• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Metamorfoza” në GJKKO/ Ish-polici dëshmon për vrasjen e Gjin Ndojit: Në vendngjarje gjeta 5 gëzhoja

14:57 : 28/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në GJKKO është zhvilluar këtë të enjte seanca gjyqësore ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës. Gjatë procesit kanë dëshmuar edhe dy ish-policë të patrullës së Komisariatit të Vaut të Dejës, lidhur me vrasjen e Gjin Ndoj Boriçit në vitin 2020.

Ish-efektivi Fran Gjoka deklaroi para gjykatës se, pasi kishte përfunduar turnin dhe po kthehej drejt komisariatit, së bashku me kolegun e tij konstatuan një automjet dhe një person të shtrirë në tokë.

“Kam punuar në policinë e shtetit. Në gusht 2020 nuk kam pasur detyra, kam qenë në patrullë të përgjithshme në komisariatin e policisë Vau i Dejës. Kur është vrarë Gjin (Ndoji) Boriçi, e mbaj mend si ngjarje. Rreth orës 05:30-06:00 unë kam qenë duke shkuar në komisariat”, citohet të ketë dëshmuar ai.

Sipas tij, ai dhe kolegu iu afruan vendit të ngjarjes dhe njoftuan grupin hetimor, ndërsa viktima ndodhej disa metra larg mjetit.

“Kemi shkuar te vendi i ngjarjes me kolegun tim dhe kemi konstatuar një automjet dhe një person të shtrirë mbrapsht. Personi ishte 2-3 metra larg mjetit në ngjyrë kafe. Kemi njoftuar grupin hetimor, erdhi dhe dorëzuam shërbimin në 06:00 të mëngjesit.

Lexo edhe:

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

Erdhi patrulla dhe bënë shërbimin ato. Ne vetëm rrethuam vendimin e ngjarjes. Viktima ishte me shpinë nuk e dallova dot. Automjeti ishte i fikur dhe i mbyllur, nuk kishte dëmtime mesa pashë unë. Duhan në vendin e ngjarjes nuk mbaj mend të kem pirë”, shtoi ai.

Edhe ish-polici tjetër, Gëzim Demaj, dëshmoi se ishte në turnin e tretë kur konstatoi ngjarjen pranë një karburanti në Vau të Dejës.

“Në 2020 kam punuar në komisariatin e policisë Vau Dejës, patrullë e përgjithshme. Kam qenë turni i tretë në gusht të vitit 2020, kur është vrarë Gjin Boriçi. Në 05:30 kam hipur në makinë bashkë me një person tjetër dhe pranë një karburanti kishte ndodhur një vrasje.

Unë kam parë vetëm makinën e ndaluar dhe i thashë shoferit, mbaj makinën se do shkoj në vendngjarje. Njoftova sallën operative, njoftova patrullën dhe viktima ishte 5 metra në krahun tjetër të rrugës”, tha ai.

Demaj deklaroi se në vendin e ngjarjes kishte gjetur pesë gëzhoja dhe se qëndroi aty deri në orën 08:30.

“Kur shkova ishte makina e fikur dhe një person i shtrirë në tokë, i vdekur. Kam ndenjur deri në 08:30 aty. Kam gjetur 5 gëzhoja aty dhe i fiksova aty kaq është detyrë e patrullës. E pashë rastësisht vetë, nuk e dija që kishte ndodhur një ngjarje, nuk u njoftova nga salla”, dëshmoi ai.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet nga SPAK për “Vrasje me paramendim” ndaj Gjin Ndoj Boriçit, ngjarje e ndodhur më 9 gusht 2020 në Shkodër, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas dosjes “Metamorfoza”, vrasja lidhet me një borxh prej 100 mijë eurosh që viktima kishte ndaj Ervis Martinajt. Dyshohet se Ndoji nuk përmbushi një detyrë kriminale dhe u akuzua për tradhti ndaj Martinajt.

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën për vrasjen e Gjin Boriçit. Ndërkohë, Behar Bajri akuzohet edhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Në dosje përfshihen edhe emra të tjerë, mes tyre Astmer Bilali, i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasje, si dhe ish-zyrtarët e policisë Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme për korrupsion, zbulim të akteve sekrete dhe pastrim parash.

Etiketa: GJKKOmetarmofoza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

14:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

11:25 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 të pandehurit, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

12:50 : 10/07/2026
AKTUALITET

Rinis seanca në GJKKO/ Ilir Meta i pranishëm, Kryemadhi: Më është mohuar e drejta për t’u mbrojtur

14:27 : 09/07/2026
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

12:54 : 09/07/2026
Para

Arlinda Pogaj i jep tendera burrit të saj Edigen Pogaj, skema korruptive 5D në OBP që sfidon SPAK-un

TË GJITHA

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş