• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Standardet e dyfishta në drejtësi/ Bushati: Është e politizuar, punon për pushtetin e Ramës

22:44 : 11/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Sistemi i ri i drejtësisë në Shqipëri është vënë nën akuza të rënda për funksionimin me dy standarde, një praktikë që sipas analistëve duket se favorizon sistematikisht pushtetin aktual dhe godet kundërshtarët e tij politikë.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, analisti Andi Bushati u shpreh se ky nuk është një fenomen i rastësishëm apo pasojë e gabimeve profesionale, por një strategji e mirëmenduar politike që ka përfitues të qartë.

Sipas tij, ky standard i dyfishtë manifestohet përmes një sërë veprimesh të cilat kanë prekur drejtpërdrejt opozitën, ndërsa këto veprime interpretohen si pjesë e një përpjekjeje për të përdorur drejtësinë si një mjet për të dobësuar opozitën.

Bushati nuk e kurseu ironinë, ku tha se pushteti sakrifikon “gurë” pa vlerë, ndërkohë që godet “mbretin dhe mbretëreshën” e kampit kundërshtar.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Për analistin, Shqipëria rrezikon një kthim pas në kohë, në një sistem ku drejtësia nuk është e pavarur, por shndërrohet në një “armë politike” në duart e pushtetit për të eliminuar kundërshtarët.

“Një drejtësi me dy standarde, kush përfiton nga këto dy standarde? Se mund të kesh dy standarde, po ke një drejtësi difektoze, jo profesionale, që i marrin vendimet njëherë kështu, njëherë ashtu, njëherë të bardhë, njëherë të zezë për të njëjtën çështje. A kanë qenë pothuajse këto dy standarde gjithmonë në përfitim të pushtetit? Këtu lind pyetja themelore. Dhe nuk është vetëm Meta dhe Karçanaj, po është që ti sot gjashtë bashki fitoi opozita e vetë. Një ja more e shkretë. Një ja more me SPAK dhe me GJKKO. Një lider partie opozitare e ke në burg. Berishën rrezik po e llogarisin që të arrijë kulmin e procesit para zgjedhjeve.

Pra, pamë të gjithë procesin nga këto dy standarde, na del që këto dy standarde janë të tilla sepse kemi të bëjmë me një drejtësi të politizuar dhe me drejtësinë që punon për këtë pushtet dhe ky pushtet dihet, është vetëm Edi Rama. Prandaj, në këtë kuptim, në qoftë se pranojmë konceptin e dy standardeve, në një farë mënyre i kemi dhënë përgjigje pyetjes, që a e kontrollon Edi Rama drejtësinë? Dhe analizimi rast pas rasti i këtyre dy standardeve, gjithmonë këto dy standarde kanë qenë në dëm të kundërshtarëve të Ramës dhe në favor të Edi Ramës, si rasti Mirlinda dhe Ilir Meta.

 Nuk po flasim për pasionet e Edi Ramës. Po flasim për ekuilibrat e pushtetit. S’e mori as mandat. E, si rrezikon pushtetin, se Beqja vërtet sot vuan në burg prej dy vitesh, por unë dhe ti vazhdojmë paguajmë për koncesionet që Beqja firmosi për llogari të Edi Ramës. Dhe ky është thelbi. Pra, bën ndonjë retushim drejtësia edhe nga pushteti i Edi Ramës, po nuk i prek thelbin e pushtetit.

Ndërsa kur godet nga ana tjetër, kur përdor standardin e dyfishtë nga ana tjetër, godet në zemër të kundërshtarëve të Ramës. Dhe ne pas viteve ’92-’97, pra kohës së Berishës së parë, unë mendoj që ne jemi kthyer te drejtësia politike, te drejtësia që përdoret si armë nga pushteti për të goditur kundërshtarin. Dhe prandaj ne e kemi lehtë të flasim për drejtësinë me dy standarde, se qëllimi final është ky.”- tha Bushati.

Etiketa: Andi BushatiDrejtesiEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
Para

Tenderat e AKSHI-t të paracaktuar! Tafa në “gjurmët” e Karçanajt, i jep ATOM-it sistemin për mjekët e infermierët

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş