• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

Pse duhet lexuar një libër i dy teoricienëve të demokracisë në Harvard që tregon shumë për atë qe po ndodh në Shqipëri

12:05 : 12/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin të shtunën loghorenë anti opozitare të Edi Ramës, përpara socialisteve të Lushnjës, ish ministri i tij i jashtëm, Ditmir Bushati, publikoi në YouTube episodin e fundit të podcastit të vet, Public Square, ku po bashkëbisedonte me një prej teoricienëve bashkëkohorë të demokracisë, Daniel Ziblatt.

Në pamje të parë asgjë nuk do të mund ti lidhte bashkë këto dy ngjarje, që gjografikisht i ndan në mes oqeani Atlantik, që praktikisht u flasin audiencave të ndryshme: njëri që u drejtohet militantëve të tij myzeqarë dhe tjetri, profesor në Harvard, që shqetësohet për metodat që përdorin liderët autoritaristë për të vrarë ato sisteme që i kanë sjellë në pushtet përmes votës.

Por, po ti i ndiqje nga ekrani, njëri pas tjetrit, nuk mund të mos vije re një fije të nëndheshme që i bënte bashkë. Edi Rama shfaqej duke i etiketuar kundërshtarët dhe kritikët e vet si qenër që lehin në koridoret e BE kundër qeverisë së tij. Duke e barabitur veten me Shqipërinë ai i etiketonte ata si armiq të saj dhe i paralajmëronte se nuk do të mundnin kurrë ti’a merrnin pushtetin duke sharë në Bruksel dhe duke dhënë intervista në TV e huaja.

Nga ana tjetër në median alternative, profesori dhe autori i librave Ziblatt, skiconte identikitin e një udhëheqësi, që ka potencialin për të qenë varmihës i demokracisë. Sipas tij, përpjekja për të mos legjitimuar opozitarët dhe kritikët, për ti përjetuar ata si armiq, për të përdorur ndaj tyre çdo mjet që bën të pamundur rotacionin e pushtetit janë simptoma të dukshme të kësaj sëmundjeje të rëndë.

Lexo edhe:

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

E këtu lidhja mes dy ngjarjeve fillon e bëhet e prekshme. Por, për cilindo që yshtet nga kureshtja për tu thelluar më shumë, Daniel Ziblatt, së bashku me kolegun e tij, Steven Levitsky ka shkruar para disa vitesh, një libër të mrekullueshëm, të botuar tashmë edhe në shqip nga shtëpia botuese Pema, të titulluar “Si vdesin Demokracitë”.

Aty, në mes të tjerave rrëfehet se diktatorët e rinj, nuk i ngjajnë atyre të shekullit të shkuar, të cilët përdorinin vrasjen apo burgimin për të sunduar. Ata tregojnë se metodat e instalimit në pushtet janë sofistikuar.

Pa përmendur enkas Shqipërinë, në këtë libër të shkruar gjatë presidencës së parë të Trumpit, ata na japin të gjitha levat dhe instrumentat për të kuptuar se ç‘ndodh sot tek ne. Ata marrin shembujt e Fuxhimorit në Peru, të Orbanit në Hungari, të Putinit e Erdoganit e kështu me radhë.

Një nga dukuritë më të prekshme sipas tyre është blerja me para ose joshja me poste e kundërshtarëve politikë, siç ndodhi në Peru, kur duhet të shtyhej përtej afateve të ligjshme kohëzgjatja në pushtet e presidentit. Më pas vjen rekrutimi i mediave të mëdha, shndërrimi i tyre në bori të regjimit përmes dhurimit të aksesit në paranë publike.

Ata të rrallë që nuk e pranojnë këtë rrugë kanë aftin e keq, që Putini i dhuroi Boris Berezovskit apo Erdogani konglomeratit mediatik Dogan Yain, që kishte në kontroll edhe gazetën Hurriyat.

Një hap tjetër është tubimi i oligarkëve rreth vetes duke perdorur, sipas nevojës, herë joshjen dhe herë friksimin. Kështu në vitin 2003 diktatori i Kremlinit urdhëroi burgosjen e Kohdorovskit, padronit të Yukos, pasuria e te cilit shkonte deri në 15 miliardë USD. “Mesazhi për oligarkët e tjerë ishte i qartë: bëni para por qëndroni larg politikës”, shkruajnë autorët.

Ata vizatojnë edhe tipare të tjera të vrasësve të demokracisë, që fillojnë me korruptimin e personazheve VIP të shoubizit apo ndërkombëtarëve, që vazhdojnë me asgjesimin e arbitrave, pra drejtësisë së pavarur duke fshirë me fshesë sistemin e vjetër ekzistues para ardhjes se tyre ne pushtet e duke shkuar edhe me tej me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, duke i qepur ato si kostume me porosi për trupin e autokratit.

Pasi rendisin të gjitha këto fenomene Levitsky dhe Ziblatt arrijnë në konkluzionin: “Duke dobësuar arbitrat, blerë a cfilitur kundërshtarët dhe rishikuar rregullat e lojës udhëheqësit e zgjedhur janë në gjendje të krijojnë përparësi vendimtare dhe të përhershme ndaj rivalëve të tyre.

Por duke qenë se këto masa janë të ngadalshme dhe ruajnë vellon e ligjshmërisë, devijimi drejt autoritarizmit jo gjithmonë shoqërohet me rënien e këmbanave të alarmit. Qytetarët në përgjithësi e kanë të vështirë të kuptojnë se demokracia po çmontohet ndonëse kjo ndodh përpara syve të tyre”( faqe 110 e botimit shqip).

Majfton të lexosh këtë konluzion edhe po su thellove në tërë faqet e “Si vdesin demokracitë” për të kuptuar se sa shterpë është debati i herë pas hershëm që ndizet në këtë provincën tonë.

Mjafton ti drejtosh te këta autorë ata që vijojnë të mbrojnnë tezën se ne jetojmë ne demokraci, pasi këtu Edi Ramën ka të drejtë ta shajë çdo kush, se këtu nuk ka diktator që burgos rivalët, se këtu pushteti katërmandatësh zgjat vetëm si pasojë e opoziatëve të pa aftë e të korruptuar.

Në fakt, fabula është krejt e ndryshme: në Shqipëri ne vijojmë të ruajmë vetëm për fasadë kufomën e demokracisë, ndërkohë që janë çjetëzuar të gjitha organet vitale të saj. Pikërisht një nga simptomat e pamë edhe sot në mbledhjen e asamblesë në Lushnje me trajtimin e opozitarëve që qen që lehin për të nxirë Shqipërinë. Po të dëgjosh intervistën e Daniel Ziblatt në Public Square, ky është një ndërmjet shumë tipareve të një autokrati./Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

22:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026
AKTUALITET

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026
AKTUALITET

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026
Para

Sarandë/ 53-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

22:06 : 26/06/2026

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

22:02 : 26/06/2026

Eurodeputetja Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

21:48 : 26/06/2026

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026

“Nuk hapim dot dritaret nga era dhe mizat”, familja denoncon kopenë e deleve pranë shtëpisë, bashkia: Nuk krijon erëra

21:34 : 26/06/2026

Qëlloi me armë drejt biznesit, zbardhet ngjarja në Kamëz

21:28 : 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

21:19 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet