• Kontakt
Monday, July 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj videove të publikuara nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ku emigrantë shqiptarë shprehin mbështetje për qeverinë.

Sipas saj, këto materiale nuk mund të zbehin mesazhin që është dhënë nga protestat e fundit qytetare dhe mobilizimi i diasporës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa argumenton se pjesëmarrja e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit në protestat kundër qeverisë ka treguar një nivel të lartë pakënaqësie, duke e cilësuar të pamundur relativizimin e këtij realiteti përmes videove të shpërndara online.

Deputetja demokrate shprehet se protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të botës dëshmuan, sipas saj, angazhimin e diasporës për çështjet që lidhen me zhvillimet politike dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Zhupa akuzon mazhorancën se po përdor propagandën për të minimizuar jehonën e protestave, ndërsa shton se përpjekjet për të krijuar ndarje mes shqiptarëve janë një praktikë e njohur politike kur pushteti përballet me pakënaqësi të gjerë publike.

Lexo edhe:

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

Ajo iu referua edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, duke pretenduar se pas thirrjeve të tij për një angazhim më të madh në rrjetet sociale, eksponentë të mazhorancës kanë intensifikuar publikimet në mbështetje të qeverisë.

Sipas Zhupës, videot me emigrantë që mbështesin qeverinë nuk ndryshojnë perceptimin e krijuar nga protestat e fundit dhe nuk adresojnë shqetësimet e ngritura nga qytetarët. Ajo thekson se zëri i protestuesve dhe mobilizimi i diasporës përbëjnë një tregues më domethënës të klimës politike sesa materialet e publikuara për qëllime politike.

Reagimi i plotë i Zhupës:

Ulërima e Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar, se pse deputetët nuk po e mbrojnë mjaftueshëm në rrjetet sociale dhe nuk po fitojnë “luftën me algoritmin”, duket se ka dhënë efektin e saj. Sot janë lëshuar të gjithë me video e statuse nga më të ndryshmet, edhe pse nuk ka algoritëm që i shpëton nga gjykimi i shqiptarëve, të cilët ua kanë bërë tashmë vlerësimin.

Një nga përpjekjet më mediokre është publikimi i disa videove me emigrantë të lumtur me Ramën dhe kundër protestës. Ndërkohë, protesta madhështore e diasporës më 20 qershor në Tiranë, si edhe protestat e zhvilluara në qytetet kryesore të botës, treguan forcën reale të shqiptarëve kudo që jetojnë. Ato dëshmuan se pakënaqësia nuk është as e sajuar dhe as e izoluar, por një zë i gjerë qytetar që kërkon të dëgjohet.

Pikërisht për këtë arsye, përpjekjet për të nxjerrë disa video propagandistike me emigrantë në mbështetje të qeverisë nuk e zbehin dot realitetin. Ato nuk i japin përgjigje asnjë shqetësimi të ngritur nga protestuesit dhe nuk e fshehin dot faktin se mijëra shqiptarë kanë zgjedhur të ngrihen në mbrojtje të interesit publik.

Akoma më e rëndë është tentativa për t’i vënë shqiptarët kundër njëri-tjetrit, duke paraqitur mendimin e disave si kundërpeshë të revoltës së shumëkujt. Kjo është një metodë e vjetër e çdo pushteti që ndihet i kërcënuar nga zëri qytetar: përça për të sunduar.

Forca e protestës 22-ditore dhe, në veçanti, ajo e 20 qershorit, tregoi pikërisht të kundërtën e asaj që përpiqet të shesë propaganda: shqiptarët bashkohen kur ndihen të cenuar në të drejtat e tyre.

Kur qindra mijëra qytetarë flasin me zërin e protestës, askush nuk mund ta zëvendësojë atë realitet me disa video të përzgjedhura për konsum politik. Zëri i qytetarëve është gjithmonë më i fortë se propaganda.

Etiketa: ina zhupaprotestuesTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

22:36 : 12/07/2026
AKTUALITET

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

19:44 : 12/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

11:22 : 11/07/2026
AKTUALITET

Pankartat epike të protestës së 40-të: Arresto Belindën

21:37 : 09/07/2026
AKTUALITET

40 ditë rezistencë/ Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej

19:27 : 09/07/2026
Para

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

TË GJITHA

Horoskopi, 13 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 12/07/2026

Mbyllet dita e 43-të e protestës, qytetarët: Nesër kallëzim në SPAK për hetimin ndaj review online

22:50 : 12/07/2026

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

22:36 : 12/07/2026

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026

“Dhashë dorëheqjen nga RENEA”/ Pedagogu: Ika prej mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë

21:30 : 12/07/2026

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş