• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Opozita merr fjalën, PS mbyll mbledhjen e Këshillit Bashkiak”/ Teliti: Do shkojmë në Kushtetuese

20:30 : 12/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës socialiste, duke e cilësuar mbledhjen e sotme të këshillit si ‘antikushtetuese’ dhe ‘jashtë çdo funksioni demokratik’.

Sipas Telitit, këshilltarëve të opozitës iu mbyllën mikrofonat dhe kamerat në momentin që do të prezantonin amendamentet për uljen e taksave.

Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes nga PS, Teliti akuzoi mazhorancën se ka frikë nga debati dhe llogaridhënia. Ai theksoi se mbledhja u mbyll me procedurë të përshpejtuar sapo radha për të folur i kaloi opozitës.

‘Një këshill i cili tashmë është kthyer tamam në një çetë personash, këshilltarësh, kartongritësish, të cilët mbyllin mbledhjen sapo vjen radha e opozitës,’ u shpreh Teliti.

Lexo edhe:

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

Deklarata e plotë:

Edhe sot në mbledhjen e sotme të këtij këshilli i cili ka humbur dhe ka dalë jashtë çdo lloj funksioni. Një këshill ku nuk debatohet, një këshill ku nuk lejohen këshilltarët e opozitës të shprehen mbi aktet e rendit të ditës.

Një këshill i cili tashmë është kthyer tamam në një çetë personash, këshilltarësh, kartongritësish, të cilët në momentin e parë që këshilltarët e opozitës u vjen radha për të folur, ngrenë kartonin dhe mbyllin mbledhjen duke kaluar menjëherë në procedurë votimi.

Kishim akte shumë të rëndësishme sot për të diskutuar dhe për të ngritur shqetësimin në emër të qytetarëve të Tiranës. Nuk doni këshilltarët e mazhorancës, që ne sot të flisnim për Eko-parkun dhe për Eco Tiranën, ku i shtohen 9 milionë euro fond, buxhet shtesë dhe njëkohësisht i hiqet e drejta Këshillit Bashkiak për të nënshkruar çdo ndryshim të kontratës, duke ja kaluar ekzekutivit.

Këtij ekzekutivi të korruptuar, i cili sot sipas modelit të Veliajt është në SPAK dhe në gjykatë, për të bërë të mundur që ne të mos marrim vesh gjë se çfarë do të ndodhi në të ardhmen me menaxhimin e plehrave dhe pastrimin e Tiranës.

Nuk donin sot që ne të ngrinim shqetësimin përsa i përket tatimeve, taksave, tarifave që paguajnë qytetarët e Tiranës. Ku ne kishim plot shtatë amendamente të dorëzuara në Këshillin Bashkiak dhe do t’i prezantonim po sot, përsa i përket uljes së barrës fiskale si për familjen, si për individin ashtu dhe për biznesin e Tiranës.

Nuk donin sot të dëgjonin mbi falimentimet me dhjetëra, me qindra që po ndodhin çdo ditë në biznesin e Tiranës. Nuk donin sot të dëgjonin mbi braktisjen që i ka bërë fermerit dhe me talljen që i bëjnë sot duke i dhënë çdo fermeri të Tiranës praktikisht vetëm 6 mijë lek subvencion në vitin 2026 që jemi.

Nuk donin që ne sot të ngrinim zërin e fuqishëm dhe të flisnim përsa i përket tjetërsimit të pronës publike, të cilët duan t’ia japin me qira klientit të radhës, mu në zonën e TEG-ut, në zonë preferenciale, nga më të shtrenjtat e Tiranës, për ta gjoja, për ta futur atë në funksione kulturore dhe arsimore.

Nuk donin që ne sot të flisnim përsa i përket problematikave të transportit urban, problematikave që kanë qytetarët me hapësirat publike të zëna nga ata që janë të klientelës, por ama, të dhunuar hapësirat publike nga po kjo polici bashkiake, nga po kjo, po kjo bashki, dy muaj më parë, kur ndërmori aksionin e saj të famshëm, duke dërrmuar biznesin e Tiranës dhe duke e falimentuar me dhjetëra me qindra prej tyre.

Pse nuk hyn në Bllok policia bashkiake të lirojë hapësirat publike? Pse në zonat e tjera ka ndërhyrë dhe në Bllok jo? Pse ka rrugë të Tiranës që nuk hyn policia bashkiake për të liruar gjoja hapësirat publike të zëna nga bizneset, ama në zona të tjera ndërhyn.

Pse aty ku është klientela e preferuar e Bashkisë së Tiranës, ata që marrin tendera nga Bashkia e Tiranës, ata që marrin paratë e buxhetit të Tiranës dhe i fusin në xhepat e tyre pa i dhënë shërbimin Tiranës mbrapsht, pse ata të tolerohen, ndërsa qytetarët e Tiranës vazhdojnë të vuajnë në kurrizin e tyre përkeqësimin ditor, të dukshëm të jetesës sonë dhe të mirëqenies tonë.

Si është e mundur që sot ata nuk kishin vullnetin dhe e mbyllën menjëherë mbledhjen sapo ju erdhi fjala këshilltarëve të opozitës për të folur, për të folur për çështje që kanë rëndësi për fëmijët tanë, çerdhet, kopshtet, shkollat, atyre shkollave me dy turne.

Si është e mundur që përsëri kemi një mazhorancë socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që pasi i dëgjuam me respektin më të madh, dy orë të plota, mbi qëndrimet e tyre dhe vendimmarrjet e tyre, momentin që na erdhi minutazhi, këshilltarëve të opozitës për t’u shprehur, ata e mbyllën mbledhjen në shkelje të hapur të Kushtetutës, në shkelje të hapur të ligjit për qeverisjen vendore dhe në shkelje të hapur të rregullores.

Ata mund të bëjnë ç’të duan, mund të na i mbyllin mikrofonat siç i mbyllën, mund të na i mbyllin dhe kamerat siç i mbyllën, po opozita dhe ekipi jonë i juristëve që ditën e nesërme, nuk ka më negociatë për të respektuar të drejtat e opozitës.

Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht dhe Gjykatës Administrative, duke filluar më përpara edhe me Prefektin e Tiranës, për shpalljen antikushtetuese, për shpalljen të kësaj mbledhjeje, të kësaj mbledhjeje jo një mbledhje normale, jo një mbledhje ligjore, por një mbledhje jashtë çdo standardi.

Një standard i cili duhet të rivendoset, pasi prej tre vitesh fatkeqësisht, që prej 29 qershorit të vitit 2023, që jemi i konstituuar si Këshill Bashkiak, nuk respektohen absolutisht të drejtat e opozitës. Dhe e fundit fare, përsëri për të 35-in muaj, u refuzua përsëri nga ana e mazhorancës ngritja e komisionit të kontrollit të brendshëm financiar. Kanë frikë të hetohen.

Etiketa: bashkia tiranedorian telitiPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

20:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po ndodh në PS? Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

18:22 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

12:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
Para

Hakmarrja mes dy fiseve në Lezhë: Si u ekzekutua me 25 plumba Entjan Nikulaj! Familja Leksataj në ngujim

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş