• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

14:55 : 30/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, RAJONI

Nga Andi Bushati

Kryeministri i Kosovës ka përcjellë mesazhe shqetësuese kundër opozitës, ndërsa vendi po përballet me një krizë të re institucionale, këtë herë prej paaftësisë të parlamentit për të zgjedhur presidentin e ri. As partia në pushtet dhe as rivalët e saj nuk lëshuan pe, duke e hedhur barrën e përgjegjësisë tek qytetarët, të cilët do të detyrohen të dalin, për të tretën herë gjatë një viti, në zgjedhje të përgjithshme që nuk prodhojnë zgjidhje.

Por, deri këtu përgjegjësia për fajin mund të jetë e interpretueshme. Nga njëra anë opozita, që e bojkotoi procesin, këmbëngul se e bëri këtë për të respektuar vullnetin e popullit, që i ka dhënë Kurtit votat për të qeverisur, por pa i deleguar mandat për të uzurpuar të gjitha pushtetet. Në tjetërn, Vetëvendosja pretendon se qëllimi i kundërshtarëve të saj është vetëm bllokimi dhe moslejimi përmes mjetesh destruktive i verdiktit që kanë dhënë votuesit vetëm katër muaj më parë.

Megjithëse të dyja këto narativa përmbajnë një pjesë të së vërtetës, po aq sa edhe përpjekje për manipulim, ato qëndrojnë brenda rregullave të lojës politike që zhvillohet në një sistem demokratik. Problemi tek ajo që ndodhi në prag të mesnatës të së martës, më shumë se tek aktet e partisë në pushtet qëndron te deklaratat jashtë binarëve të liderit të saj.

Duke dashur të krijojë avantazh për zgjedhjet e reja që do të mbahen diçka më shumë se pas një muaji, në një tentativë për ta kaluar fajin për krizën tek binomi PDK, LDK, Albin Kurti i vizatoi deputetët e tyre si “qesharakë”, “të gjorë” e “të mjerë”, ndërsa formacionet e tyre  si “të së kaluarës” apo, të “zanatit të vjetër”. E keqja është se ai shkoi përtej duke i kërkuar votuesit kosovar ta zhdukte këtë opozitë duke “prodhuar një te re”. Ai foli për qytetarë të venë para dilemës që ose ta zbojnë këtë opozitë nga kuvendi ose ta duan me zor. Sikur këto të mos mjaftonin ai vazhdoi: “Shpresoj e besoj që votuesit këtë mungesë të tyre, do ta shndërrojnë në një mungesë të përhershme, në mënyrë që ata të mos kenë më nevojë të bojkotojnë, sepse nuk do të munden as të vijnë këtu”, tha ai.

Lexo edhe:

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

Pra, këtu mesazhi është i qartë: kërkohet as më pak as më shumë asgjesimi i opozitës. Dhe ky është një mesazh që nuk do ta artikulonte dot një udhëheqës demokrat i një vendi të lirë.

Në të gjitha teoritë e sistemeve politike dëshira për ta likuiduar kundërshtarin, për ta mposhtur rivalin deri në alienim, të shikuarit e atij jo si një konkurent, por si një armik që i shërben të keqes, gjë për të cilën duhet punuar deri në mosekzistencën e tij, është karakteristikë tipike e liderve autoritarë. Në librin e tyre “Si vdesin Demokracitë”, dy studiuesit amerikanë Steven Levistsky & Daniel Ziblatt flasin për principet e vetëpërmbajtjes dhe tolerancës që kanë të bëjnë me moskapërcimiin e kuftijve të një udhëheqësi që e konsideron veten demokrat. Ata argumentojnë se një lider duhet të jetë tolerant dhe i vetëmërmbajtur duke e frenuar pushtetin e tij edhe për gjëra që atij ia lejon ligji.

Fiks sikur ta kishin shkruar, vite më parë, atë për të cilën foli tani Albin Kurti, në librin e tyre ata thonë: “Mendoni për demokracinë si për një lojë që duam ta luajmë pafundësisht. Për të pasur raunde të saj edhe në të ardhmen, lojtarët duhet të përmbahen nga dëshira për ta shkatërruar skuadrën tjetër deri në atë shkallë, sa ajo të mos ketë mundësi të luajë të nesërmen”.

Si me sjellejen përgjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit, ku nuk përfilli realisht opozitën, duke vënë bast se ajo është aq e dobët sa do të nënshtrohet, e aq me tepër, me thirrjen drejtuar votuesve për ta shfarrosur atë, Albin Kurti ka nxjerrë në pah, në mënyrëm më të dukshme të mundshme, atë anë të personalitetit autoritarist që e kanë pjesa më e madhe e politikanëve të lartë, por që i dallon nga njëri tjetri, të kujdesshmit që dinë ta vetpërmbajnë, nga të dytët që nuk e kontrollojnë dot. Dhe ky është lajmi më i keq, si asaj që po ndodh sot në Kosovë, madje edhe me i rëndë sesa kriza aktuale dhe provokimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Natyrisht, thënë këtë, kjo nuk nënkupton se situata është në një pikë pa kthim, si tek ne në Tiranë, apo pak më larg, në Beograd. Kosova vijon të mbetet demokracia më e përparuar e Ballkanit Perendimor, ku opozita ende e ka fuqinë të shkaktojë kriza, ku mediat janë të pakapura dhe gjithë ditën nxjerin në shesh mëkatet e qeverisë, ku politikat shtetërore nuk kontrollohen nga interesat e një grupi të vogël oligarkësh, e mbi të gjitha ku zgjedhjet janë të lira.

Por, duke qenë se demokracia është një proces i pandërprerë, që kërkon gjatë gjithë kohës antikorpe të fuqishme dhe vigjilenë të vazhdueshme, sjellje si këto të fundit të kryeministrit të Kosovës duhen parë me shqetësim. Ato duhen parë si një këmbanë alarmi për atë që mund të ndodhë më pas. Pikërisht për këtë, në zgjedhjet e radhës edhe ata që mund të kenë ndërmend të votojnë Vetvendosjen, por edhe të tjerët duhet të jenë të kujdeshsëm për të mos iu bindur kushtrimit të Kurtit, që u ka këkruar asgjesimin e plotë të rivalëve. /Lapsi.al

Etiketa: albin kurtikosovepresidentzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
BOTA

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

22:14 : 19/06/2026
RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
RAJONI

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

09:38 : 19/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën

21:15 : 17/06/2026
Para

A do të sjellë BE-ja një taksë të papritur për kompanitë e naftës?

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş