• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

09:03 : 20/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Qiradhënia e pronave është një treg në rritje në vendin tonë, teksa shumëkush po nxiton të lëshojë shtëpinë me ditë, apo me afate më të gjata.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të arkëtimet e TAP mbi të ardhurat nga qiratë arritën në 5.8 miliardë lekë në vitin 2025 nga 5.3 miliardë lekë më 2024 me rritje 8.5%.

Paralelisht me vlerën e tatimit të mbledhur, edhe vlera zyrtare e qirave të tatuara ka shënuar të njëjtin trend rritës.

Baza e vlerës mbi të cilën llogaritet ky tatim ishte 38,6 miliardë lekë më 2025, me zgjerim mbi 3 miliardë lekë brenda një viti, në krahasim me vlerën 35.6 miliardë lekë në 2024. Kjo rritje tregon jo vetëm zgjerimin e numrit të kontratave të deklaruara, por edhe një reflektim e rritjes së çmimeve të qirave në tregun vendas dhe rritjes së vlerës së referencave.

Lexo edhe:

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Prej vitesh në dyert e Kadastrës, Fatbardha Çarcani merr më në fund certifikatën e pronës

Tatimi mbi qiranë është një tatim i mbajtur në burim në masën 15%. Procesi ndryshon në varësi të statusit të palëve të përfshira. Në rastin kur individi i jep qira një biznesi, qiramarrësi ka detyrimin ligjor të mbajë 15% të vlerës bruto të qirasë dhe ta derdhë atë në llogarinë e Tatimeve brenda datës 20 të muajit pasardhës.

Ndërsa në rastin kur një individ  i jep me qira një pronë një individi tjetër pronari i pasurisë (qiradhënësi) duhet të deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin prej 15%. Shpesh ky proces lidhet me regjistrimin e kontratës së qirasë në noter dhe më pas pranë zyrave të Kadastrës ose Tatimeve.

Tatimet  aplikojnë çmimet e referencës për metër katror për tatimin mbi qiranë. Duke qenë se çmimet e apartamenteve sidomos në Tiranë dhe bregdet janë rritur ndjeshëm, shumë individë e kanë të pamundur blerjen dhe i drejtohen qirasë, duke rritur kërkesën dhe rrjedhimisht çmimet.

Një pjesë e madhe e stokut të banesave ka kaluar nga qira afatgjatë në qira afatshkurtër për turistët.

Sipas të dhënave të mëparshme nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb dhe Expedia (dhe në disa raste Booking.com) se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%. Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

Sipas të dhënave nga AirDNA dhe Expedia, në vitin 2025, vetëm nga këto apartamente të matura, u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë, sidomos në kryeqytet dhe në zonat bregdetare (përgjithësisht në verë). Kjo ka çuar në shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos në kryeqytet.

Rritja ka qenë aq e fortë sa në dhjetor ndikoi në gati gjysmën e inflacionit (0.96 pikë përqindje nga 2.2% që rezultoi Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin e fundit të vitit). Qiraja më e lirë që mund të gjesh sot në kryeqytet është 250 – 300 euro në zonat periferike, ndërsa afër dhe në qendër, çmimet variojnë nga 500 – 1000 euro në muaj. Për vilat, kostot arrijnë në 300 – 5000 euro në muaj.

Gjithashtu zhvendosja e vazhdueshme e popullsisë drejt Tiranës për punësim dhe edukim mban kërkesën në nivele maksimale, pavarësisht ndërtimeve të reja.

Për buxhetin e shtetit dhe pronarët shtrenjtimi i qirave do të thotë më shumë të ardhura, por për qiramarrësit, te rinjtë dhe familjet e reja kthehet në një kosto të shtuar që shpesh tejkalon rritjen e pagave, duke e bërë qiramarrjen të papërballueshme./ Monitor

Etiketa: qerashtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Prej vitesh në dyert e Kadastrës, Fatbardha Çarcani merr më në fund certifikatën e pronës

22:05 : 27/05/2026
NDRYSHE

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

19:56 : 26/05/2026
AKTUALITET

Kriza e qirave në Shqipëri, BSH: Mungojnë apartamentet afatgjata

20:24 : 24/05/2026
AKTUALITET

S’ia shembi tërmeti, por tritoli i pallatit pranë, 75-vjeçarja në qiell të hapur! Si e mashtroi Rama

22:16 : 11/05/2026
AKTUALITET

“E rregullojmë çeçenin”/ Dha 40 mijë euro për shtëpi, dy vjet nëpër gjyqe

21:35 : 18/03/2026
Para

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari, i sekuestrohet edhe municion luftarak

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom