• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Statistikat e SPAK-ut nuk pasqyrojnë realitetin”, Hoxha: Korrupsioni real fshihet te projektet e mëdha

22:15 : 09/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si paraqitet lufta kundër korrupsionit në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ai deklaroi se statistikat e SPAK po përdoren për të krijuar një perceptim të rremë të suksesit.

Sipas Hoxhës, fokusimi te hetimet ndaj kryetarëve të bashkive të vogla nuk pasqyron realitetin e korrupsionit në vend. Ai argumentoi se dëmi më i madh lidhet me projektet e mëdha publike, duke përmendur investime infrastrukturore si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Llogara, të cilat sipas tij kanë krijuar kosto të larta për shtetin.

Gazetari theksoi se korrupsioni në nivele të mëdha është më i rrezikshëm për ekonominë, pasi lidhet me fonde të konsiderueshme publike dhe projekte strategjike. Ai shtoi se, ndonëse raportohet për rritje të hetimeve, kjo nuk po përkthehet në ulje të fenomenit.

Hoxha ngriti gjithashtu shqetësime për sektorë të tjerë publikë, duke përmendur shëndetësinë dhe mungesën e kapaciteteve në spitale, si dhe projekte ndërtimi që sipas tij nuk adresojnë nevojat reale të qytetarëve.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Në analizën e tij, ai argumentoi se niveli i korrupsionit mbetet i lartë dhe, pavarësisht veprimeve të institucioneve të drejtësisë, perceptimi publik është se fenomeni vijon të jetë i përhapur. Hoxha u shpreh se situata aktuale ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e politikave kundër korrupsionit dhe ndikimin e tyre real në jetën e qytetarëve.

‘Kjo përralla që këtu po luftohet korrupsioni duke shitur statistikat e SPAK-ut. Dhe thua, janë 40 kryetarë bashkie që janë hetuar për korrupsion. Fillojmë. Kryetari i Bashkisë Bajram Curri, ku ngulet gozhda te harta e Shqipërisë? Më imagjino sa e ka fondin ai, çfarë korrupsioni mund të bëjë, kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, kryetari i Bashkisë Bulqizë.

Dhe vijmë te batuta e fundit që e përdori Çimi. Te pjesa e teleskopit dhe e vrimës. Në qoftë se vrima e Shukriut u krijua, ajo nuk vlen asnjë lek më, maksimumi dëmtonte Shukriun. Nuk na bënte asnjë dëm ne.

Po vrima e tunelit që çon për Sarandë dhe vrima e tunelit që s’mbaron kurrë për Rrugën e Arbërit dhe vrima e Llogarasë, a kupton sa, ato janë vrima që i janë hapur Shqipërisë. Ja kanë hapur Shqipërisë.

Ky njeriu tjetër që është në krye, nuk ja fusin dot si Shukriu se ky s’ka mbajtur brekë ndonjë vakt, ky do mbajë brekë sot. S’ia ke dot te brekët se s’ka fare ai. Ne po themi te dëmi që i është shkaktuar vendit.

Dhe kur del ai, dhe kur del sot ai dhe thotë, ne kemi nivelin më të lartë të luftës kundër korrupsionit, kur ata që kanë bërë korrupsion para, duke xhepista, xhepista para. Nivele të tilla të korrupsionit, që ty nuk të ekziston objekti fare dhe ti vazhdon paguan para. Ti ke dy ‘Tigra’ atje, që kanë bllokuar bregdetin e Vlorës atje dhe ti i paguan çdo ditë 91.000 euro atyre. Pa u ndezur fare.

Pra, këtë nivel korrupsioni është kaq i frikshëm sa ajo që tha Entoni, ata të marrin lekë dhe kur kalon te rruga, ata të marrin lekë në qoftë se ty të shkon mendja. Kur të shkon mendja ty se të ke për të zgjidhur një hall, gjëja e parë mendon, a i kam unë kaq lekë?

Kur kryeministri shkoi në fillim të muajit janar tek spitali Onkologjik, që është spitali që ka numrin më të lartë për shkak të sëmundjes, të vdekshmërisë nga shkaku i këtij vendi, që i ka ikur brezi i ri dhe shiko çfarë i ndodh. Dhe shkon atje, te ky spitali janë vetëm 19 shtretër dhe njerëzit e bëjnë kimion në këmbë dhe ai thotë do hapim 1400 poste parkimi dhe ndërton një hotel mu në mes të spitalit.

Tani ku të vesh më? Çfarë korrupsioni lufton ti? Sa më shumë SPAK-u çon ndonjë kryetar bashkie në gjykatë, aq më shumë rritet niveli i korrupsionit. Dhe unë po të them sot, gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun, nuk i gënjen dot më me 2000 euro, 5000 euro. Sot ata i kanë shifrat maksimum. Kjo lufta, që ne luftojmë korrupsionin, korrupsioni na rritet.

Kjo nuk ka sens dhe nuk ka logjikë. Dhe ky është problemi i madh që kemi ne sot. Dhe me gjithë këtë korrupsion të madh, po ti s’ke shans me i fituar zgjedhjet se ai i ka fituar pa filluar fushata. Se ai të ka blerë, nga A-ja te Zh-ja e ke marrë fund. Ti s’ke më zgjedhje. Ai ka blerë çdo gjë. Rekruton, korrupton, po të blejnë dhe diasporën’, tha ndër të tjera Hoxha.

Etiketa: artan hoxhahetimekorrupsionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë

21:42 : 13/07/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

20:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
Para

Çfarë e frenon integrimin në BE? Lubonja zbulon bisedën me ambasadorin gjerman për çështjen “Balluku”

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş