nuk është i vetmi projekt. Po në këtë Libër një prej projekteve më të mëdha në rivjerën e jugut është  Life Marina, i cili parashikon që një vijë bregdetare prej 7 kilometrash do t’i jepet privatit për të investuar aty në resorte e kazino. Sipas projektuesve kompleksi është një përzierje fshatrash bregdetare dhe marinash që pasqyron harmoninë midis dizajnit modern dhe bukurisë natyrore të detit.

LIFE MARINA

Plani master mbulon shtatë kilometra vijë bregdetare jolineare me gjire dalluese, të ndara në zona të ndryshme funksionale, duke përfshirë dy marina të mëdha, një fshat, hotele, dyqane, kazino dhe diskoteka. Arkitektura rikrijon fshatrat bregdetare mesdhetare me një atmosferë ekskluzive, duke i zhytur vizitorët në kulturën mesdhetare, ndërkohë që nderon traditën shqiptare.

Atara resost është një tjetër projekt, që duket se ka marrë jetë nga Libri i Edi Ramës, e bashkë me të edhe qindra mijra metra katrorë të tjerë që fal këtyre projekteve do të privatizojnë edhe vijën bregdetare.

Red sol resort në Dhërmi, 10 mijë metra katrorë ndërtim që sipas projektuesve nis në kodër e përfdon në ujin e bregdetit të dhërmiut.

Një tjetër resort po në Dhërmi parashikon ndërtimin e një sipërfaqeje prej 12 mijë metër katror, nën emrin Dhërmi Resort.

Por jo vetëm kaq, nëse do të shohim projektet e reklamuara nga studio arkitekturore, bie në sy, që është projektuar ndërtim në çdo gji, si Himarë, Borsh, Piqeras, Lukovë, Llaman etj. Teksa një pjesë e këtyre projekteve kanë nisur të ndërtohen shumë prej tyre ndodhen ende në letër.

Të njëjtin fat si Jugu kanë edhe zonat e tjera bregdetare. Thuajse i gjithë bregdeti ende i pashfrytëzur në Durrës është pjesë e zhvillimit në këtë Libër, për tu ngjitur më sipër, në Shengjinë e Lezhë e deri në projektet qindra milionë euro në zonën e Velipojës.

Teksa bregdeti është projektuar i gjithi me ndërtime, duket se betonizimit nuk i kanë shpëtuar as zonat liqenore, ku ndër më të prekurart është pogradeci.

Pas Nartës që cilësohet si shtëpia e flamingove, të njëjtin fat Edi Rama ja ka rezervuar edhe pelikanit Kaçurrel. Me një projekt-plan ndërtimi në Karavasta, arkitektën e kryeministrit veç ndërtimit të kullave kanë marrë përsipër edhe të ndryshojnë atë që ka krijuar natyra.

Me një projekt me ndërtesa shumëkatëshe, që projektuesit e kanë cilësuar si një bashkëjetesë me natyrën është parashikuar që lidhja e kënetës me detin të bëhet nëpërmjet kanaleve të nëndheshme, që sipas tyre do të garatojnë funizimin me ujë.

Pra në shërbim të qytetit që kërkohet të ndërtohet, parashikohet edhe ndryshimi I ekosistemit që ka krijuar vetë natyra. Projekti i hartuar në vitin 2024 është emërtuar Kingscoast dhe zhvillues i tij është NIU Invest. Edhe ky projekt që do të ndërhynte thellësisht në ekosistem dhe zonë, është mbajtur gjithashtu i fshehtë e aq më pak pa konsultime në zonë.

Në një kohë që përpiqet që Edi Rama të mohojë që të jetë kumbari, një tjetër detaj e lidh atë drejtëpërsëdrejti me vendimarrjen. Një pjesë e madhe e projekeve në këtë libër janë planifikuar në zona të mbrojtura.

Ato janë projektuar në një kohë që ligji e ndalonte, por pas këtyre projekteve befas vjen edhe inicitaiva ligjore e propozuar nga deputeti i Beratit, Fadil Nasufi, e ligji ndryshon, e këtyre projekeve, edhe pse në zona të mbrojtura me ligj, u hapet drita jeshile.

Pra e thënë më thjeshtë fillimisht u bënë projektet, e këto projekte kishin forcën sat ë vinin në lëvizje të gjithë Kuvendin e Shqipërisë, për  ti hapur rrugë ndfërtimeve në zonat e mbrojtura.

Etiketa: aferealbania filesEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

22:16 : 01/07/2026
AKTUALITET

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:41 : 01/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit ‘dekoratë’ Ramës: Njeriu më i urryer në Shqipëri!

21:11 : 01/07/2026
AKTUALITET

FOTO/ Qytetarët imitojnë rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës te Kryeministria

20:36 : 01/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:00 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Nuk e blen dot heshtjen tonë”/ Pankartat nga protesta e 32-të kundër Ramës

19:47 : 01/07/2026
Para

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 2 korrik 2026

23:00 : 01/07/2026

Në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Çobo

22:53 : 01/07/2026

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

22:42 : 01/07/2026
Foto ilustruese

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përfundojnë te Trauma tre persona

22:29 : 01/07/2026

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

22:16 : 01/07/2026

‘The Albania Files’/ Edi Rama ‘Kumbari’, Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës

22:01 : 01/07/2026

SHBA-të refuzojnë të rinovojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën

21:51 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet