• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi

11:39 : 28/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar këtë të martë, pafajësinë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Në njoftimin e ndarë për mediat, thuhet se Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që e ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar), sot më 28.04.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12/77 akti, datë 24.12.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 48, datë 07.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Sh.S dhe vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 48, datë 07.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në apel mbeten siç janë kryer. U shpall në Tiranë, më datë 28.04.2026”,- thuhet në njoftim.

Ish-gjyqtari Selimi, u gjykua për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, pas dyshimeve të SPAK se kishte disa pasuri të pajustifikuara në burime të ligjshme.

Në tetor të vitit 2022, SPAK dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lexo edhe:

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Sipas SPAK, hetimi nxori të dhëna që tregonin se Selimi kishte pasuri të paluajtshme të pajustifikuara me burime të ligjshme. Për këtë arsye u kërkua dhe u vendos sekuestrimi mbi disa pasuri në zotërim të tij: ½ e një trualli me sipërfaqe 432 m² dhe një objekt 132.25 m², pikë tregtimi karburantesh, me vendndodhje në shëtitoren “Lungomare” në Vlorë; një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër, si dhe një tjetër truall me pikë karburanti në “Rrugën Transballkanike”, po në Vlorë. Ndërkohë që vetë ish-gjyqtari ngriti akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar se kanë zhdukur provat dhe aktet e hetimit.

Gjykimi i çështjes u zhvillua për rreth dy vjet e gjysmë, me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Megjithatë, në përfundim të procesit, në korrik të 2025, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi deklarimin e pafajshëm të Shkëlzen Selimi për fshehje pasurie, me arsyetimin se fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston.

Edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e vlerësoi të padrejtë shkarkimin nga procesi i vettingut të ish-gjyqtarit.

LEXO EDHE:

Strasburgu rrëzon Vetingun/ Shkarkimi i gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi, i parregullt. Duhet të rivlerësohet

Ish-gjyqtari Selimi, akuza të forta ndaj SPAK: Keni zhdukur provat dhe aktet e hetimit

Etiketa: Gjykata e larteShkëlzen Selimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin

09:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Vrau ish-dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin për Mexhit Picarin. Çështja rikthehet në Apel

14:52 : 01/07/2026
AKTUALITET

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026
AKTUALITET

SPAK shtoi akuzat, Balluku kërkon rikthimin në detyrë! Caktohet relatori në Gjykatën e Lartë

09:21 : 10/06/2026
Para

Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, arrestohet 36-vjeçari në Dhërmi

TË GJITHA

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş