• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Porta në Kakome”/ Protestuesi: Luan Leka ka vendosur portën në plazh, reagon kompania: Ja e vërteta e Kakomesë

19:42 : 13/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Në protestën qytetare kundër qeverisë, një banor i zonës së Kakomesë ngriti sërish shqetësimin për atë që e cilësoi si bllokimin e plazhit të Kakomesë prej më shumë se dy dekadash.

Qytetari ka akuzuar biznesmenin Luan Leka dhe interesat oligarkike për bllokimin e aksesit në plazh prej më shumë se dy dekadash.

“Rama, jep dorëheqjen! Të dashur miqtë e mi, unë nuk do ta zgjas shumë. Të njëjtin problem që kanë pasur banorët e Zvërnecit, ne e kemi prej 20 vitesh në Kakome, ku oligarkët na kanë vendosur një portë në plazhin tonë.

Poshtë oligarkët! Rama burg, Berisha burg!

Lexo edhe:

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

Marshimi/ Qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Edhe te ne janë oligarkët, Luan Lekaj i sallamit, ai tjetri, Dritani. Ç’punë kanë ata që na kanë vendosur një portë? Po kush do ta shembë atë portë atje?

Në fshatin tonë kanë mbetur 20 plaka dhe 10 pleq, sepse Edi Rama ua ka detyruar të gjithëve rrugën e kurbetit. E ka shpopulluar Shqipërinë.”, ka thënë protestuesi.

Reagim i Aleksandër Hysi, administrator i kompanisë Riviera në pronësi të  Luan Lekës

E vërteta mbi Kakomenë

Prej kohësh opinionit publik i është paraqitur një histori e mbushur me të pavërteta të llojeve të ndryshme.

Për këtë arsye, në emër të shoqërisë “Riviera Kakome” sh.p.k., vlerësojmë të bëjmë këtë reagim me qëllim informimin e drejtë dhe shkurtimisht të opinionit publik mbi të vërtetën për Kakomenë.

Kronologjia e ngjarjeve

Më datë 05.07.2004, Këshilli i Kontrollit të Territorit të Republikës së Shqipërisë i dha kompanisë “Riviera” sh.p.k. truallin e Kakomesë me qira për 99 vjet. Njëkohësisht u miratua edhe ndërtimi i një resorti turistik, i cili do të realizohej në bashkëpunim me kompaninë franceze “Club Med”.

Ky vendim u kundërshtua nga subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë”, në emër të banorëve të fshatit Nivicë. Ky fshat ndodhet rreth 10–15 km larg Gjirit të Kakomesë. Pretendimi i këtij subjekti lidhej me mbrojtjen e së drejtës së pronësisë mbi tokë pyjore dhe kullota.

Fillimisht, subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” kërkoi nga AKKP (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave) njohjen e të drejtës së pronësisë, duke pretenduar se duhej t’i njihej pronësia mbi një sipërfaqe prej disa qindra hektarësh, e emërtuar “pyll dhe kullotë”. AKKP Tiranë, me vendimin nr. 244, datë 07.09.2007, e rrëzoi këtë kërkesë si të pabazuar.

Më pas, subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” e kundërshtoi këtë vendim duke ngritur padi kundër AKKP Tiranë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me vendimin nr. 7153, datë 27.08.2008, gjykata e rrëzoi sërish kërkesën për njohjen e pronësisë.

Në vijim, gjykimet u zhvilluan në të gjitha shkallët e gjyqësorit: në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” iu drejtua edhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe aty kërkesa nuk u pranua.

Në të gjitha vendimet gjyqësore të periudhës 2009–2012 del qartë se pretendimi i disa banorëve të fshatit Nivicë dhe i subjektit “Bashkësia e Fshatit Nivicë” për njohjen e sipërfaqes së pretenduar si tokë pyjore dhe kullotë është rrëzuar si i pabazuar.

Një tjetër fakt domethënës, i cili nuk i është bërë i njohur opinionit publik dhe që është thelbësor, është se në të gjitha kërkesat e paraqitura nga subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” dhe disa banorë të këtij fshati, janë përcaktuar qartë kufijtë e kullotave të pretenduara. Si kufi perëndimor i këtyre kullotave është përcaktuar “Manastiri i Kakomesë”.

Ndërkohë, trualli që shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka blerë nga shteti shqiptar në Gjirin e Kakomesë fillon disa qindra metra në perëndim të Manastirit të Kakomesë (konkretisht rreth 250 metra), pra shumë jashtë kufirit të pretenduar nga banorët dhe subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë”.

Konkluzioni është i thjeshtë: trualli i Kakomesë me sipërfaqe 29.07 ha nuk ka qenë pjesë e kullotave të pretenduara në gjykatë. Pra, jemi përballë një pretendimi krejtësisht të pabazuar, të paarsyeshëm dhe jashtë çdo logjike juridike e morale.

Vlerësojmë se ata që kanë pretenduar dhe mbrojtur në të gjitha shkallët e gjykimit pronësinë mbi kullotat e pretenduara si pronë të fshatit Nivicë, kanë preferuar të mos tregojnë të vërtetën, por të dezinformojnë opinionin publik. Kufijtë e pretenduar janë themeli i gjithë problematikës së projektit të Kakomesë, ndaj fshehja e një të vërtete kaq thelbësore nuk mund të jetë bërë pa qëllim.

Për këtë arsye, shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k., duke qenë në dijeni të së vërtetës, ka treguar durim dhe qetësi, edhe pse me kosto të konsiderueshme ekonomike, duke pritur prej më shumë se 22 vitesh dhe pa kryer asnjë dëmtim të pronës, derisa të gjitha pretendimet të zgjidheshin dhe e vërteta të bëhej plotësisht e qartë.

Vlerësojmë se sa më sipër duhet t’i bëhet e ditur opinionit publik. Të gjitha sa deklarohen mbështeten në dokumentacion të rregullt dhe kushdo që ka interes mund t’i konsultojë dhe t’i verifikojë për çdo paqartësi apo sqarim të mëtejshëm.

Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. (e krijuar sipas ligjit nga ndarja e shoqërisë “Riviera” sh.p.k.), pasi konflikti u zgjidh me vendime gjyqësore përfundimtare, procedoi me blerjen e truallit me sipërfaqe 29.07 ha. Pra, trualli është blerë dhe nuk është përfituar falas nga shteti.

Kjo praktikë ishte në përputhje me legjislacionin përkatës dhe e ngjashme me procedurat e ndjekura për blerjen e trojeve të fshatrave turistike në zona të tjera të vendit, përfshirë zonën e Golemit dhe Qerretit.

Megjithatë, procesi i zhvillimit u pengua nga disa AMTP të paligjshme, të lëshuara nga Komuna Himarë. Edhe për këto AMTP çështja është zgjidhur përfundimisht dhe, me vendim gjykate, janë dënuar personat përgjegjës.

Ndërsa për personat që dispononin dokumente pronësie të përfituara nga privatizimi i repartit ushtarak që ndodhej aty para viteve ’90, është lidhur një kontratë e rregullt shkëmbimi.

Në përfundim, dëshirojmë të theksojmë se zotëruesit aktualë të pronës së blerë nga shteti, pas përfundimit të proceseve gjyqësore, kanë shpenzuar mbi 9 milionë euro vetëm për blerjen e kësaj prone, pa përfshirë shpenzimet për projektet dhe infrastrukturën mbi truall, si rrugë, kanalizime dhe puseta.

Gjithçka është ndërmarrë me qëllimin për të ndërtuar një resort që do të ishte ndër më të mirët në Mesdhe, por që, për arsye shpesh antiligjore dhe absurde, është vonuar në realizimin e tij./Boldnews

Etiketa: kakomejaLuan Lekaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026
AKTUALITET

Marshimi/ Qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

21:50 : 13/06/2026
AKTUALITET

Nga dorëheqja te qeveria teknike, diaspora me banderolën gjigante, shpalos 6 kërkesat

21:19 : 13/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:04 : 13/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit fusin “në burg” Belindën, Ramën dhe Berishën

20:43 : 13/06/2026
AKTUALITET

Në kërkim të gjenezës së “Shqipërisë së re”

20:33 : 13/06/2026
Para

Shëngjin/ Autobusi del nga rruga, përfundon në kanal

TË GJITHA

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

22:58 : 13/06/2026

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

22:47 : 13/06/2026

Në kërkim për trafik droge, arrestohet Moisi Habilaj

22:34 : 13/06/2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026

Protestuesit i hapin rrugën ambulancës

22:00 : 13/06/2026

Marshimi/ Qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

21:50 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet