• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E mori shkrimin nga Lulzim Basha”/ Gazetarja i përgjigjet Kryemadhit: Nuk diktohem nga politika

14:52 : 13/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi deklaroi se historia e aferës CEZ-DIA ka nisur nga një shkrim i Lindita Çelës, të cilin sipas saj, gazetarja e kishte marrë nga Lulzim Basha.

Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste televizive, ku Kryemadhi e përdori për të argumentuar se akuzat ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta janë të fabrikuara politikisht.

Pas kësaj deklarate, gazetarja Lindita Çela ka reaguar duke e cilësuar si një sulm ndaj integritetit të saj profesional.

Ajo theksoi se nuk ka marrë kurrë materiale nga politikanë dhe se raportimet e saj për aferën CEZ-DIA janë bazuar vetëm në investigim gazetaresk.

Çela kujtoi se edhe 11 vite më parë, ish-bashkëshorti i Kryemadhit, Ilir Meta, e kishte quajtur “gazetare të papërgjegjshme” për publikimin e shkrimit, duke tentuar të cenonte reputacionin e saj.

Lexo edhe:

Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën

Meta i drejtohet Gjykatës së Tiranës, kundërshton mbylljen e hetimeve për policët e burgut

Reagimi i gazetares Lindita Çela

Unë Monika Kryemadhin nuk e kam ndjekur asnjëherë publikisht. As atëherë kur nëpër emisionet prime time fliste për standardin që e rrethonte të dielave me shampanjë dhe festat me tendat gjigante ku të ftuarit i gostiste me kadaif me pana dhe karkaleca deti, verë Deschants dhe puro kubaneze të llojit “Cohiba”; as kur flet për politikë, sepse sado fort të përpiqem me gjithë njohuritë e mia të kufizuara, zor se gjej një rast të saj si deputete e Parlamentit të vendit tim, si Kryetare Partie, të ketë marrë një nismë që së paku të mos i shërbente një pakice; por as dhe tani kur del si analiste, qoftë tek një reality show apo edhe të hallit të vet që ka me drejtësinë.

Kjo për arsyen e vetme se ajo pak kohë që më mbetet, nga puna me orare të gjata, dua ta kem me veten.

Ndaj as nuk do e kisha idenë për daljen e radhës së znj. Kryemadhi, nëse që në mëngjes nuk do të mbinte telefoni, ku ato pak miq që më rrethojnë, ishin të habitur nga deklaratat e saj në lidhje me emrin tim.

Nuk do i kushtoja rëndësi nëse të njëjtat deklarata nuk do ishin të përsëritura në daljet e saj televizive, ku herë si analiste, herë si e pandehur, e herë si viktimë, përfshin edhe emrin tim në përpjekjet për të krijuar një narrativë tjetër mbi akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me të dhe ish-bashkëshortin e saj.

“Historia e CEZ-DIA-s ka filluar nëpërmjet një shkrimi që është bërë nga Lindita Çela të cilin e ka marrë nga Lulzim Basha si shkrim” – tha për të disatën herë Kryemadhi mbrëmjen e së hënës në emisionin e Ylli Rakipit.

Edhe pse zonja Kryemadhi e ka marrë një herë përgjigjen në lidhje me këtë shkrim, atëherë kur aso kohe bashkëshorti i saj në cilësinë e kryetarit të Kuvendit deklaronte se “shkrimi është publikuar nga gazetarja e papërgjegjshme, duke përmirësuar edhe standardin e jetës së saj”, dhënë nga media ku unë punoja aso kohe (gjeni këtu linkun), 11 vjet më pas zonja i rikthehet çështjes sërish duke fyer integritetin tim profesional për të ndërtuar një narrativë mbi publikun se sa “e pafajshme” është për akuzat që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Në këto 11 vite shumë gjëra kanë ndodhur znj. Kryemadhi! Më së shumti për ju, që tashmë jeni në anën tjetër të gardhit, ku më shumë se sa publikun duhet të bindni gjykatën për “pafajësinë tuaj”.

Sa më përket mua, unë vazhdoj të kem të njëjtin standard jetese.

Një shtëpi me pak metra katror të blerë me kredi pas më shumë se 20 viteve punë ku çdo qindarkë është e fituar me mund, por dhe e shpërblyer fort, pikërisht për hir të përgjegjshmërisë time profesionale.

Sot, unë, Lindita Çela drejtoj një ndër të paktat media në vend, krejtësisht të pavarura, që quhet “shteg.org”, ku edhe seancat gjyqësore të çështjes suaj në GJKKO pasqyrohen me profesionalizëm.

Me punën time, duke raportuar jo vetëm për korrupsionin, por edhe për lidhjet e krimit të organizuar në këtë politikën tonë që mban peng vendin prej 36 vitesh, kam fituar besimin e njerëzve që duan që media në Shqipëri të mos urdhërohet nga X politikan apo X kryetar.

Në punën time nuk jam urdhëruar kurrë znj. Kryemadhi, dhe ky është qëllimi pse u krijua “shteg.org” po ashtu.

Ka dhjetëra raporte ndërkombëtare se si politika ka uzurpuar median në vend, dhe kush është roli edhe i bashkëudhëtarëve tuaj, edhe këtë hall nuk i keni me mua.

Kjo është përgjigjja ime në lidhje me atë që ju deklaroni znj. Kryemadhi.

Kjo është e vërteta ime.

Sa për të vërtetat tuaja e di që kemi rrugë shumë të gjatë për të bërë, qoftë edhe për faktin e votave të reformës në drejtësi, ku procese si ato që Ju po përballeni, më së paku duan nja 10 vite që të kemi një vendim final.

Etiketa: CEZ/DIAIlir MetaMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën

16:32 : 21/07/2026
AKTUALITET

Meta i drejtohet Gjykatës së Tiranës, kundërshton mbylljen e hetimeve për policët e burgut

12:03 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Zarf i zi për SPAK-un”/ Kryemadhi: Mbi çfarë provash është ndërtuar dosja 240-faqëshe?

17:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Përfundon seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, gjykata cakton datën e radhës

16:33 : 09/07/2026
AKTUALITET

Rinis seanca në GJKKO/ Ilir Meta i pranishëm, Kryemadhi: Më është mohuar e drejta për t’u mbrojtur

14:27 : 09/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi në GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj

12:50 : 09/07/2026
Para

Berisha akuza Ramës: Po fsheh raportin e IBAR-it

TË GJITHA

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026

“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision

11:57 : 22/07/2026

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026

Alarm ushqimor! Supa e ngrirë nga Italia rrezikon shëndetin, mos e konsumoni

11:50 : 22/07/2026

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026

Reshjet e shiut / 21 fidera jashtë funksionit, probleme me energjinë dhe ujësjellësit në disa zona

11:40 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet