• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për inat s’e lëshoj…”/ Sherr mes kushërinjve në Tiranë, shkak prona te Liqeni i Thatë

21:13 : 20/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Rasti i transmetuar këtë të mërkurë, më 20 maj në emisionin “Stop”, në Tv Klan lidhet me denoncimin e familjes Peti nga Tirana mbi një konflikt të rëndë pronësie, ku pretendohet, se përmes një skeme me kontrata qiraje, dokumente të dyshimta dhe një vendim gjykate për masë sigurie, u është marrë padrejtësisht një pronë rreth 2000 m² në zonën e Liqenit të Thatë.

Në qendër të akuzave janë qytetari Xhemal Shima, kushëriri i familjes Peti, Sulejman Peti, si edhe përmbaruesi privat Baftjar Nela.

Sipas denoncuesve, historia nis në vitin 2020, kur familja Peti ia dha me qira pronën djalit të Xhemal Shimës për një periudhë 5-vjeçare, me qëllim përdorimin e saj si parkim privat.

Pas përfundimit të kontratës, familja pretendon, se qiramarrësi refuzoi të largohej nga prona. Në këto kushte, sipas tyre, “zaptuesi” Xhemal Shima lidhi një kontratë të dytë me Sulejman Petin, kushëririn e familjes, duke përdorur dokumente të tjera pronësie, konkretisht një AMTP të përfituar nga ligji 7501.

Denoncuesit pretendojnë, se prona në fjalë nuk ka qenë kurrë tokë bujqësore dhe nuk është trajtuar asnjëherë sipas ligjit 7501, ç’ka sipas tyre, e bën të pavlefshëm dokumentacionin e përdorur për kontratën e dytë.

Lexo edhe:

Nis marshimi nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

Në pamjet me kamera të fshehtë, qytetari Sulejman Peti dhe djali i tij dëgjohen duke pranuar nën zë, se prona nuk u përket atyre, por familjes denoncuese.

Edhe vetë i akuzuari Xhemal Shima, sipas materialit filmik, pranon, se toka është e familjes Peti dhe se veprimet e tij kanë ardhur si reagim, pasi kontrata e qirasë nuk iu rinovua. Ai pretendon se, falë influencës që ka, do të arrijë të pajisë qytetarin Sulejman Petin me certifikatë pronësie, ndërsa pranon gjithashtu, se ka bërë disa kallëzime penale për të ushtruar presion ndaj denoncuesve.

Në tentativën e tretë, me ndërhyrjen e policisë, masa e sigurimit u ekzekutua mes përplasjesh dhe tensionit të fortë, ndërkohë që denoncuesit këmbëngulin, se edhe në atë moment mungonte një hartë e saktë me kufijtë realë të pronës së pretenduar nga Sulejman Peti.

Episodi 1

Denoncuesit, familja Peti: Pa një hartë, a jeni në vete?! Po si do futet ai, pa një hartë?! Pa një hartë, nuk futeni brënda! Kaq…! Nuk e di zotëria, ku e ka hartën. Mos e lejoni të futet, se është pa hartë! Nuk e di zotëria, ku e ka vendin, o zotëri! O plehrë, dil këtej! Kush është ai zotëria, që futet aty…

Episodi 2

Denoncuesit, familja Peti: Ne nuk duhet të kishim përfunduar kështu nëpër gjykata, nëpër prokurori…

Xhemal Shima: Kjo ishte punë inati.

Denoncuesit, familja Peti: Po ti, si mund të bësh inat me mua?

Xhemal Shima: E di, çfarë kam menduar deri dje? Që të shkoj të takoj gjyqtaren, që të fitoj edhe dëmin, që m’u ka bërë tani, o nga ti o nga Sula. Nuk të kam veçu ty nga Sula, e kam mbajt Sulën peng, që edhe ta bëj si pronar, po që ta mbaj edhe aty peng pas vetes time…

Denoncuesit, familja Peti: Pse, ti e bën Sulën pronar?

Xhemal Shima: Aq sa mundem, tani çfarë të të them unë ty, se më plasi b*tha mua për Sulën. Unë Sulën e kam mbajt, për ta bërë pronar, për ta pas në luftë me ty. Kaq gjë mjafton për mua Sula.

Episodi 3

Denoncuesit Peti: Mos guxo të prekësh me dorë, se do kallzohesh direkt penalisht!

Përmbaruesi Baftjar Nela: Po, po kallzim…

Denoncuesit Peti: Preke, preke!

Përmbaruesi Baftjar Nela: Po ja, me.

Denoncuesit Peti: Kush je ti, që prek me dorë? Plehrë!

Përmbaruesi Baftjar Nela: Po ik më, mos më prek me dorë! Mos më hajde,na përmendni policinë, një-dy, një avaz, policia, policia…

Denoncuesit Peti: Nuk vjen përmbarues pa polici! Harroje ti atë!

Përmbaruesi Baftjar Nela: Nga e mësove ti me?

Denoncuesit Peti: Në Kukës…

Përmbaruesi Baftjar Nela: Në Kukës, po kujdes njëcikë më Kukësin, se është me “K”!

Denoncuesit Peti: Cila njësi jeni juve?

Përfaqësuesi i njësisë Sauk i Vjetër: Unë jam përfaqësuesi i Saukut të Vjetër.

Denoncuesit Peti: Si sillni përfaqësues të njësive? Kush ju ka lajmëruar juve? Kush ju ka sjellë juve?

Përfaqësuesi i njësisë Sauk i Vjetër: Kështu më prunë mu, por unë nuk jam i kësaj pjese…

Denoncuesit Peti: Unë nuk e di, kush ju ka sjellë juve. Më vjen keq!

Përfaqësuesi i njësisë Sauk i Vjetër: Më solli njësia…

Denoncuesit Peti: Kush njësi ju ka sjellë juve?

Përfaqësuesi i njësisë Sauk i Vjetër: Njësia 2!

Denoncuesit Peti: Atëherë si njësi 2, kjo toka këtu, nuk i përket kësaj njësie.

Përfaqësuesi i njësisë Sauk i Vjetër: Nuk e kam këtë tokën këtu.

Denoncuesit Peti: Po si se ke? Po pse erdhe, kur s’e njef tokën?

Përfaqësuesi i njësisë Sauk i Vjetër: Po më prun me, më thanë “shko njëcikë atje, s’ke për të folur, s’ke për të thënë asgjë”.

Denoncuesit Peti: Unë jam pro Vendimit të Gjykatës.

Asistentja e përmbaruesit: Do ta ekzekutosh vendimin? Po-jo, po-jo?

Denoncuesit Peti: Unë jam pro.

Asistentja e përmbaruesit: S’do ta ekzekutojë, kallzim penal, po të kërkon njëcikë Endri,prokurori…

Denoncuesit Peti: Uaaaa.., kërcënim i hapur?!

Asistentja e përmbaruesit: Jo, jo! Unë kam njoftuar prokurorin e gatshëm.

Episodi 4:

Denoncuesit Peti: Unë ia shpjegova, ku është Kallmi. Fol dhe ti!

Denoncuesit Peti: E dërguam tek Kallmi, por prapë vjen këtu, ndërkohë ne i themi Kallmi është atje, zonja vjen këtu.

Ekspertja e përmbaruesit: Sepse aty është vendimi i gjyqit.

Denoncuesit Peti: Jo moj zonjë! Vendimin e gjyqit e ke tek Kallmi, nuk e ke tek toka e Dashit. Ekspertja nuk po vepron asgjë. Të lutem ma trego me dokumenta këtu është Kallmi! Atëherë ekzekutojeni! Trokitët tek shtëpia jonë sot? A patë ndonjë dokument?

Ekspertja e përmbaruesit: Nuk erdha, sepse nuk kam ardhur personalisht, as për Xhemal Shimën, as për juve. Unë kam ardhur, kam ardhur nga përmbarimi, më cakton përmbarimi.

Episodi 5-Policia shoqëron në komisariat Denoncuesit

Denoncuesit Peti: Nuk të lejoj ta prishësh, sepse keni një vendim pa hartë! Mos e lejo të futet! Mos e lejoni të futet! Nuk e di zotëria, ku e ka vendin. Bëni si të doni, por po hapni gjak me njëri-tjetrin! Po mirë, mo përmbarues, cfarë do thuash, n.q.s, prona jonë është e ndryshme nga kjo, që kërkon ta ekzekutosh? O përmbarues! Je pa një hartë!

/Emisioni STOP

Etiketa: denoncimkonflikt pronesiestopTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis marshimi nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

21:44 : 23/06/2026
AKTUALITET

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

21:21 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protesta për dorëheqjen e Ramës, mes qytetarëve edhe ish-zv.ambasadori i OSBE-së

21:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiklistin në vijat e bardha

16:37 : 23/06/2026
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës shtrenjton parkimin, banorët 15 mln euro në vit për qëndrimin e mjeteve

08:08 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
Para

Vrasja e të fortit të Elbasanit, flet anëtari i familjes rivale: Një plumb më goditi në krah

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş