• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AKU i bllokoi biznesin, reagon “Sori-Al”: Po bëhet ndëshkim brutal dhe presion! Ushqimi brenda normave

10:12 : 15/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Elton Qyno 

Vetëm një ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjobiti me 15 milion lekë të vjetra dhe vendosi të ndërpresë aktivitetin tregtar të shoqërisë “Sori-Al” me garnizonin “Skënderbeu” të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka ardhur dhe reagimi i kompanisë që administrohet nga Alma Tafani, e cila prej disa ditësh është vendosur në shënjestër.

Në reagimi e saj përfaqësuesit e kompanisë “Sori-Al”, shprehen se në vend që të kërkohet e vërteta dhe të mbrohet standardi ushqimor me profesionalizëm, po shohim skena presioni, represioni dhe ndëshkimi brutal, që ngjajnë më shumë me metodat e Gestapo-s sesa me një shtet që pretendon të hyjë në Bashkimin Europian.

“…Shqipëria nuk integrohet duke terrorizuar biznesin. Shqipëria nuk bëhet evropiane duke përdorur institucionet si kamxhik politik…”-thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas kompanisë “Sori-Al”, AKU duket se ka zgjedhur rrugën e hakmarrjes dhe spektaklit mediatik, pasi drejtoresha, Blerina Gjylameti, vazhdon ta shohë biznesin si armik politik dhe jo si partner strategjik të ekonomisë dhe integrimit evropian.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

Dhe ky është rreziku më i madh, kur institucione jetike për sigurinë ushqimore drejtohen me mentalitet politik dhe jo me ekspertizë profesionale nga Ekspertë të fushës.

Deklarata e shoqërisë “SORI-AL” hedh poshtë çdo pretendim për helmim, por sipas kompanisë një tjetër e vërtetë doli në dritë: dhuna administrative, presioni dhe represioni që AKU ushtron ndaj sipërmarrjes shqiptare.

“…kur institucionet humbasin arsyen dhe kthehen në vegla presioni, nuk kemi më shtet ligjor. Kemi frikë. Dhe frika nuk është Evropë…”-thonë përfaqësuesit e “Sori-AI”.

Më tej në deklaratë thuhet se: “…në vijim të deklaratës publike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), si dhe përballë interesit të lartë publik dhe perceptimit të krijuar gjatë këtyre ditëve, shoqëria “SORI-AL” ndjen detyrimin moral të vijojë të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat reale faktike dhe dokumentacionin zyrtar të administruar deri më tani lidhur me ngjarjen e datës 6 Maj 2026 pranë Akademisë së Sigurisë…”.

Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar nga Shërbimi Infektiv pranë QSUT, personat e paraqitur kanë shfaqur një tablo klinike të lehtë deri të mesme, ndërsa diagnoza është referuar vetëm si “gastroenterit akut i dyshuar” dhe jo si helmim ushqimor i konfirmuar laboratorikisht.

Po ashtu, sipas të njëjtit dokumentacion mjekësor, pacientët kanë marrë trajtim simptomatik dhe janë larguar nga spitali brenda një intervali shumë të shkurtër kohor, nga 1 deri në 3-4 orë, në gjendje të stabilizuar dhe pa pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Nga ana tjetër, raportet laboratorike dhe epidemiologjike të administruara deri më tani nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk kanë identifikuar patogjenë viralë apo bakterialë tek personat e ekzaminuar.

Po ashtu, tamponët rektalë të personelit kanë rezultuar negativë për “Salmonella” dhe “Shigella”, ndërsa analizat e ujit kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar sipas standardeve në fuqi.

Është gjithashtu me rëndësi të theksohet se vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bërë publik faktin se nga 9 mostra të kampionuara, 8 prej tyre kanë rezultuar brenda normave ligjore dhe mikrobiologjike të lejuara, ndërsa pretendimi për jokonformitet lidhet vetëm me një kampion të vetëm ushqimor.

Ky kampion i përket vaktit të darkës, produkt i pakonsumuar, dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me rastin e dyshuar për helmim të raportuar në datën 6 Maj 2026, pasi vetë episodi i raportuar lidhet me vaktin e drekës dhe jo me vaktin e darkës.

Megjithatë, ajo që nuk sqarohet në deklaratën publike të AKU-së është fakti se masa ekstreme e bllokimit total të aktivitetit nuk është mbështetur mbi ndonjë konkluzion përfundimtar laboratorik që provon ekzistencën e një episodi helmimi ushqimor të konfirmuar, por mbi raportin epidemiologjik të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, vetë ky raport epidemiologjik nuk rekomandon mbylljen e aktivitetit, por rekomandon monitorim, masa korrigjuese higjieno-sanitare dhe ndjekje të mëtejshme të situatës.

Pavarësisht kësaj, ndaj subjektit janë marrë masa ekstreme administrative, përfshirë bllokimin total të aktivitetit dhe vendosjen e gjobave të shumëfishta, masa të cilat janë në tejkalim të kompetencave të parashikuara nga Neni 46, pika 2 e Ligjit për Inspektimin  dhe Neni 47 i Ligjit “Për Ushqimin”.

Shoqëria “SORI-AL” konsideron se çdo masë administrative duhet të mbështetet mbi prova të plota, standarde ligjore dhe respektim rigoroz të procedurave administrative, dhe jo mbi interpretime paraprake apo trajtime që krijojnë impakt publik disproporcional përpara përfundimit të hetimeve.

Pavarësisht situatës së krijuar, shoqëria jonë ka marrë menjëherë masa të shtuara higjeno-sanitare, duke realizuar pastrim të thelluar, dezinfektim dhe ndërhyrje profesionale D.D.D.

Në fund të deklaratës, “SORI-AL” thotë se do vijojë të bashkëpunojë me institucionet kompetente, duke ndjekur njëkohësisht të gjitha rrugët administrative dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj të ligjshme. /Syri.net

Etiketa: Akademia e SigurisëpoliciaSori-Al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ylli Zalla i shpëtoi sërish RENEA-s, policia: U arratis duke hyrë në pyll, arrestohet 55-vjeçari që e ndihmoi

14:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

12:52 : 23/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

12:31 : 23/06/2026
Para

Tentoi të vriste "Guccin" në Durrës, arrestohet 23-vjeçari /EMRI

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş