• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Revolta e “të përjashtuarve”

08:07 : 14/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kjo është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, e brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ardhmen në Shqipëri, për shkak të mungesës së perspektivës, kostos së lartë të jetesës, mungesës së vendeve të mira të punës, arsimit problematik, pagave të ulëta, çmimeve të papërballueshme të banesave, mungesës së meritokracisë, kapjes së mundësive nga një pakicë dhe një modeli ekonomik që prodhon rritje në letra, por jo gjithmonë mirëqenie.

Për disa ditë me radhë, Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të protestave kundër planeve të zhvillimit në zonën e Zvërnecit.

Por, siç ndodh shpesh me vështrimet nga jashtë, fokusi ka qenë disi i shtrembëruar. Shumë raportime e reduktuan debatin vetëm në zemërimin për prekjen e një zone të mbrojtur natyrore, që nuk pasqyron realitetin.

Në fakt, i ashtuquajturi “Revolucion i flamingove” është më shumë simboli që u dha zërin atyre që deri tani po protestonin në heshtje duke u larguar nga vendi.

Ai është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, i brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ardhmen në Shqipëri, për shkak të mungesës së perspektivës, kostos së lartë të jetesës, mungesës së vendeve të mira të punës, arsimit problematik, pagave të ulëta, çmimeve të papërballueshme të banesave, mungesës së meritokracisë, kapjes së mundësive nga një pakicë dhe një modeli ekonomik që prodhon rritje në letra, por jo gjithmonë mirëqenie.

Lexo edhe:

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

Sinjalet kanë qenë aty, por qeveria nuk ka dashur t’i shohë. Cikli i ri i emigracionit në dekadën e tretë të tranzicionit është pothuajse në nivele të njëjta me atë të fillimit të viteve ’90.

Nga Shqipëria vijojnë të largohen neto rreth 30 mijë persona në vit, me ritmet që janë larguar pas pandemisë dhe me rreth 70% e të ikurve që janë nën moshën 34 vjeç.

Vetëm në një vit, popullsia që përfaqëson grupmoshat e reja 0-34 vjeç ka pësuar rënie me 33 mijë persona, që është shumë në një vend ku kanë mbetur më pak se 2.4 milionë persona.

Qeveria është mbrojtur gjithnjë me argumentin se në një vend të hapur nuk mund të ndalosh njerëzit të ikin në një vend si Gjermania, p.sh., që nuk e konkurrojmë dot për pagat.

Por ajo që është anashkaluar është fakti, që në Shqipërinë e bukur, ritmet e largimit në raport me popullsinë krahasohen me vendet ku njerëzit ikin nga lufta, si Irani.

Parashikimet janë edhe më të zymta. Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara parashikon se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025 – 2050, duke u renditur e treta në botë pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.

Ky nuk është thjesht një problem demografik. Është një problem zhvillimi. Sepse nëse të rinjtë nuk arrijnë të gjejnë vendin e tyre në ekonomi, atëherë ekonomia humbet energjinë, inovacionin dhe kapitalin njerëzor që i nevojitet për të ecur përpara.

Të vetëpërjashtuar janë dhe ata që jetojnë në Shqipëri, dhe protesta e tyre e heshtur ka qenë të mos bëhen pjesë e sistemit të administratës, që potencialisht të bën patronazhist, apo e parasë publike, që implikon përfshirje në korrupsion.

Kjo është ajo pjesë që deri tani ka bojkotuar dhe zgjedhjet, edhe për faktin që ka munguar morali opozitar. Të dyja këto grupe po i rikthehen aktivizmit me “fluturimin e flamengove”.

Alternativa e vetme është që zëri i tyre të merret seriozisht. Zhvillimi ekonomik nuk mund të mbështetet vetëm te rritja e çmimeve të pronave, te ndërtimi apo te konsumi. Ai duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Duhet të krijojë mundësi për shtresat e gjera të popullsisë. Duhet të rrisë produktivitetin dhe vlerën e shtuar në çdo sektor të ekonomisë, nga bujqësia tek industria, nga turizmi te teknologjia. Duhet të mbështetet në investime serioze në arsim, shkencë, kërkim dhe infrastrukturë moderne.

Revista Monitor ka promovuar gjithmonë investimet dhe zhvillimin. Por zhvillimin e qëndrueshëm.

Atë që krijon vlerë afatgjatë për ekonominë, respekton mjedisin dhe ruan burimet për brezat që do të vijnë. Dhe vlerësime të tilla bëhen vetëm nëse ka transparencë për projektet, që fatkeqësisht ka munguar deri tani, duke krijuar probleme të tilla.

Dhe nuk ka pse habitemi pse shumica janë skeptikë, pas asaj që kemi parë të ndodhë me të ashtuquajturin projekt strategjik të Durrës Marina, që nuk solli asnjë investim, por po mbledh paratë përmes parapagimeve, apo me bregdetin e Jugut, të mbushur me vila në kodra, që dikur kanë qenë të lulëzuara.

Shqetësimi nuk është kundër zhvillimit. Shqetësimi është nëse zhvillimi nuk është transparent, nuk krijon mirëqenie të barabartë apo prodhon gjithnjë e më shumë të përjashtuar.

Mbi dy mijë vjet më parë, Vlora u bë sheshi i betejës në luftën për pushtet mes Cezarit dhe Pompeut. Të dy e panë atë si terrenin ku mund të përplaseshin drejt objektivave të tyre perandorake. Historia i kujton ata.

Por pak kujton banorët e zakonshëm që jetonin në ato brigje dhe që u përballën me pasojat e përplasjeve të të mëdhenjve.

Rreziku sot është që Shqipëria të mbetet sërish thjesht një vendkalim e vendpërplasje në planet e të tjerëve, ndërsa harrohen njerëzit që jetojnë këtu, më së pari nga qeveria shqiptare. Mediat e huaja mund ta kenë interpretuar gabim objektin e “Revolucionit të flamingove”.

Por mesazhi i tij është shumë i qartë. Protesta nuk flet vetëm për flamingot, për Zvërnecin apo për një projekt të vetëm. Ajo flet për një brez që nuk dëshiron të jetë më i përjashtuar nga e ardhmja e vendit të vet.

Dhe kjo është një çështje shumë më e madhe sesa çdo investim i vetëm. /Monitor

Etiketa: protesteqeveriaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

21:23 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

20:55 : 04/07/2026
AKTUALITET

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026
AKTUALITET

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026
AKTUALITET

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026
Para

Këmbimi valutor 14 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

21:23 : 04/07/2026

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

20:55 : 04/07/2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

20:39 : 04/07/2026

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio