• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagat e shtetit dhe ndërhyrjet e BSH-së, kush e ndezi valën e inflacionit në vend

09:59 : 15/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se problemi i sotëm i Shqipërisë është, jo inflacioni i lartë, por inflacioni i ulët, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pranoi të premten në një konferencë për shtyp atë që qytetarët dhe disa politikanë, përfshirë socialistin Erjon Braçe, e kanë vënë re gjithashtu: çmimet, veçanërisht ato të zarzavateve, kanë qenë ndjeshëm më të larta këtë dimër.

Sipas deklaratës së ministres, “që nga mesi i muajit mars, kemi parë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve”. Pranimi nga qeveria i asaj që ndjehet nga qytetarët bie disi ndesh në fakt me matjet e bëra nga Instituti i Statistikave. Të mërkurën, INSTAT publikoi të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, të cilat sugjerojnë se inflacioni për muajin mars ishte vetëm 2.6%, pra më i ulët se sa objektivi i politikës monetare për inflacion rreth 3%, ndërsa, për grupmallrat më të debatuara, pra frutat dhe zarzavatet, çmimet kanë ndryshuar në mënyrë fare të pandjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i çmimit të grupmallrave “zarzavate, zhardhokë dhe bishtajore” ishte 0.1% në shkurt dhe 0.3% në mars, pra një ndryshim që në rrjedhën normale të jetës nuk do të vërehej nga askush, as nga publiku i gjerë dhe as nga qeveria.

Sipas INSTAT, çmimet e frutave të freskëta apo të thata, jo vetëm që nuk janë rritur, por përkundrazi, kushtojnë më lirë se sa dimrin e kaluar. Çmimi i frutave në mars ra me 0.9% në krahasim me marsin e vitit 2025, sipas INSTAT. Edhe ndryshimet nga muaji në muaj nuk duken shumë dramatike. INSTAT raporton se çmimet e zarzavateve në mars ishin 2.8% më të larta se sa në shkurt, ndërsa ato të frutave 1.3% më të larta.

Lajmi i parë në këtë mes është që dukshëm ka një kontradiktë mes asaj që pranon qeveria se ka ndodhur dhe të dhënave të INSTAT, gjë që sugjeron se ose qeveria e ka gabim konkluzionin që, sipas ministres Ibrahimaj, ka ardhur pas “monitorimit të çmimeve në treg”, ose INSTAT i ka të dhënat e pasakta.

Natyrisht që logjika ta do që në fakt, në këtë rast, qeveria ka të drejtë. Dhe në këtë kontekst, pyetja është se nga se është shkaktuar ky inflacion?

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Dy janë elefantët në dhomë që ka gjasa janë fajtorë: e para, rritja e pagave të shtetit nga qeveria Rama vitin e kaluar, në një masë më të madhe se sa rritja e ekonomisë. Nëse shikoni të dhënat mbi buxhetin e shtetit të publikuara nga Ministria e Financave, do të vëreni se gjatë vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma nominalë u rrit me më pak se 5 për qind. Ndërsa fondi i pagave të sektorit buxhetor u rrit me 14%. Fondi i pagave të sektorit buxhetor qe rritur me 12% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, vit kur rritja ekonomike nominale ishte 6.5%.

Rritja e pagave nuk është gjë e papëlqyeshme, por ajo duhet të mbështetet te rritja ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto është asgjë tjetër veçse shuma totale e prodhimit që puna e të gjithë punëtorëve të një vendi ka realizuar gjatë një viti. Paraja është njësia matëse e kësaj pune. Nëse puna jonë ka shënuar rritje të prodhimit në vlerë nominale me 5%, siç bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Financave, atëherë rritja e pagave nuk mund të jetë 14%. Nëse është, kjo natyrisht që shkakton inflacion. Inflacioni, pavarësisht nëse e mat apo jo INSTAT, paguhet detyrimisht nga të gjithë, përfshirë qytetarët që nuk janë të punësuar në shtet.

Shkaku i dytë i rritjes së çmimeve është padyshim fushata e blerjes së valutës së tepërt nga ana e Bankës së Shqipërisë, blerje që nisi në vitin 2024 dhe që ka tërhequr nga tregu deri tani pothuajse 2 miliardë euro.

Qeveria thotë se këto janë para të pastra, ne të tjerët kemi arsye goxha të shëndosha të besojmë se nuk janë edhe aq të pastra. Por pavarësisht nëse janë të pastra apo të pista, efekti është njësoj. Ky blog i Fondit Monetar Ndërkombëtar shpjegon se çfarë ndodh në një vend që përballet me hyrje valutore të larta. Nëse autoriteti monetar nuk ndërhyn, argumenton autorja e këtij blogu Christine Ebrahimzadeh, atëherë monedha kombëtare forcohet dhe shkakton dizavantazh konkurrues për çdo mall apo shërbim tjetër që vendi prodhon. Nëse autoriteti monetar ndëhyn, duke blerë valutën e tepërt për të mbajtur një kurs këmbimi fiks, ajo që vendit i ndodh quhet “zhvlerësim i brendshëm”.

Ebrahimzadeh shkruan: “Nëse kursi i këmbimit valutor është i fiksuar, konvertimi i valutës së huaj në monedhë vendëse do të rrisë stokun e parasë së vendit dhe presioni nga kërkesa vendëse do të shkaktojë rritje të çmimeve. Kjo do të shkaktojë një mbiçmim të kursit “real” të këmbimit, pra një njësi e monedhës së huaj do të blejë më pak mallra dhe shërbime në ekonominë vendëse nga sa blinte më parë.”

Me pak fjalë, qeveria dhe Banka e Shqipërisë duket se janë shkaktarët e inflacionit të pamatur nga INSTAT, por të pranuar si shqetësim nga qeveria. /BIRN

Etiketa: Banka e ShqiperiseEdi Ramainflacionqeveriarritje cmimesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
Para

EMRAT/ Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 6 kompanive të ndërtimit

TË GJITHA

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş