• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

15:08 : 22/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Raporti i publikuar nga “Together for Life” ngre shqetësimin për gjendjen kritike të financimit publik të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sipas raportit “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë 2025”, vendi ynë mbetet ndër më pak të financuarit në rajon, pavarësisht deklarimeve të qeverisë për rritje të buxhetit në shëndetësi.

Shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë për banor rezultojnë 33% më të ulëta nga mesatarja e vendeve të Ballkani Perëndimor dhe 42% më të ulëta se mesatarja e vendeve te Rajonit.

Për vitin 2025, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri përbëjnë vetëm 2.9% të PBB-së dhe 9.6% të buxhetit publik, ndërsa financimi për frymë arrin në vetëm 590 dollarë,  niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë nga xhepi gati gjysmën e kostove shëndetësore, me 48.27% të shpenzimeve totale, niveli më i lartë në rajon.

Sipas raportit, këto tregues e vendosin larg objektivave të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 dhe premtimeve të qeverisë për shëndetësi falas.

Investime të parealizuara dhe dobësi në menaxhimin e fondeve

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Raporti evidenton probleme serioze në mënyrën si planifikohen dhe menaxhohen fondet publike në shëndetësi. Sipas gjetjeve, një pjesë e konsiderueshme e investimeve të planifikuara për vitin 2025 në kujdesin spitalor janë reduktuar ose kanë mbetur të parealizuara për shkak të mangësive në prokurime, menaxhim projektesh dhe monitorim.

Një tjetër shqetësim lidhet me uljen e financimit për kujdesin parësor, ndërkohë që barra e shërbimeve për qytetarët vazhdon të rritet. Raporti argumenton se zhvendosja e fondeve drejt spitaleve dhe shërbimeve të specializuara është bërë si reagim ndaj krizave dhe mungesave në sistemin spitalor, por në dëm të forcimit të kujdesit bazë shëndetësor.

“Zhvendosja e burimeve të financimit nga sistemi parësor tek ai dytësor është e pajustifikueshme dhe bie ndesh me nevojat në rritje të popullatës dhe me objektivat strategjikë për forcimin e kujdesit parësor si baza e sistemit shëndetësor,” thuhet në raport.

Problematika ka patur edhe në planifikimin buxhetor dhe menaxhimin e investimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS), pasi reduktimet e konsiderueshme të planit buxhetor gjatë vitit 2025 për shpenzimet korrente (shuma e të gjithë shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes) dhe ato kapitale, tregojnë se planifikimi fillestar nuk ka qenë i lidhur ngushtë me kapacitetet reale të zbatimit.

Mbetet shqetësuese edhe mungesa e integrimit ndërmjet raportimeve të MSHMS-së dhe të dhënave të detajuara të FSDKSH-së, çka bën që çështje kritike si devijimet buxhetore, skemat e rimbursimit dhe kontratat koncesionare të mos pasqyrohen plotësisht në raportet zyrtare, duke kufizuar transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

Në mënyrë që vendi ynë të mos jetë ndër më pak të financuarit në rajon në fushën e shëndetësisë, por të ketë një vëmëndje të shtuar dhe përmirësim të situatës, rekomandohet rritje e peshës së financimit publik për shëndetësinë në raport me PBB dhe shpenzimet publike totale. Po ashtu, forcimi i skemës së sigurimit shëndetësor me synim uljen e pagesave nga xhepi.

Zgjerimi i paketave të mbuluara nga skemat e rimbursimit për qytetarët dhe përmirësimi i transparencës dhe monitorimit të investimeve publike dhe performancës së spitaleve./acqj.al

Etiketa: Edi Ramaministria e shendetesiseshendetesishpenzimeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

22:13 : 23/06/2026
Para

Studimi paralajmëron për varësinë digjitale të Evropës

TË GJITHA

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş