• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Vëllai i ministrit Ferit Hoxha i përfshirë në aferën e AKSHI-t! Nën hetim për pastrim parash

16:07 : 16/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar se në skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është përfshirë edhe Gëzim Hoxha, vëllai i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Genta Vangjeli deklaroi se kompania First shpk, në pronësi të Gëzim Hoxhës, del në dosjen e AKSHI-t, si pjesë e një rrjeti të dyshuar korrupsioni e pastrimi parash.

Sipas PD, Gëzim Hoxha po hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale dhe se është marrë në pyetje edhe nga SPAK, ku ka pranuar se ka lidhur kontratë sekrete me AKSHI-in dhe me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me një vlerë prej rreth 60 milionë euro.

“G. Hoxha po hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale dhe, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar se ka lidhur kontratë sekrete me AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me vlerë rreth 60 milionë euro, dhe se për këtë ka nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria EA Solution shpk, në pronësi të Ergys Agasit, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest me burg” të paekzekutuar.”, theksoi zëdhënësja e PD-së.

Denoncimi i plotë i PD:

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të AKSHI-t disa javë më parë, KM Edi Rama artikuloi publikisht filozofinë e tij të qeverisjes: heshtje dhe bindje të verbër ndaj pushtetit. Thirrja drejtuar administratës për të “mbajtur gojën e mbyllur” nuk është rastësi, por një deklaratë e hapur kundër transparencës, llogaridhënies dhe shtetit ligjor. Është shpallje publike e një modeli qeverisjeje që kërkon nënshtrim, jo shërbim ndaj qytetarëve.

Jo vetëm AKSHI, por edhe të tjera institucione vijojnë të operojnë në tendera me të njëjtët operatorë, edhe pse SPAK për disa prej tyre ka evidentuar se garojnë fiktivisht, me qëllimin e dyshuar për të krijuar idenë e garës reale, madje duke bashkëkoordinuar me njëri-tjetrin, me qëllimin final që të shpallet fituese oferta e paracaktuar.

Rasti konkret ka të bëjë me First shpk, kompaninë që del në qendër të një rrjeti të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash, në pronësi, të paktën në dokumente, të vëllait të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha.

Dëshmia e vetë Gëzim Hoxhës përpara SPAK konfirmon atë që opozita ka denoncuar prej vitesh: një sistem të kapur të prokurimeve publike.

Hoxha po hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale dhe, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar se ka lidhur kontratë sekrete me AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me vlerë rreth 60 milionë euro, dhe se për këtë ka nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria EA Solution shpk, në pronësi të Ergys Agasit, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest me burg” të paekzekutuar.

Në këtë realitet, motoja e Edi Ramës duket e qartë: hesht dhe shpërblehesh. Ndoshta nuk është rastësi që deponimet e Gëzim Hoxhës mbetën me kaq… Në të njëjtën periudhë, në shenjë mirënjohjeje, vëllai i tij, Ferit Hoxha, gradohet në detyrën e ministrit të jashtëm, ndërsa vetë ai mbetet nën masën e sigurisë së ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Halli është mos nën magjinë e Edi Ramës bien dy prokurorët e çështjes penale apo dhe gjyqtarët…

Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkojnë zbardhjen e plotë dhe të menjëhershme të kësaj çështjeje, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë kompromis. Të premten, në orën 19:00, qytetarët në shesh – për demokracinë, për drejtësinë dhe për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk mund të jetë peng i një regjimi që shpërblen heshtjen dhe ndëshkon të vërtetën.

Etiketa: akshiEdi RamaFerit Hoxhagezim hozhapastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Rama vijon servilosjen, i ulet sërish në gjunjë Melonit

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş