• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara industriale në Rajon, Serbia dhe Maqedonia lënë pas fqinjët, Shqipëria me vlerë të ulët

10:48 : 06/05/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, RAJONI

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të kalojnë nga industritë tradicionale drejt modelit “Green” dhe “Digital”, por nga ana tjetër mungojnë standardet dhe investimet në rritjen e aftësive të fuqisë punëtore referon një studim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) “Ndjekja dhe Vlerësimi i Performancës Industriale dhe Ndikimit të Politikave në Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Studimi vlerëson se performanca industriale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) nuk është uniforme. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë më të përparuara, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova paraqiten me zhvillime më të brishta, ndërsa Mali i Zi ka një bazë më të ngushtë të sektorit të industrisë në ekonomi.

Në vitin 2022, sektori i prodhimit kontribuoi me 10% në PBB-në e rajonit WB6, pothuajse në një nivel të ngjashëm që nga viti 2010, krahasuar me 12% në Kroaci, 15% në BE dhe 21% në Slloveni.

Megjithë zhvillimet, kapaciteti industrial i Rajonit të Ballkanit është shumë i vogël krahasuar me BE-në. Në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i afrohen më shumë mesatares së BE-së, kapaciteti i eksportit industrial është vetëm rreth një e katërta e atij të BE-së, ndërsa në Shqipëri ai është rreth 98% më i ulët.

Lexo edhe:

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Serbia me industrinë më të integruar në tregjet globale

Serbia rezultoi ekonomia me bazën më të fortë industriale në rajon. Ajo ka arritur të thithë pjesën më të madhe të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në sektorin e prodhimit (automobila, gomë dhe plastikë), duke bërë që pesha e industrisë në ekonomi të arrijë në 14% në vitin 2022 në një nivel të ngjashëm me 2010, por me një rritje të fortë të vlerës.

Sipas raportit, Serbia ka treguesit më të lartë të intensitetit teknologjik dhe një diversifikim më të madh të eksporteve drejt BE-së në industri. Serbia ka politikën industriale më të integruar në zinxhirët evropianë, veçanërisht në sektorin e automobilave dhe makinerive. Qeveria po subvencionon sektorin e inovacioneve dhe AI (Inteligjencës Artificiale). Raporti thekson se Serbia po performon mirë në eksportet e teknologjisë së lartë, por duhet të përshpejtojë standardet mjedisore.

Maqedonia hyn në zinxhirin e lartë të vlerës

Maqedonia e Veriut ka treguar ecuri pozitive përmes Zonave të Zhvillimit Teknologjik Industrial (TIDZ). Ajo ka arritur të integrojë kompanitë e saj në zinxhirët globalë të vlerës, veçanërisht në komponentët elektrikë dhe pjesët e makinave, duke rritur peshën e industrisë me teknologji të mesme dhe të lartë. Maqedonia e Veriut jo vetëm që ka rritur volumin e eksporteve industriale me 92% ndërmjet 2010-2022, por ka arritur një transformim cilësor, ku 65% e eksporteve janë të teknologjisë së lartë dhe të mesme.

Vendi mbetet një model rajonal për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) përmes Zonave të Zhvillimit Teknologjik. Politika e re synon të lidhë më fort investitorët e huaj me furnitorët vendas, duke nxitur transferimin e teknologjisë dhe rritjen e pagave në sektorin e prodhimit të pjesëve të automobilave. Sektori i industrisë në Maqedoni zë 11.2% të PBB-së nga 8.8% në vitin 2010, por vendi spikat me rritje të vlerës së prodhimit dhe integrimin në zinxhirin e lartë të vlerës.

Bosnja vuan përshtatjen e trashëgimisë industriale

Bosnja dhe Hercegovina edhe pse ka një traditë të gjatë industriale, veçanërisht në metalurgji dhe industrinë e drurit, ajo vuan nga mungesa e modernizimit të teknologjisë. Gjithashtu paqëndrueshmëria politike po pengon kalimin drejt një industrie me vlerë më të lartë të shtuar. Pesha e industrisë në ekonominë e Bosnjës arriti në 12% në 2022 nga 11% që ishte në vitin 2010.

Me një bazë të fortë në industrinë e drurit dhe metalit, Bosnja po punon për harmonizimin e politikave midis entiteteve. Fokusimi kryesor është modernizimi i fabrikave ekzistuese dhe përmbushja e standardeve të “Carbon Border Adjustment Mechanism” (CBAM) të BE-së, për të ruajtur aksesin në tregun evropian.

Shqipëria, industri me vlerë të ulët

Në Shqipëri industrializimi mbetet i përqendruar në sektorë me intensitet të lartë pune dhe vlerë të ulët teknologjike (si fasoneria/tekstilet dhe këpucët). Megjithatë, ka një rritje në industrinë nxjerrëse dhe energjetike, por raporti thekson nevojën urgjente për diversifikim drejt sektorëve përpunues që kërkojnë më shumë kualifikim. Shqipëria po synon një diversifikim të bazës industriale.

Politika aktuale po zhvendoset nga industria e lehtë(tekstilet dhe këpucët drejt sektorëve me vlerë më të lartë të shtuar si industria automative. Pesha e industrisë në PBB-në e vendit arriti në 7% në vitin 2022 nga 5% që ishte në vitin 2010. Prioritet mbetet integrimi i agropërpunimit me zinxhirët globalë të vlerës dhe nxitja e industrisë “blu” dhe turizmit të qëndrueshëm. Sfidë mbetet rritja e investimeve në kërkim-zhvillim (R&D).

Kosova, lider në Rajon për industrinë agropërpunuese

Raporti i RCC vëren se industria zë 13 për qind të ekonomisë së Kosovës. Mirëpo sektori ka përqendrim të lartë në pak produkte, teksa është lider në Rajon në zhvillimin e industrisë agropërpunuese. Midis ekonomive të Rajonit, Kosova ka industri me efikasitet të lartë të energjisë, ku për çdo toe (ekuivalent ton nafte) energji të përdorur, ato gjenerojnë afërsisht 4,000 dollarë Vlerë të Shtuar në Prodhim (MVA).

Industria e Kosovës ka integrimin më të ulët jashtë Rajonit. Kosova pozicionohet si një ekonomi me rritje dinamike por me një bazë industriale ende të brishtë. Ajo mbetet pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Shqipërisë për sa i përket vëllimit prodhues dhe eksporteve industriale, por tregon potencial të lartë në sektorët e shërbimeve të lidhura me industrinë dhe në adoptimin e politikave të reja rajonale.

Mali i Zi me bazë të ngushtë industriale

Sipas studimit ekonomia e Malit të Zi është e orientuar fort drejt shërbimeve dhe turizmit. Industrializimi ka pësuar rënie pas mbylljes ose tkurrjes së komplekseve të mëdha metalurgjike (si alumini). Raporti e vë në dukje se Mali i Zi ka bazën më të ngushtë industriale.

Mali i Zi po udhëheq me politika që synojnë dekarbonizimin e industrisë. Pas mbylljes ose ristrukturimit të industrive të rënda metalurgjike, fokusi është zhvendosur te specializimi inteligjent (S3 Strategy). Pesha e industrisë në ekonominë e vendit mbeti 4 për qind në vitin 2022 në të njëjtin nivel me 2010. Energjia e rinovueshme dhe inovacioni në shërbime janë pikat ku Podgorica po investon më shumë për të rritur konkurrueshmërinë./ Monitor

Etiketa: ekonomiindustrirajon

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

09:32 : 22/06/2026
AKTUALITET

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026
AKTUALITET

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

08:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

08:15 : 18/06/2026
Para

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş