• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

80-vjeçarja kthen apartamentin në grumbull mbetjesh, banorët e pallatit në Laç në alarm për epidemi

21:08 : 11/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një situatë alarmante prej vitesh ka shqetësuar banorët e një pallati në lagjen 4 të qytetit të Laç. Një grua rreth 80-vjeçe kishte kthyer apartamentin e saj në një grumbull mbetjesh dhe rrobash të marra nga kazanët e plehrave, duke sjellë erë të rëndë, miza dhe frikë për përhapje infeksionesh për rreth 15 familje që jetonin në pallat.

Banorët tregojnë se problemi vazhdonte prej të paktën pesë vitesh. Sipas tyre, e moshuara çdo ditë sillte në banesë qese me mbeturina, ushqime dhe rroba të marra nga kazanët, ndërsa aroma e padurueshme ishte përhapur në të gjithë shkallën e pallatit.

“Është e pamundur të kalosh në shkallë. Sa herë hap derën, zbresim me hundë të mbyllur nga kati i katërt deri poshtë”, shprehet një banore.

Ndërsa një tjetër thotë se situata ishte bërë e papërballueshme: “Ajo fut çdo ditë 6-7 çanta me mbeturina brenda. Kemi frikë edhe për ndonjë epidemi.”

Lexo edhe:

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

Gazetarët e emisionit Fiks Fare tentuan të komunikonin me të moshuarën, por ajo refuzoi të hapte derën dhe të lejonte xhirimet. Nga dera e apartamentit dukej një korridor i mbushur me rroba dhe sende të grumbulluara, ndërsa era e rëndë ndihej menjëherë në hyrje.

“Jam e sëmurë… këto i kam për t’i shitur. Ik largohu, nuk dua të më filmoni. Jam në shtëpinë time”, u shpreh shkurtimisht ajo.

Për rastin u vu në dijeni edhe shërbimi social i bashkisë. Punonjësit socialë deklaruan se problematika ishte e njohur prej qershorit të vitit 2025 dhe se më herët ishte ndërhyrë për pastrimin e banesës, por situata ishte rikthyer sërish.

Sipas tyre, për shkak se bëhej fjalë për një pronë private, nevojitej bashkëpunim me institucione të tjera, përfshirë policinë, për të mundësuar ndërhyrjen dhe pastrimin e ambienteve.

Pas interesimit të emisionit Fiks Fare, situata mori zgjidhje. Djali i zonjës ndërhyri dhe kreu pastrimin e plotë të banesës, ndërsa gjatë verifikimeve u konstatua se ambienti ishte rehabilituar.

“Ju kërkoj falje që ju bezdisëm, nuk do të ndodhë më”, tha e moshuara pas pastrimit.

Ndërkohë, Drejtoria e Shërbimeve Publike bëri me dije se në ditët në vijim do të kryhet dezinfektimi dhe lyerja e banesës, me qëllim eliminimin e çdo rreziku për shëndetin e banorëve të pallatit.

Etiketa: e moshuarepidemilacplehra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

11:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

09:57 : 10/07/2026
AKTUALITET

Atentati në Kurbin/ Viktima njihej me 4 mbiemra, policia në kërkim të autorëve

08:26 : 10/07/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Laç, një viktimë/ EMRI

22:49 : 09/07/2026
AKTUALITET

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

18:33 : 30/06/2026
AKTUALITET

Tirana e turistëve dhe Tirana e qytetarëve! Vetëm qendra e pastër, pjesa tjetër e zhytur në plehra

16:03 : 26/06/2026
Para

Baçi: Do vijojmë protestat në të gjitha format

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş