• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëhiqet rektori Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme

19:30 : 11/06/2026
në AKTUALITET

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, duke ngritur akuza të forta ndaj Bordit të Administrimit për ndërhyrje që, sipas tij, cenojnë autonominë universitare dhe bien ndesh me ligjin.

Në një letër drejtuar ministres së Arsimit, Gjuraj shprehet se mandati i tij buron nga komuniteti universitar dhe se drejtimi i universitetit duhet të mbështetet në transparencë, përgjegjësi publike dhe respekt për autonominë institucionale.

“Mandati që buron nga komuniteti universitar nuk është vetëm një e drejtë për të drejtuar, por një detyrim për ta ushtruar atë me integritet, në respekt të autonomisë universitare dhe në shërbim të universitetit e qytetit të Shkodrës”, shkruan ai.

Sipas Gjurajt, qëllimi i kandidimit të tij nuk ishte përmbyllja e një karriere personale, por nisja e një procesi transformimi për universitetin, me fokus cilësinë akademike, transparencën dhe zhvillimin institucional.

Në letrën e dorëheqjes, ai kundërshton veçanërisht vendimin e Bordit të Administrimit për emërimin e administratorit të universitetit, të cilin e konsideron të paligjshëm.

Lexo edhe:

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

Po ashtu, ai kritikon vendimin për shtyrjen e moshës së daljes në pension për administratorin, duke e cilësuar atë si të njëanshëm dhe diskriminues.

Një tjetër pikë përplasjeje lidhet me procedurat e rekrutimit të stafit administrativ. Gjuraj thekson se një raport i grupit të punës të ngritur nga Ministria e Arsimit ka konstatuar se shpallja për punësim e miratuar nga Bordi i Administrimit është e pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë.

Ai akuzon gjithashtu Bordin për shkelje të tjera ligjore, përfshirë pagesa honorarësh për projekte në mënyrë preferenciale dhe pa vendimmarrje të rregullt institucionale.

Në përfundim të letrës, ai kërkon zbatimin e dispozitave ligjore për garantimin e funksionimit normal të Universitetit të Shkodrës pas largimit të tij nga detyra, ndërsa u kërkon ndjesë qytetarëve të Shkodrës, studentëve dhe stafit akademik që mbështetën projektin e tij për transformimin e universitetit.

Letra e Gurajt:

E nderuar zj. Ministre,

Po ju drejtohem me këtë letër, për të ripohuar një parim themelor, i cili udhëheq mënyrën se si e kuptoj dhe ushtroj detyrën që më është besuar, si dhe përgjegjësinë institucionale që buron prej saj. Ky parim duhet të mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm në çdo rrethanë, që lidhet me funksionimin dhe drejtimin e universitetit.

Detyra e rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më është besuar përmes një procesi konkurrimi dhe votimi akademik. Mandati buron nga komuniteti universitar dhe, mbi këtë bazë legjitimiteti, mbështetet drejtimi i këtij institucioni publik.

Kandidimi për këtë detyrë nuk ka qenë një hap për të përmbyllur një karrierë personale, tashmë të konsoliduar prej kohësh në institucione të tjera të arsimit të lartë dhe diplomaci. Përkundrazi, pranimi i këtij funksioni lidhet me bindjen se, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” meriton një proces të mirëfilltë transformimi institucional, mbështetur në transparencë, përgjegjësi publike dhe respekt për autonominë universitare, në përputhje me rolin e rëndësishëm që ky institucion zë në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Detyra e rektorit nuk është as mision personal, as një mekanizëm imponimi, por një funksion institucional, që kërkon partneritet dhe mbështetje për forcimin e cilësisë akademike, përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe afirmimin e universitetit në rolin që i takon në jetën publike dhe zhvillimin intelektual të qytetit të Shkodrës e më gjerë.  Kjo është një përgjegjësi, nderim dhe detyrim ndaj traditës së këtij institucioni dhe këtij qyteti, por, mbi të gjitha, prindërve dhe studentëve që ia besojnë këtij universiteti formimin dhe të ardhmen e tyre.

Që në fillim të ushtrimit të detyrës sime kam theksuar se, universiteti duhet të qëndrojë larg çdo ndikimi politik.  Rektori nuk përfaqëson interesa politike, por ai shërben në funksion të komunitetit akademik dhe publikut.  Në këtë kuptim, çdo mbështetje institucionale, përfshirë edhe ajo e Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, që, në fakt, nuk kanë munguar, ka qenë dhe mbetet e mirëpritur, sa kohë që respekton këtë parim dhe kontribuon në zhvillimin e universitetit.

Në këtë frymë, kam kërkuar mbështetje për përpjekjet e nisura dhe jo krijimin e barrierave artificiale, që pengojnë një proces transformimi të domosdoshëm për universitetin dhe rolin që ai duhet të ketë në jetën e qytetit.

Kjo qasje, mesa duket, nuk gjeti mirëkuptimin e duhur dhe nëse ushtrimi i këtij funksioni shoqërohet me ndërhyrje që cenojnë autonominë institucionale, atëherë nuk po hezitoj të lë në tavolinë dorëheqjen time dhe t’i rikthehem jetës akademike si profesor.  Rektori është i përkohshëm, Bordi i Administrimit (BA) i jashtëkohshëm, por Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është dhe mbetet i përhershëm.

Vendimi i BA-së për emërimin e administratorit është, sipas meje, i papranueshëm dhe një qëndrim të tillë, siç dihet, unë e kam bërë publik.  Por, kjo thellohet më tej, kur, po ky Bord, pa bazë ligjore, në mënyrë të njëanshme dhe diskriminuese në raport me stafin tjetër akademik e administrativ, merr vendimin për t’i shtyrë moshën e daljes në pension.

Përveç kësaj, BA, përfshirë dhe 4 përfaqësuesit e MA në të, injoron dhe hedh poshtë me arrogancë, Raportin Final të Grupit të Punës të ngritur prej jush, pas kërkesës time, për verifikimin e ligjshmërisë së procedurave të konkursit publik për rekrutimin e personelit administrative, në vitin 2025, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.  Ky Raport i jep të drejtë pretendimeve të rektorit, ku konkludon qartë se: “shpallja për punësim nga BA është e pavlefshme”.  Vendimi i BA, nr. 2015, datë 15. 07. 2025 “Për miratimin e kritereve për procedurat e rekrutimit të stafit në varësi të administratorit”, është në kundërshtim me ligjin nr. 80/2015, dhe si i tillë është nul dhe nuk duhet të sjellë pasoja juridike.

Bordi i Administrimit vijon shkeljet ligjore, duke paguar honorare projektesh në mënyrë preferenciale, pa vendime Bordi, por direkt nëpërmjet administratorit, pa filtër shkencor dhe të pacertifikuar nga drejtoria përkatëse dhe rektori, siç ka qenë dhe është praktika normale.

Sa sipër, unë kam autoritetin dhe të drejtën, por jo forcën për të kundërshtuar më tej BA, kurse ata, të gjithë së bashku, kanë forcën, por jo autoritetin dhe të drejtën për t’u imponuar.

Mandati që buron nga komuniteti universitar nuk është vetëm një e drejtë për të drejtuar, por një detyrim për ta ushtruar atë me integritet, në respekt të autonomisë universitare dhe në shërbim të universitetit e qytetit të Shkodrës.

Lutem, zj. Ministre, t’i referoheni nenit 39 të Ligjit 80/2015, pika 9, për të garantuar vijimin normal të funksionimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pas dorëheqjes time të parevokueshme, në dobi të studentëve dhe komunitetit akademik.

Përulem me mirënjohjen më të thellë dhe shpreh ndjesën më të madhe para dhe për qytetarët e Shkodrës, prindërve të studentëve, stafit akademik, administratës dhe studentëve, veçanërisht atyre që mbështetën projektin tim të përditësimit të traditës, nxitjes së transparancës, si dhe nisjes së transformimit institucional, i cili, edhe pse me barriera e vështirësi nga më të ndryshmet, sapo kishte filluar të shfaqte frytet e para.

I uroj përjetësi UNISHK-ut dhe suksese në punën tuaj, zj. Ministre!

Me mirëkuptim,

Prof. Dr. Tonin Gjuraj

Etiketa: doreheqjeRektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”Tonin Gjuraj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

19:01 : 01/07/2026
AKTUALITET

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

08:24 : 01/07/2026
RAJONI

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029

17:59 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

14:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

12:25 : 28/06/2026
Para

DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 2 korrik 2026

23:00 : 01/07/2026

Në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Çobo

22:53 : 01/07/2026

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

22:42 : 01/07/2026
Foto ilustruese

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përfundojnë te Trauma tre persona

22:29 : 01/07/2026

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

22:16 : 01/07/2026

‘The Albania Files’/ Edi Rama ‘Kumbari’, Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës

22:01 : 01/07/2026

SHBA-të refuzojnë të rinovojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën

21:51 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet