• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri në fasadën e pallatit, sabotazh dhe agjenturë e huaj!

15:29 : 16/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ndërsa në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë zjarrfikësit me veshje të falura dhe mjete të rrënuara, tentonin të shpëtonin ndonjë copë pallat pa djegur, në Pallatin e Kongreseve mbahej “Samiti IV i Diasporës”, një event gjeopolitik, strategjik, autentik.

Sapo në skenë nisi “Vallja e Labërisë”, u lajmërua se në një market të madh kishte shpërthyer një zjarr i vogël, me “Vullnet apo pa Vullnet”, dëmi po bëhej… Rastësi vallë që zjarri ra atje në pallat kur zemrat e ndezuara të patriotëve më të mëdhenj të vendit, qeveritarë dhe diasporistë patronazhistë, për të mirën e vendit po lotonin me këngë e valle patriotike?

Kryeatdhetari i të gjithë kohërave, (që nga koha kur njeriu i ngjante majmunit dhe tashmë që majmuni i ngjan njeriut), u lajmërua në vesh nga një prej 31 asisteteve të tij: “Ati ynë, më fal që po të shkëpus nga madhështia e këtij aktiviteti. Më lajmëruan se ka rënë një zjarr dhe po digjen disa apartamente”, tha ajo. I shqetësuar, madhështia e tij e kapi situatën: “Po digjen apartamentet brenda, apo fasada”?, pyeti Ai. -“Nuk ma bën goja ta them i Madhi ynë: “Fasada po digjet”, tha e prekur në thellësi të shpirtit asistentja!

Flakë e kuqe andej, e zverdhje tek lideri i madh. “Pa panik, të bëhet gjithçka të shpëtohet fasada, dëmet në fasadë nuk duhen toleruar, çdo dëm tjetër është kolateral”, -ky është urdhri im, -tha lideri i madh, ndërsa shtoi, “tani është pika kulminante e valles, më kapni momentin kur duartrokas dhe shpërndajeni menjëherë në katër rrjetet e mia sociale dhe 40 televizionet tona”, tha kryelideri dhe dha porosinë: “Më mbani në kontakt, lajmëroni Besin, Malin dhe Visën të bëjnë gati kamerat dhe të jenë atje në terren”, tha ai. Ndërsa asistenjta e 29 po largohej, e thirri edhe një herë duke e udhëzuar: “Fasadën kujdes, lajmëroni urgjent edhe Kipen të nisë atë zjarrfikësen me shkallë të gjata që shkojnë deri tek fasada e fundit”, tha prerë i Madhi ynë dhe nisi duatroktitjet me fokusin e kameras tek sytë e thellë me kuptim bote.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Fundi i shfaqjes në Pallatin e Kongreseve korrespondoi fiks me fundin e zjarrit në katër pallate. Fasada kishte rënë, ajo ishte djegur e para më pas ndodhën ca dëme të vogla koletarele si djegie plotësisht të aparmenteve me katandi e orendi, tetë qytetarë të asfiksuar dhe “fiksuar” pas Visës që i priste në spital. Dëmi i madh ishte bërë. Fasada ra!

Mbledhja urgjente nisi menjëherë pasi kryelideri dorëzoi në shenjë mirënjohje pasaportën ish-kryebashkiakut të Neë Yorkut, njeriut të madh i cili ka lënë shenja të pakundërshtueshme vlerash, si personi i parë që merret nën hetim zyrtar për korrupsion në bashkinë kryesore të SHBA-ve.

Dikush tha: “Ta marrin edhe Adamsin në mbledhjen tonë, tani që u bë shqiptar”? “Jo, jo’-, qe përgjigja e prerë e liderit, “do kemi raste të tjera, por sot jo. Le të gëzojë faktin që u bë zyrtarisht shtetas shqiptar”, vendosi kryelideri. “Pas dhjetë minutash mblidhi të gjithë në bodrumin e vilës 31”, i tha kryelideri asistentes të 31-të të tij.

Mbledhja nisi, tashmë ishin të gjithë të informuar. Situata ziente aq shumë sa kokat e shtatë të mëdhenjve nisën të avullonin. Nuk po kuptohej nëse “tymi” dilte prej sikletit të tepelekut. Dikush do e thyente heshtjen. “Çunat patën vullnet që ta shuanin zjarrin në marketin e Rilindur, por për fat të keq nuk ia arritën”, tha me dhimbje dhe Vullnet të madh për të sakrifikuar në të ardhmen një përfaqësues populli, që spo e kuptonte sesi nga gëzimi i madh kur po luhej “Vallja e Labërisë”, të shkonte në këtë hidhërim, po kaq të thellë. Secili prej zyrtarëve të mëdhenj që i rrinin pranë më të madhit dhe kryeliderit shfaqnin një lloj demoralizimi dhe prisnin vetëm fjalët e tij të ëmbla që gjithnjë i japin zgjidhje situatave.

“Fatkeqësisht fasada ra, por Fati i Mirë, ka diçka për të na thënë se kjo punë nuk duhet të kalojë pa dalë në përfundime të sakta. Nuk është rastësi që në kohën kur ne mbanin Samitin e Disporës dhe fasada e arritjeve tona ishtë në kulmin e saj, bie fasada e pallateve. Mos mendoni se agjentuarat e huaja dhe sabotatorët e brendshëm nuk punojnë kundër Shqipërisë dhe kanë jo halë, por shkop çobani në sy arritjet tona?, pyeti e dha përgjigje të pakundërshtueshme lideri i madh.

“Ç’të bëjmë tani që ra fasada”-pyeti me shumë siklet një shoqe e denjë e partisë dhe pushtetit. “Si fillim do të bëjmë një bilanc se sa fasada që mund të marrin zjarr kemi nëpër Tiranë, më pas shohim e bëjmë për zgjidhjen”, u tha kryelideri atyre lidrave që janë nën të.

“Janë shumë pallate me fasada që digjen, por nuk na e bën shpirti t’i ndërrojmë, se ngjajnë bukur”, tha një ekspert i çështjeve të larta gjeostrategjike me ndikim të thellë në sektorin e kudrazbulimit.

“Jo në asnjë mënyrë nuk do ndërrohen”, po kush është ai “Fat Mirë” që ka ndërtuar kaq shumë”, pyeti si me ironi, por edhe me mbështetje të plotë kryelideri që ka humor me kripë himalaje. “Do marrim masa të menjëhershme. E di që nuk është rastësi, puna ime me karrierë të gjatë në fushën e hetimeve të thelluara, që nga koha kur lider ishte “shoku V”, më bën të mendoj se agjentuarat e huaja, të mbështetura nga sabotatorë të brendshëm kanë gisht në qëllimin e tyre për të djegur fasadat”, tha me bindje një Fat-Mirë I pushtetit.

“Të drejtë ke”, pohoi me vendosmëri kryelideri i madh, ndërsa shtoi si fjalë të fundit. “Thuaji Mandit të shkojë ca kohë nga halla, tezja apo taksirat të bëjë një udhëtim nga Dubai, sepse do nisim operacionin bolla e kuqe”. Heshtja ra se cfarë ishte ky operacion, por diçka ua zbuloi, jo plotësisht. “Për të çuroditur armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm do bëjmë sikur do lëshojmë ca urdhër-arreste, përfshi edhe Mandin”, tha kryelideri. Në fund mbledhja e fshehtë në bodrumin 31 doli në përfundmimin se me Vullnet dhe Fat të Mirë, fasadat nuk bien aq lehtë!

Etiketa: armand liloEdi Ramakompleksi arisqeveriaskandallTiranezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherri familjar në Tiranë/ Mbesa kërkon t’i marrë xhaxhait shtëpinë, përmbarimi pjesë e lojës

21:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Braho në USA/ Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom