• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kambanat bien për veshë që dëgjojnë

17:01 : 26/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Falë kombinimit të aksesit të pakufizuar në rrjet ku dhe budallai i fshatit siç thoshte Umberto Eco mund të japë një mendim si dikur në pijetoren e fshatit por tashmë me një rezonancë shumë më të gjerë se audienca kërkon konsum të vazhdueshëm thagmash por edhe spin-eve që propaganda zyrtare hedh vazhdimisht për konsum për gatishmëri militantësh dhe dekurajim kundërshtarësh, nuk ka se si të ngelemi të sqaruar edhe kur shenjat janë të qarta.

Fjala bie dhe për ta ilustruar empirikisht u bënë zgjedhje në Hungari dhe me vrap pele duke rend nëpër qorrsokak të qëllimtë, spin doctor-at e pushtetit e paraqitën humbjen e Orban-it si një humbje për Berishën dhe PD-në, duke injoruar qartësisht dhe qëllimisht faktet. Qoftë atë që Piter Hungarezi përballë është kryetar i një partie konservatore dhe simotër me PD-në në PPE ndërsa Fidesz i Orban-it nuk është në këtë grup qysh prej 2021-shit. Ose që fushata e suksesshme e Magyar dhe partisë së tij Tisza u fokusua në luftën ndaj korrupsionit i cili qe thelluar nga katër mandatet e Fidesz në pushtet, një paralele e qartë me PS-në në Shqipëri që ka konsumuar po kaq mandate.

Për mos të përmendur lidhjet personale mes Ramës dhe Orban dhe klientelizmin në mes se atë po e quajmë pjesë të konsumit politik. Por më e rënda ishte flirtimi i hapur me Rusinë dhe vokacioni pro-evropian nga ana tjetër e partisë së qendrës së djathtë Tisza që bashkë me agjendën anti-korrupsion dhe synimin për të çmontuar një rrjet patronazhistësh, oligarkësh kleptokratë, si dhe survejimi të kundërshtarëve bashkë me krijimin e një koalicioni fitues, bëri të mundur një rotacion bindshëm të pushtetit.

Shembulli pasues erdhi nga Bullgaria ku një parti e krijuar rishtazi nga ish-presidenti Radev, një centrist, ish-gjeneral i respektuar i forcave ajrore fitoi bindshëm zgjedhjet në një vend që ka zhvilluar plot 8 palë zgjedhje parlamentare në 5 vjet, duke përbërë dhe një rekord të veçantë në këtë drejtim. Pavarësisht akuzave për qëndrime pro-Kremlin ndaj Radev që u përdorën edhe në këtë fushatë dhe ngelen të verifikohen në vijim nëse ka ekzagjerim në këtë drejtim, në fakt fushata u përqëndrua po ashtu te anti-korrupsioni. Bullgarët të lodhur me korrupsionin qeveritar, paqëndrueshmërinë politike, premtimet e pambajtura, votuan tezën qendrore të Radev-it për të përmbysur një “shtet mafioz” dhe dhënë dërrmën oligarkisë me fije të shkurtra me pushtetin në Bullgari.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

A do të marrin përparësi reformat e brendshme për të çmontuar kapjen e shtetit në këtë vend, luftuar korrupsionin dhe rritur standardet ekonomike apo do të veprojë në një gjatësi vale me kryeministrin socialist Fico të Sllovakisë në raport me Brukselin sikundër parashikonte së fundmi Këshilli Evropian për Politikë të Jashtme në një editorial të tijin, kjo ngelet për t’u parë. E rëndësishme është të nënvizohet se bullgarët votuan për t’i dhënë fund ciklit të korrupsionit dhe kleptokracisë dhe jo sic u interpretua rëndom nga megafonët pro-qeveritarë të Tiranës që çdo zhvillim nëpër botë e shohin me syze rozë njëjtë me internacionalen e re socialiste dhe progresiste të Aleks Sorosit që u përurua së fundmi në Spanjë dhe ku nuk kishte si të mungonte dhe kryeministri ynë.

Së fundmi një zhvillim tjetër na vjen po nga Evropa Qëndrore ku koalicioni qeverisës sapo pësoi një çarje tektonike ku partia e tij kryesore, doli nga qeveria pro-evropiane  e drejtuar nga kryeministri Ilie Bolojan. Në fakt këtu situata është më e komplikuar se qeveria e drejtuar nga pro-evropianisti liberal Bolojan dëshiron më tepër disiplinë fiskale dhe të reduktojë deficitin e lartë buxhetor dhe për këtë nevojiten shkurtime të domosdoshme shpenzimesh qeveritare, por social-demokratët që braktisën qeverinë dhe kërkojnë të provokojnë zgjedhje të parakohshme luajnë me kartën e populizimit për të fituar pikë elektorale, duke rrezikuar fondet dhe borxhin prej rreth 27 miliardë eurosh nga Brukseli.

Në fakt Bolojan i cili ka dhe përkrahjen e presidentit centrist Dan është shprehur kundër rikrijimit të një tjetër qeverie të majtë ku katër forca që varionin nga qendra te ekstremet e majta krijuan rreth 10 muaj më parë një qeveri të paqëndrueshme për të ndaluar forcat e djathta të vinin në pushtet me gjithë rritjen e ndjeshme elektorale të këtyre të fundit. Aleanca e Bashkimit Rumun, një koalicion i forcave të qendrës së djathtë dhe atyre konservatore është e avantazhuar ndjeshëm për të fituar zgjedhjet në rast se do të ketë sipas gjasave zgjedhje të parakohshme në vend.

Ndërkohë në rajon, Mali i Zi tashmë më afër integrimit të plotë në Bashkimin Evropian me fillimin e përgatitjes së traktatit për anëtarësim nga vendet anëtare, ndërkohë që Shqipëria ka ngecur prej muajsh në baltën e propagandës që premton margaritarë të rremë. Ndërkohë që e vërteta është që po bëjmë gjashtë muaj ngecur në vendnumëro me një aradhë shtetesh që nuk japin miratimin për shkak të mburojës politike që i bëhet ish-zv/kryeministres dhe drejtueses politike të qarkut Fier në hetim por edhe kurbës së korrupsionit që njeh vetëm rritje.

Sado lobing politik të bëjë kryeministri që ngeli duke fluturuar nga Roma në Madrid nga Budapesti në Athinë, pa plotësuar së pari standardet teknike, së dyti mosbërjen e ligjeve me porosi, së treti implementimin e atij legjislacioni të detyruar nga BE, së katërti mosndërhyrjen në sistemin e drejtësisë dhe së fundmi përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e institucioneve, nuk ka për të pasur rrugëtim të lehtë vetëm për shkaqe gjeopolitike. Kjo është thënë qartë dhe prerë disa herë nga Brukseli apo edhe nga kancelaritë e vendeve anëtare. Bëji detyrat e shtëpisë ose largohu është e vetmja moto që vlen për rastin shqiptar. Kjo është kambana që duhet të dëgjojnë dhe veshët e dyllosur të atyre në krye.

Etiketa: BEEdi Ramaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Punonte si mësues, kush është autori i sulmit ndaj Donald Trump, detajet

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom