• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi kërkon Ferit Hoxhën në Kuvend: Të japë llogari për integrimin dhe ofendimin e shqiptarëve

18:22 : 04/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Në  seancën parlamentare të zhvilluar në Kuvend këtë të hënë,  deputeti i PD Belind Këlliçi ngriti shqetësime për procesin e integrimit europian dhe akuzoi ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme për mungesë transparence.

Këlliçi u ndal te raporti i IBAR-it, duke theksuar se ai është një vlerësim i ndërmjetëm që fokusohet në kapitujt themelorë të negociatave me Bashkimin Europian, duke përfshirë funksionimin demokratik të institucioneve, sistemin e drejtësisë, të drejtat themelore, prokurimin publik dhe kriteret ekonomike.

Deputeti bëri të ditur se i ka drejtuar zyrtarisht disa pyetje ministrit të Jashtëm, që lidhen si me këto çështje, ashtu edhe me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas Këlliçit, ministri i Jashtëm kishte ofenduar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi se fillimisht këto mesazhe u mohuan nga ministria si të fabrikuara, por më pas ai publikoi komunikime të tjera që sipas tij vërtetojnë autenticitetin e tyre.

Lexo edhe:

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

“Këtu nuk bëhet fjalë për komunikime private, por për një grup zyrtar ku jepen direktiva për politikën e jashtme”, u shpreh Këlliçi, duke shtuar se ministri duhet të dalë publikisht dhe të sqarojë nëse qëndron pas deklaratave apo të kërkojë ndjesë.

Këlliçi: Të nderuar qytetarë, kjo është një seancë që në fakt i dedikohet zgjedhësve dhe problematikave të qytetarëve dhe dua të flas në këto katër minuta për një problem madhor që e kanë të gjithë qytetarët shqiptarë me bindje apo jo politike që ka të bëjë me procesin e integrimit europian. Dhe me një seancë dëgjimore që është organizuar sot në komisionin e marrëdhënieve me jashtë, ku ministri i jashtëm do duhej të raportonte për raportin e IBAR-it dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Raporti i IBAR-it për të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet ta dinë se është një raport i vlerësimit të kushteve të ndërmjetme i cili fokusohet në grup kapitullin numër një që janë pikat themelore dhe ku aty trajtohen fushat kyçe të qeverisjes demokratike duke përfshirë funksionimin demokratik të institucioneve, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, prokurimin publik dhe kontrollin financiar, statistikat dhe kriteret ekonomike si dhe reformën e administratës publike.

Dhe pikërisht për këto arsye, i jam drejtuar sot zyrtarisht ministrit të jashtëm me disa pyetje që prekin thelbësisht këto çështje, por që prekin gjithashtu dhe një nga kriteret kyçe, raportet e fqinjësisë së mirë dhe raportet që ne kemi me vendet e rajonit. Një javë më parë personalisht kam publikuar disa mesazhe të ministrit të jashtëm në grupin e ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në botë. Ku ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë etiketon bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut si idiotë dhe shprehja tekstualisht është, ‘po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?’. Menjëherë pasi kam bërë publike këto mesazhe ka patur një reagim i Ministrisë së Jashtme që i ka mohuar dhe ka thënë që kanë qenë fabrikime. Jam detyruar të nxjerr komunikimin e grupit të ambasadorëve dhe nuk kam nxjerrë komunikime private, këtu nuk flitet për piknik, as për të lënë ndonjë orar dreke, por është grupi ku jepen direktivat për politikën e jashtme drejtuar të gjithë ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë nëpër botë. Dhe sërish ministri e ka mohuar. J

Jam detyruar të nxjerr më pas edhe momentin kur ministri ka fshirë mesazhin dhe është larguar nga ky grup. Dhe sot pasi ka patur disa herë një kërkesë të përsëritur nga ana jonë për të marrë një përgjigje për këto mesazhe, prapë ministri nuk ka kthyer përgjigje. Ministri duhet të vijë dhe të thotë këtu, ose shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë idiotë dhe ai i qëndron thënies së tij, ose ky mesazh është i fabrikuar nga ana ime dhe unë dal këtu publikisht dhe i kërkoj ndjesë çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë edhe shqiptarëve të Maqedonisë, ose ministri i jashtëm i Republikës sonë duhet të kërkojë ndjesë. Gjithashtu e kam pyetur në raport me testin kritik për rastin Balluku duke qenë se është një pikë që prek drejtpërdrejtë edhe raportin e IBAR-it përsa i përket fushave të prokurimit publik, funksionimit të shtetit ligjor, pavarësisë së gjyqësorit, konkurrencës dhe luftës kundër luftës kundër korrupsionit.

Zero përgjigje, as edhe një koment për testin kritik që u vendos në mes të Tiranës nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister. Asnjë përgjigje dhe edhe për dosjen e AKSHI-t. I kam bërë me dije ministrit, i kam lexuar vendimin numër 289 datë 20 prill 2026 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar dhe e kam pyetur nëse është në konflikt interesi në momentin që raporton para institucioneve europiane për reformën në drejtësi, për institucionet e drejtësisë dhe sërish ka patur vetëm mohim dhe nuk kemi marrë përgjigje. Mendoj se është në nderin e ministrit të jashtëm të bëjë transparencë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për këtë skandal që është i paprecedent në 36 vitet.

Etiketa: Belind KëlliçiFerit Hoxhakuvendps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Dhuna në Zvërnec, Ina Zhupa: Shteti i shërben kriminelëve

19:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Ku është ai, s’po e gjej”/ Braçe kërkon ministrin e Bujqësisë në Kuvend: Të kam çuar një ankesë…

18:44 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pasi shpallën Gërvallën “non grata”/ Rama çon Ferit Hoxhën në Prishtinë: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë!

15:10 : 31/05/2026
Para

"23 viktima për 3 javë nga aksidentet", Eksperti: Alarmante, bilanc lufte

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom