• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet. Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri

13:20 : 21/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Siguria e materialeve të ndërtimit dhe standardet mbrojtëse ndaj zjarrit u kthyen në fokus të interpelancës në Kuvend mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Gjatë fjalës së tij, Braçe ngriti shqetësime lidhur me përdorimin e materialeve të ndërtimit dhe mungesën e kontrolleve efektive të sigurisë, duke iu referuar edhe zjarrit të ndodhur pak javë më parë në një kompleks banimi pranë QSUT-së.

Deputeti deklaroi se prona e banorëve u shkatërrua plotësisht nga flakët, ndërsa sipas tij, edhe pas disa javësh situata mbetet problematike dhe larg rikthimit në normalitet.

“Isha dy ditë më parë në kompleksin e djegur pranë QSUT-së. Përveç pagesës së qirasë për strehim të përkohshëm, nuk ka ndodhur asgjë tjetër. Nuk është bërë as pastrimi i objektit, ndërsa banorët vazhdojnë të jetojnë me pasiguri”, u shpreh Braçe.

Ai ngriti pyetje mbi ekzistencën dhe zbatimin e kodeve të mbrojtjes nga zjarri në ndërtime, veçanërisht në godinat që grumbullojnë një numër të madh qytetarësh, duke theksuar rëndësinë e certifikatave të sigurisë dhe kontrolleve periodike për sistemet elektrike, furnizimin me ujë dhe mbrojtjen ndaj zjarrit.

Lexo edhe:

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

Sipas Braçes, sektori i ndërtimit është fokusuar më shumë te pamja estetike e objekteve sesa te standardet reale të sigurisë.

“Po ndërtojnë për të shitur një fjetinë të bukur nga jashtë, por jo domosdoshmërisht një banesë të sigurt. Siguria nuk shihet dhe për pasojë nuk shitet”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, ministri Enea Karakaçi tha se cilësia e materialeve të ndërtimit mbetet një nga elementët kryesorë për garantimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së objekteve.

Karakaçi bëri me dije se është hartuar një projektligj i ri për tregtimin e produkteve të ndërtimit, i cili synon përafrimin me rregulloret e Bashkimit Europian dhe krijimin e një sistemi modern për verifikimin dhe certifikimin e materialeve të ndërtimit.

“Cilësia e materialeve të ndërtimit, një prej faktorëve më të rëndësishëm në garantimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të objekteve të banimit. Kuadri ligjor në Shqipëri ka vendosur disa themele përsa i përket kontrollit të cilësisë në ndërtim, duke përcaktuar personat përgjegjës dhe institucionet kompetente.

Në këto akte janë detajuar dhe evidentuar dispozitat për kontrollin e cilësisë së materialeve të ndërtimit. Ligji parashikon që prodhuesi është përgjegjës për deklarimin dhe vërtetimin e konfirmimit të produktit ndërsa mbikëqyrja e tregut kryhet nga inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit. Legjislacioni aktual është i hershëm dhe ka dalë nevoja për përditësim edhe në kuadër të integrimit të BE-së.

Është hartuar pr.ligji për tregtimin e produkteve të ndërtimit i cili synon përafrimin me rregulloren e BE-së të 2024-ës. Ky pr.ligj synon krijimin e një sistemi modern dhe të unifikuar për vlerësimin, verifikimin dhe deklarimin e performancës së produkteve të ndërtimit në përputhje me standardet e BE-së. Po ashtu, parashikon ngritjen e strukturave përgjegjëse për certifikimin, vlerësimin teknik dhe mbikëqyrjen e tregut me qëllim rritjen e sigurisë. Ky pr.ligj është hedhur për konsultim publik”, tha Karakaçi.

Etiketa: Enea Karakaçierion bracekuvendndertime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

13:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi me masa të forta sigurie, bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore

10:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

19:44 : 12/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
Para

Kompanitë e Xhindolit dhe Ujkas me centrale diellore 174 MW në toka publike me qira simbolike

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş