• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shtyn projektin 1.4 mld € në Sazan, faturën e pastrimit e paguan shteti

18:09 : 20/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke e argumentuar këtë me vështirësitë teknike, ligjore dhe infrastrukturore që kanë ngadalësuar zbatimin e planit fillestar.

Vendimi i ri i Komitetit të Investimeve Strategjike në fund të vitit 2025 ndryshon disa nga afatet kyçe të përcaktuara një vit më pare në vendimin e vitit 2024 që i jepte statusin e investimit strategjik. Institucionet pranojnë se plani i veprimit nuk u realizua brenda kohës për shkak të kompleksitetit të projektit dhe koordinimit mes institucioneve dhe investitorit amerikan Atlantic Incubation Partners LLC.

Ndryshimet prekin drejtpërdrejt fazën e negocimit dhe përgatitjes së projektit. Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga investitori zgjatet në 90 ditë nga 60 që ishte më parë, ndërsa periudha për negociimin e marrëveshjes rritet në 120 ditë, me mundësi shtyrjeje edhe për 120 ditë të tjera.

Po ashtu, janë rishikuar edhe detyrat për institucionet shtetërore. Ministrisë së Ekonomisë i jepet më shumë kohë për konsolidimin e pronës dhe kalimin e aseteve tek Korporata Shqiptare e Investimeve, ndërsa afatet për përcaktimin e kushteve për zhvillimin e marinës turistike dhe përfshirjen e plazheve në listën zyrtare janë përshtatur gjithashtu.

Një ndryshim i rëndësishëm lidhet me kostot për pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Ndryshe nga vendimi fillestar ku këto kosto parashikohej të mbuloheshin nga investitori, tani barra i kalon Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Dokumenti thekson se është bërë përparim në disa drejtime. Është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes palëve, janë zhvilluar 10 raunde negociatash dhe është siguruar ekspertizë për mbrojtjen e interesave të shtetit. Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar inventarizimin e aseteve dhe ka identifikuar kostot për pastrimin e zonës, ndërsa është kryer edhe regjistrimi i pronave.

Projekti

Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit parashikon një investim rreth 1.4 miliardë euro për ndërtimin e një kompleksi turistik me marina, hotele, rezidenca dhe shërbime të tjera turistike në një sipërfaqe prej rreth 45 hektarësh.

Zhvillimi do të realizohet në ishullin e Sazanit në Vlorë, që aktualisht është nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesërisht zonë e mbrojtur detare dhe natyrore.

Investimi është propozuar nga kompania amerikane Atlantic Incubation Partners LLC dhe po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat shtetërore shqiptare përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Albanian Seaports Development Company. Projekti ka status strategjik. /Monitor

Etiketa: Edi RamaprojektiSazan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
Para

Nefrologia: Ja si të dalloni shenjat e infeksionit urinar nga SST-të

TË GJITHA

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş